Kur një artist ndërron jetë e përcjellin atë me duartrokitje, nderojnë artin, me të cilin ka jetuar, të cilin e ka dashuruar. Koncerti për Vasill Parmakov organizohet vetëm disa javë pasi shteti ynë humbi një nga muzikantët e tij më të talentuar të muzikës xhaz. Ngjarja do të zhvillohet më 14 qershor në një nga klubet e natës të Sofjes. Kolegët dhe miqtë e pianistit të madh do të interpretojnë pjesët e tij më të njohura. Stojan Jankullov – Stunxhi (perkusione), Veselin Veselinov – Eko (kontrabas), Ivan Leçev (kitarë), Vlladimir Kërparov (saksofon) do të kujtojnë vitet më të mira të “Zonës C” – formacionit, të të cilit Vasill Parmakovi ishte bashkëthemelues. Detyrën jo të lehtë për ta zëvendësuar atë në piano e ka ndërmarrë Vasill Spasovi. Do të dëgjojmë akoma një artist bullgar me të njëjtin emër – Vasko Krëpkata (këngëtar dhe kitarist të muzikës blus dhe rok), kështu edhe pianistët e xhazit Antoni Donçev dhe Zhivko Petrov, basistët Dimitër Shanov dhe Dimitër Karamfillov, trumbetarët Venci Bllagoev dhe Rosen Zahariev – Roko, bateristët Hristo Jocov dhe Dimitër Semov, këngëtarja e xhazit Marina Gospodinova, aktorët nga “Engjëjt e Kasielit” – Icko Finci dhe Dobrin Dosev (i cili krijoi një mono spektakël mbi tekstet e Parmakovit).
“Dhe më në fund kjo që është e rëndësishme është muzika e tij, e cila tani na bashkon” – mendojnë kolegët e Vasill Parmakovit. Saksofonisti Vlladimir Kërparov, një nga muzikantët e “Zonës C”, i cili tashmë shumë vjet me sukses prezantohet në tërë Evropën, tha: “Për mua kjo bandë nuk është vetëm një kult. Gjithmonë e kam thënë këtë– për mua ajo është arsimi më i mirë. Isha 18-vjeçar kur fillova të interpretoja me “Zonën C”. A mund të përfytyroni çfarë ishte për mua mundësia që të interpretoja me muzikantë si Parmakov, Stunxhi, Ivan Leçev. Gjithmonë me një kënaqësi të madhe kam dhënë koncerte me ta. Pas vdekjes së Vasillit u shkruan dhe u thanë shumë gjëra, mirëpo unë preferoj të jem optimist. Sepse e kemi muzikën e tij. Përgjegjësia jonë tani është e stërmadhe, sepse duhet ta ruajmë atë dhe të vazhdojnë të krijojmë të frymëzuar nga ajo.”
Vlladimir Kërparov na shpjegoi gjithashtu se në interpretimin e dy prej pjesëve do të përfshihet i biri i Vasill Parmakovit.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Kënga më e re e Mihaella Fileva – “Loti i fundit” shoqërohet me një video të realizuar nga vetë këngëtarja. Viti 2025 është një vit i fillimit të ri për të, pasi ajo merr drejtimin e një artisti të vetë-prodhuar me një shpërndarës të ri dhe një kanal..
Në fund të vitit 2024, dy muaj pas “Këngë për të”, Papi Hans prezantoi projektin e tij të radhës, të ngarkuar me shumë emocione – “Parkingu”. Kënga tashmë është ndër hitet e preferuara të fansave të tij nga albumi i ri i artistit “Ngjyrat e..
Këngët e grupit “Tangra” na emocionojnë prej gati gjysmë shekulli. "Tangra" jeton një jetë shumë aktive muzikore dhe krijuese me anëtarët e rinj të grupit. Tashmë rreth shtatë vjet frontmani dhe vokalisti i grupit është Borisllav Mudollov, i njohur..