Para 50 vitesh, më 26 qershor, në qytetin Ruse u hap Muzeu Kombëtar i Transportit dhe Komunikacioneve. Ai ndodhet në godinën e stacionit të parë hekurudhor te ne. Me rastin e përvjetorit të 50-të intervistuam Zllatina Stefanovën – eksperte në fushën e “Traditave dhe turizmit” në Hekurudhat Shtetërore Bullgare.
Cila është vija e parë hekurudhore në trojet bullgare?
“Më ndërtimin e vijës së parë në trojet e sotme bullgare ishin ngarkuar vëllezërit Barkley. Kjo ishte vija hekurudhore Ruse-Varna. Marrëveshja u nënshkrua në tetor të vitit 1863. Fillimi i ndërtimit hekurudhor në territorin e Bullgarisë u vu më 21 maj të vitit 1864, kurse dy vjet më vonë, më 7 nëntor 1866 u nis treni i parë në vijën e parë hekurudhore në trojet bullgare – Ruse-Varna. Ndërtimi filloi njëkohësisht nga dy qytetet dhe ndikoi pozitivisht mbi zhvillimin e vendbanimeve, afër të cilave kalonte vija dhe sidomos të stacioneve Ruse dhe Varna nëpërmjet zgjerimit të porteve të tyre.”
A dihet se revolucionarët Todor Kableshkov, Zaharij Stojanov, Illarion Dragostinov dhe Georgi Ikonomov kanë punuar në hekurudhat bullgare?
“Ndërtimi i filluar i hekurudhave në Turqi koincidoi me luftën e popullit bullgar për çlirimin nga zgjedha turke. Vasill Levski (ideolog dhe organizator i revolucionit tonë kombëtar) i inkurajonte anëtarët e komiteteve revolucionare për të marrë pjesë në ndërtim, kurse më vonë – edhe në administrimin e vijave hekurudhore, që të mund të përdoren hekurudhat për revolucionin e ardhshëm. Kjo e shpjegon historikisht faktin se shumë prej udhëheqësve të Kryengritjes së Prillit nga viti 1876 ishin punonjës në hekurudha. Todor Kableshkov ishte shef i stacionit Bellovo, Zaharij Stojanov punonte në stacionin Simeonovgrad, atëherë vendbanimi e kishte emrin Tërnovo Sejmen. Illarion Dragostinov ishte telegrafist në stacionin Ruse, Georgi Ikonomov gjithashtu punonte në stacionet Ruse, Tërnovo Sejmen dhe Edrene.”
Çfarë është roli i transportit hekurudhor pas Çlirimit (më 1878), çfarë kanë qenë planet e autoriteteve bullgare për arteret e reja hekurudhore?
“Veprimtarët pas Çlirimit, duke kuptuar përgjegjësinë e tyre historike, i vunë themelet kryesore të politikës hekurudhore të Bullgarisë – rrjeti të përfshijë të gjitha pikat e vendit, kurse hekurudhat të jenë shtetërore. Ne periudhën kur Kryeministër i vendit ishte Petko Karavellov punohej shumë për këtë. Pikërisht ai parashtroi Ligjin për rrugët hekurudhore, i cili u miratua më 18 shkurt 1885. Në përputhje me këtë ligj ato u bënë pronë e shtetit, u ndërtuan me lejen e Kuvendit Popullor dhe përdoreshin nga shteti. U krijuan hekurudha shtetërore bullgare. Filloi ndërtimi i vijës Caribrod – Sofja – Vakareli nga një shoqëri ndërtimore bullgare me në krye inxhinierin Ivan Grozdev. Kjo ishte vija e parë e ndërtuar dhe e eksploatuar nga bullgarët. Më 23 qershor 1888 ajo u mbarua. Gjatësia e saj ishte 106 km. Në të njëjtin vit Stefan Stambollov bëri hapa të pasuksesshëm për të lidhur marrëveshje për eksploatimin shtetëror të vijës funksionuese Vakarel – Bellovo. Ky segment u ndërtua nga sipërmarrësi Vitalis. Stambollov e pushtoi segmentin, dëboi me forcë nëpunësit e tij dhe që të njëjtën ditë organizoi lëvizjen e trenave me personel bullgar. Më 1 gusht 1888 filloi eksploatimi i kësaj vije. U hap edhe tërë vija Caribrod – Sofja – Bellovo për transport ndërkombëtar.”
Sot e kaluara e hekurudhave në trojet tona është paraqitur në tri ekspozita muzeore në qytetin Ruse. “Stacioni i vjetër” paraqet momente të rëndësishme të zhvillimit të transportit hekurudhor te ne dhe të lidhjes së tij me lundrimin në Danub. “Park-muzeu” paraqet trena nga mesi i shekullit të XIX dhe nga dekadat e para të shekullit të XX-të. Shumë i bukur është koleksioni “Vagon-sallonet” unikate. Atje kanë udhëtuar persona të klasës më të lartë – sulltani Abdul Azis, monarkët bullgarë Aleksandër Batenberg, Ferdinandi, Borisi i III etj.
Tani ka katër lokomotiva të rimëkëmbura me avull. Ka akoma një për linjat me trase të ngushtë në vijën Septemvri – Dobrinishte. Sofja gjithashtu disponon një lokomotivë me avull, të prodhuar gjatë vitit 1941 në Gjermani. Ai ka zhvilluar shpejtësi 120 km në orë dhe është një prej lokomotivave më të shpejta me avull në historinë e hekurudhave tona. Një tren tjetër i tillë u krijua në vitin 1942, gjithashtu në Gjermani. E quajnë Gjysha Arusha, sepse ka qenë një prej lokomotivave më të fuqishme në atë kohë. U rimëkëmb vitin e kaluar.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë ofruar nga Muzeu Kombëtar i Transporti dhe Komunikacioneve
Kanë kaluar 147 vjet nga betejat për mbrojtjen e qytetit Stara Zagorës në vitin 1877. Në shenjë respekti dhe nderimi për heroizmin e të rënëve për liri, më 31 korrik në Kompleksin Përkujtimor "Mbrojtësit e Stara Zagorës" do të kryhet një ritual..
Gjatë gërmimeve të shpëtimit, nga nekropoli i kolonisë romake Ulpia Raciaria (në afërsi të fshatit Arçar, komuna Dimovo, rajoni i qytetit Vidin) u zbuluan 17 varre, nga të cilat pesë varre dhe 12 varre në gropa. Këtë e njoftoi Zdravko Dimitrov nga..
Në vitin 2009, bashkatdhetari ynë Anton Orush solli koleksionin e tij kushtuar teknologjisë bullgare. Ndër eksponatet në të ka televizorë, radio, pajisje kuzhine, kompjutera, telefona, pajisje për lëshim faturash etj. Gradualisht, ky pasion i tij e shtyu..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore...