Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Revolucionarët bullgarë, që kanë punuar në hekurudha

БНР Новини

Para 50 vitesh, më 26 qershor, në qytetin Ruse u hap Muzeu Kombëtar i Transportit dhe Komunikacioneve. Ai ndodhet në godinën e stacionit të parë hekurudhor te ne. Me rastin e përvjetorit të 50-të intervistuam Zllatina Stefanovën – eksperte në fushën e “Traditave dhe turizmit” në Hekurudhat Shtetërore Bullgare.

СнимкаCila është vija e parë hekurudhore në trojet bullgare?

“Më ndërtimin e vijës së parë në trojet e sotme bullgare ishin ngarkuar vëllezërit Barkley. Kjo ishte vija hekurudhore Ruse-Varna. Marrëveshja u nënshkrua në tetor të vitit 1863. Fillimi i ndërtimit hekurudhor në territorin e Bullgarisë u vu më 21 maj të vitit 1864, kurse dy vjet më vonë, më 7 nëntor 1866 u nis treni i parë në vijën e parë hekurudhore në trojet bullgare – Ruse-Varna. Ndërtimi filloi njëkohësisht nga dy qytetet dhe ndikoi pozitivisht mbi zhvillimin e vendbanimeve, afër të cilave kalonte vija dhe sidomos të stacioneve Ruse dhe Varna nëpërmjet zgjerimit të porteve të tyre.”

A dihet se revolucionarët Todor Kableshkov, Zaharij Stojanov, Illarion Dragostinov dhe Georgi Ikonomov kanë punuar në hekurudhat bullgare?

Снимка“Ndërtimi i filluar i hekurudhave në Turqi koincidoi me luftën e popullit bullgar për çlirimin nga zgjedha turke. Vasill Levski (ideolog dhe organizator i revolucionit tonë kombëtar) i inkurajonte anëtarët e komiteteve revolucionare për të marrë pjesë në ndërtim, kurse më vonë – edhe në administrimin e vijave hekurudhore, që të mund të përdoren hekurudhat për revolucionin e ardhshëm. Kjo e shpjegon historikisht faktin se shumë prej udhëheqësve të Kryengritjes së Prillit nga viti 1876 ishin punonjës në hekurudha. Todor Kableshkov ishte shef i stacionit Bellovo, Zaharij Stojanov punonte në stacionin Simeonovgrad, atëherë vendbanimi e kishte emrin Tërnovo Sejmen. Illarion Dragostinov ishte telegrafist në stacionin Ruse, Georgi Ikonomov gjithashtu punonte në stacionet Ruse, Tërnovo Sejmen dhe Edrene.”

Çfarë është roli i transportit hekurudhor pas Çlirimit (më 1878), çfarë kanë qenë planet e autoriteteve bullgare për arteret e reja hekurudhore?

Снимка“Veprimtarët pas Çlirimit, duke kuptuar përgjegjësinë e tyre historike, i vunë themelet kryesore të politikës hekurudhore të Bullgarisë – rrjeti të përfshijë të gjitha pikat e vendit, kurse hekurudhat të jenë shtetërore. Ne periudhën kur Kryeministër i vendit ishte Petko Karavellov punohej shumë për këtë. Pikërisht ai parashtroi Ligjin për rrugët hekurudhore, i cili u miratua më 18 shkurt 1885. Në përputhje me këtë ligj ato u bënë pronë e shtetit, u ndërtuan me lejen e Kuvendit Popullor dhe përdoreshin nga shteti. U krijuan hekurudha shtetërore bullgare. Filloi ndërtimi i vijës Caribrod – Sofja – Vakareli nga një shoqëri ndërtimore bullgare me në krye inxhinierin Ivan Grozdev. Kjo ishte vija e parë e ndërtuar dhe e eksploatuar nga bullgarët. Më 23 qershor 1888 ajo u mbarua. Gjatësia e saj ishte 106 km. Në të njëjtin vit Stefan Stambollov bëri hapa të pasuksesshëm për të lidhur marrëveshje për eksploatimin shtetëror të vijës funksionuese Vakarel – Bellovo. Ky segment u ndërtua nga sipërmarrësi Vitalis. Stambollov e pushtoi segmentin, dëboi me forcë nëpunësit e tij dhe që të njëjtën ditë organizoi lëvizjen e trenave me personel bullgar. Më 1 gusht 1888 filloi eksploatimi i kësaj vije. U hap edhe tërë vija Caribrod – Sofja – Bellovo për transport ndërkombëtar.”

СнимкаSot e kaluara e hekurudhave në trojet tona është paraqitur në tri ekspozita muzeore në qytetin Ruse. “Stacioni i vjetër” paraqet momente të rëndësishme të zhvillimit të transportit hekurudhor te ne dhe të lidhjes së tij me lundrimin në Danub. “Park-muzeu” paraqet trena nga mesi i shekullit të XIX dhe nga dekadat e para të shekullit të XX-të. Shumë i bukur është koleksioni “Vagon-sallonet” unikate. Atje kanë udhëtuar persona të klasës më të lartë – sulltani Abdul Azis, monarkët bullgarë Aleksandër Batenberg, Ferdinandi, Borisi i III etj.

СнимкаTani ka katër lokomotiva të rimëkëmbura me avull. Ka akoma një për linjat me trase të ngushtë në vijën Septemvri – Dobrinishte. Sofja gjithashtu disponon një lokomotivë me avull, të prodhuar gjatë vitit 1941 në Gjermani. Ai ka zhvilluar shpejtësi 120 km në orë dhe është një prej lokomotivave më të shpejta me avull në historinë e hekurudhave tona. Një tren tjetër i tillë u krijua në vitin 1942, gjithashtu në Gjermani. E quajnë Gjysha Arusha, sepse ka qenë një prej lokomotivave më të fuqishme në atë kohë. U rimëkëmb vitin e kaluar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografitë janë ofruar nga Muzeu Kombëtar i Transporti dhe Komunikacioneve



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD

Fjetja e Hyjlindëses lavdëron dashurinë e pamasë të Nënës së Zotit

E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..

botuar më 24-08-15 5.25.PD

Një tempull i ndërtuar nga kryqtarët francezë në shekullin e 15-të ruhet ende në fshatin Vlladimirovo

Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo  në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..

botuar më 24-08-12 4.22.MD