Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në qoftë se Zoti nuk është bullgar, Kristo është

БНР Новини

Fraza e njohur “Zoti është Bullgar” na kthen drejt viteve 93-94, kur skuadra bullgare e futbollit morri medalje të bronztë në Kampionatin botëror në ShBA. Atëherë Hristo Stoiçkovi qe në gojën e të gjithëve. Pothuajse dy vjet më vonë, duke prezantuar projektin e tij të radhës në Firence Hristo Javashev-Kristo merr nga një student bullgar vjersha nga Bllaga Dimitrova, të cilat i lexon me shumë emocion. Ja dhe finali i tyre:

Ti, i cili mundesh të paketosh çdo gjë-

Thatësirë, erë dhe det,

Re dhe maja me dëborë,

Paketoje frikën e atdheut tim!

СнимкаInstalimi i krijuesit bullgar shpreh kurajën dhe gjenialitetin e një vendi, të cilin e njohim shumë pak. Kështu gazetari-legjendë Antonio Ferari prezantoi përpara disa ditëve në faqen e parë të top gazetës italiane Corriere della Sera  instalimin e shkëlqyer të Kristos “Skelat lundruese” në liqenin Iseo të Italisë. Të faleminderit Kristo, të ecësh mbi ujë nuk është vetëm një pamje biblike, por dhe një shpengim i trupit nga legjendat e shumta, shkruan akoma Ferari. Gazetari rikujton sesi gjatë kohës së Luftës së Ftohtë në vetëdijen e italianëve janë ngulitur nocione si “zgjedhje sipas shembullit bullgar”, me fjalë të tjera me 99,9% ose “ nënshtrim bullgar” si sinonim i “bindje pa asnjëfarë kundërshtimi”. “E mjerë është dhe historia – vazhdon Antonio Ferari – rreth atentatit kundër Papës Gjon Pavli i II të kryer nga terroristi turk Mehmet Ali Agxha. Për këtë krim qenë të akuzuar bullgarët, vetëm sepse Agxha ka kaluar dhe përmes Bullgarisë. Më vonë u bë e qartë se bëhet fjalë për një mashtrim kolosal i cili shërbente thirrjen e Rejgënit për luftë kundra “Perandorisë të së keqes”. Por që të mund të rrëzosh një regjim, vendos të sulmosh një popull të tërë dhe kjo është gjë e tmerrshme! Dhjetëra herë kam qenë në Bullgari dhe mund t’ju bind se bullgarët janë njerëz gjenialë dhe trima – pikërisht si Kristoja!”, shton Antonio Ferari.

СнимкаTime po kështu në faqen e vet të parë boton një foto me titull “Skelat lundruese – instalim i artistit bullgar Kristo në Iseo” – ja një pjesë nga teksti: Piktori konceptual Kristo u dha shans vizituesve të ishullit italian Iseo të ecin mbi ujë, duke krijuar një rrugicë lundruese bojë portokalli, e cila lidh dy ishuj në liqen me pjesën e thatë. Kristoja e përshkruan peizazhin përreth si një pjesë nga projekti kështu: “Dielli, shiu dhe era janë një pjesë nga ndryshimi fizik i projektit, por e gjithë kjo duhet të përjetohet.”

Kanali i lajmeve Euronews doli me titullin: Të ecësh mbi ujë: piktori bullgar Kristo realizon ëndrrën e vet. BBS e citon krijuesin: përjetimi është si një ecje mbi ujë ose nëpër shpinën e një balene.

Artisti bullgar Kristo e inauguroi instalimin e vet “Skelat lundruese njofton Le Monde në faqet e veta për artin nga data 19 qershor, duke gabuar dhe dy germa në emrin e babait të krijuesit. Titulli i foto – reportazhit është “Pontoni efemer i Kristos tërheq turma në ishullin Iseo”.

СнимкаNë të njëjtën kohë ABC-ja spanjolle shkruan për çudinë e Kristos duke luajtur me fjalë, si dhe në Itali me emrin e bullgarit të njohur i cili: i ka tejkaluar të gjitha pritjet. Njerëzit pritën gjatë gjithë natës hapjen e urave, vepër e Hristo Javashevit, një artist i njohur amerikan me një prejardhje bullgare dhe shënon se ato i janë përkushtuar Zhan-Klod (Jeanne Claude), përpara se të vazhdojë me fjalët e tij krijimet tona me Zhan-Klod nuk janë të drejtuara ndaj së përjetshmes. Ato janë të shkurtra – si jeta e luleve, si rinia.

Agjencia spanjolle EFE po kështu nuk lë pa përmendur prejardhjen bullgare të Kristos, duke përmendur punimet e tij të deritanishme në Itali – kalanë e paketuar nga periudha mesjetare në Spoleto, muri i Avrelit në Romë dhe monumentet e Viktor-Emanuelit dhe të Leonardos në Milano (jo vetëm sipas Kristos, peizazhi pas Xhokondës është nga Iseo).

СнимкаFqinjët e Bullgarisë po kështu e shënojnë ngjarjen në botimet e veta qendrore si Milliyet turk. Krijuesi i njohur bullgar Hristo Javashev prezantoi në Itali projektin e vet më të ri “Skelat lundruese”. Mijëra vizitues shëtitën nëpër to.

Publikimet më interesante në mediat bullgare janë foto-galeria dhe videoja në sajtin e Dnevnik-ut nga Kalin Ivanov, i cili punon mbi një film të tretë dokumentar për Kriston, si dhe një reportazh i drejtpërdrejtë i gazetares Evgjenia Atanasova, e cila ka punuar si vullnetare në projektin e televizionit më të ri BiT.

Përpiloi: Ljudmill Fotev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: EPA/BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Miljo Balltov (1871 - 1951)

Miljo Balltov pikturoi “engjëllin më të gjallë” në kishat e trojeve tona

Piktor ikonash dhe mësues - këto dy fjalë i përmendim gjithmonë kur përpiqemi të ringjallim nga harresa e së shkuarës një piktor që hapat e parë në art i hodhi në vitet e para pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman (1878). I tillë është Miljo..

botuar më 25-03-15 9.25.PD
Artistët për fëmijë

Kinemaja bullgare në fokus në edicionin e 29-të të Sofia Film Fest-it Ndërkombëtar

"Shh... Është koha për një film" - me këtë moto Sofja bëhet kryeqyteti kinematografik i Evropës për dy javët e ardhshme. Edicioni i 29-të i forumit më të madh kinematografik në Ballkan – Sofia Film Festi Ndërkombëtar hapet sonte në sallën nr. 1 të..

botuar më 25-03-13 2.36.MD

Qytetet e festivalit nga Evropa ndajnë përvojën në një forum të specializuar në Sofje

Më 13 dhe 14 mars 2025 në Sofje do të mbahet Konferenca "Festivali dhe qyteti", e organizuar nga Shoqata Bullgare e Festivaleve me pjesëmarrjen ndërkombëtare të ekspertëve të Shoqatës Evropiane të Festivaleve. Gjatë forumit do të bëhet një analizë e..

botuar më 25-03-13 6.10.PD