Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Bojaxhievi në “Të bardhë”

Foto: BGNES

Rumen Bojaxhievi është kompozitor dhe bashkëthemelues i grupit të rokut progresiv “Studio Ballkanton” (FSB), krijuar në vitin 1975. Është autor i më shumë se 350 këngëve dhe ka aranzhuar mbi 600 këngë, të cilat janë në repertorin e grupit FSB dhe të këngëtarëve të tjerë bullgarë. Ka krijuar muzikë për filma dokumentarë dhe artistikë, për shfaqje teatrale dhe këngë për fëmijë. Atij i përkasin sinjalet zyrtare të programit “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare dhe të buletinit qendror informativ “Në botë dhe tek ne” të Televizionit Kombëtar Bullgar. Është themelues i shtëpisë muzikore producentë “Kontrapunkte”. Është mbajtës i shumë çmimeve, pjesë prej të cilave janë: Mjeshtër botëror i muzikës – në World Masters Committee, “Lira e kristaltë” në kategorinë “Muzikë pop dhe rok”, “Shekulli i artë” për merita të jashtëzakonshme në zhvillimin dhe popullarizimin e kulturës dhe artit bullgar të Ministrisë së Kulturës, “Grammy” (bashkë me Hose Felesiano dhe FSB) etj.

Albumi i parë me vete solo i Ruzmen Bojaxhievit “E bardhë” është një projekt që përfshin 14 këngë. Ja se çfarë tregoi autori për mesazhin, frymëzimin edhe poezinë e Daniella Kuzmanovës:

“Pas kaq shumë viteve të punës në sferën e muzikës ky është albumi im i parë me vete. Deri tani në vend të parë ishte projekti FSB. Pas heshtjes sonë 20 vjeçare, prita që të realizojmë disa projekte që grupi të mund të zërë përsëri vendin që kishte dhe që ne dëshirojmë të ketë. Realizuam koncerte të mëdha, incizuam DVD, programin “FSB Simfoni”. Dhe pas kësaj vendosa se ka ardhur koha të bëjë albumin tim me muzikë, sipas dëshirës sime, me mesazhe të mia ndaj njerëzve. Titulli i albumi “E bardhë” mban energjinë kryesore të të gjitha këngëve të përfshira në të. Përveç temës për mbijetesën, ka dhe tema të tjera – si drita, dashuria dhe çastet e lumtura midis njerëzve. Daniella Kuzmanova posedon talentin e rrallë të gjejë fjalët më të përshtatshme të një mesazhi, të cilin unë pas kësaj ta vesh me muzikë. Ky është albumi im i parë me vete dhe unë dua shumë qe ai të jetë si një moto për gjithçka që kam bërë unë si muzikant.”

Se si Rumen Bojaxhievi e përkufizon stilin e vet?

“Nuk kam menduar për stilin tim, por mund të them, se nuk është rok progresiv. Nuk mendoj, se koha e tanishme është për muzike të tillë. Stili im u nënshtrohet ndjenjave të mia, ai quhet “Rumen Bojaxhiev”. Ideja fillestare, ndjesia se çfarë mund të ndash si energji – ky është talenti të cilin të gjithë e kemi dhe i cili duhet të përdoret në drejtimin e drejtë. Unë thjesht i nxjerr në pah ndjenjat e mia, i vesh me fjalë dhe i incizoi si temë muzikore. Nuk trembem nga adrenalina, as nga fakti se muzika mund të më detyrojë të qaj.”

Për hapat e fundit, për premierën e albumit “E bardhë” dhe për këngën e parë në të na tregon krijuesi:

“Projekt nuk është komercial. Albumi përfshin qëndrimin tim ndaj botës, ndaj tingullit, instrumenteve, interpretimit, teksteve dhe idesë sime si ai të arrijë në mënyrën më të bukur tek njerëzit, të cilët të kuptojnë mesazhet që përmbahen në të. Jam angazhuar me një producent amerikan dhe do të promovojmë diskun, kudo ku ka aktivitete ndërkombëtare të muzikës. Kënga e parë quhet “Nuk mund të besoj” dhe rrëfen për një dashuri e cila ka përfunduar pa tragjedi. Kënga është për ata që kanë vendosur të vazhdojnë. Premiera e albumit me siguri do të jetë në fund të tetorit.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Kohë për dashuri” - koncerte të këngëtares Toni Dimitrova

Toni Dimitrova – këngëtarja me zë karakteristik, e cila është kthyer në një nga simbolet artistike të qytetit bregdetar Burgas – prezanton koncertin e saj solo “Kohë për dashuri” nën qiellin e hapur. Ai është pjesë e turneut të saj kombëtar, duke..

botuar më 24-08-16 7.05.PD

"Nëse nuk ka dashuri"

“Horizont” është një grup me një histori 40-vjeçare. I formuar në vitin 1984 nga shokët e klasës dhe miqtë, grupi i ka mbetur besnik rock-ut melodik për katër dekada. Në vitin 1994 nisi zyrtarisht performanca e tij e parë profesionale në skenën e..

botuar më 24-08-14 1.20.MD

Festivali muzikor Breeze by Exit do të ngrejë humorin në Varna

Festivali muzikor Breeze by Exit do të mbahet në qytetin tonë të Detit të Zi, Varna nga 15 deri më 18 gusht. Forumi muzikor është bashkim i dy festivaleve - EXIT (Serbi) dhe Breeze (Bullgari), dhe edicioni pilot do të quhet "Varna Breeze by Exit"...

botuar më 24-08-14 6.15.PD