Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jetë e re për fshatrat bullgare që po zhduken

БНР Новини

Çdo vit në hartën e vendit fshihet të paktën një fshat. Vetëm për vitin e kaluar, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar Statistikor, nga harta u zhdukën 164 vendbanime të vogla. Migracioni drejt qyteteve të mëdha ose përtej kufirit, i dedikon mijëra vende të populluara në shkretim. Tringëllima e gëzueshme e kambanës për festat që prej kohe është në të kaluarën. Dhe në se sot dëgjohet tingëllimi i saj kjo vjen të tregojë, se banorët mbetën me një më pak. Dhe sikur të ndryshojnë këtë statistikë të zymtë gjithnjë e më shumë njerëz të lodhur nga jeta në qytet kërkojnë kënde të harruara, ku koha sikur ka ndaluar.

СнимкаNdër njerëzit që dëshirojnë të gjejnë qetësi dhe prehje dhe të harrojnë zhurmën e qytetit të madh është edhe artistja e kukullave Irena Nençeva. Nisma e saj “Pronë me qira, pa qira” provokoi interesin e familjeve të tëra ndaj fshatrave bullgare. Kështu ata njerëz kthehen te rrënjët e tyre. Çfarë e motivon artisten që të bëjë këtë?

“Para nja një viti, një viti e gjysmë vet unë kërkova shtëpi. Atëherë pash shumë shtëpi të pabanuara në fshatin, të cilin e pëlqeva. Pikërisht atje më erdhi ideja, që t’i pyes ndonjëri prej pronarëve, i cili nuk jeton në shtëpi, a do të ishte dakord që të më lejojë të jetoj në shtëpi pa qira kundrejt kujdeseve të mia për shtëpinë dhe për oborrin. Kështu zbulova sa shtëpi të shkreta ka në Bullgari se ata mund të strehojnë njerëzit nga qyteti, të cilët kanë dëshirë të jetojnë në fshat. Në këtë mënyrë ata do të ishin në dobi të njeri tjetrit.

Marrëdhëniet midis pronarit dhe qiramarrësit janë të rregulluara me kontratë në të cilën janë të regjistruara të gjitha kushtet për shfrytëzimin e pronës. Qiraja në shumicën e rasteve është simbolike. Në përgjithësi, qiramarrësi duhet të kujdeset për shtëpinë. Çfarë do të thotë kjo cakton vet pronari në kontratë.”

Fillimisht ideja e Irena Nençevës të lidhë pronarët e shtëpive të braktisura me ata që dëshirojnë të vendosen në to, u prit me mosbesim dhe ngandonjëherë edhe me tallje. Mirëpo, shumë shpejtë ideja e saj dha rezultatet e para. Sot, në sajë të grupit formuar në Facebook dhe të sajtit të porsakrijuar, më se 30 shtëpi të braktisura në mbarë vendin gjetën qiramarrësit e tyre të rinj, të cilët jo vetëm që i mirëmbajnë por kjo u sjell atyre lumturi dhe gëzim. Sipas Irena Nençevës kur kërkesat dhe ofertat përputhen atëherë nuk duhet të flitet për kontratë por për përputhje të interesave. Njeri pronëson diçka për të cilën nuk mund të kujdeset. Tjetri kërkon pikërisht ndonjë gjë të ngjashme. Ndaj njerëzve të cilët nuk i besojnë kësaj nisme apeli është që të mos pengojnë me qëndrimin e tyre negativ.

СнимкаShumë prej të rinjve e pranojnë jetën në fshatë si monotone. Artistja mendon se kjo është ashtu sepse prindërit e tyre kanë formuar te ta një qëndrim të tillë. Ata e humbën shqisat të zbulojnë ritmin e vërtetë të jetës aty. Dhe problemi i njerëzve të tillë është se ata interesohen më tepër “a ka lidhje të mirë internet”, se sa “si të kaloj disa orë jashtë realitetit virtual”. Dhe në se ata vendosin të lënë telefonin ose kompjuterin anës, atëherë mund të kujtojnë fëmijërinë. Mund të rikthehen kujtimet e tyre për pushimet gjatë verës te gjyshi dhe gjyshja, për lojërat me fëmijët e tjerë që nga mëngjesi deri te mbrëmja.

Megjithë edhe pak e çuditshme, iniciativa “Pronë me qira, pa qira” është e dobishme dhe e rëndësishme. Nëpërmjet saj ka mundësi që në shumë fshatra të shkreta të rikthehet jeta. Janë të domosdoshme vetëm më shumë besim, dëshirë dhe moral.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: “Pronë me qira, pa qira”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/ Universiteti i Ruses

Universiteti i Ruses mirëpret studentët e huaj me një program të pasur kulturor

Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..

botuar më 24-12-13 6.15.PD

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD