Fraza e njohur “Zoti është Bullgar” na kthen drejt viteve 93-94, kur skuadra bullgare e futbollit morri medalje të bronztë në Kampionatin botëror në ShBA. Atëherë Hristo Stoiçkovi qe në gojën e të gjithëve. Pothuajse dy vjet më vonë, duke prezantuar projektin e tij të radhës në Firence Hristo Javashev-Kristo merr nga një student bullgar vjersha nga Bllaga Dimitrova, të cilat i lexon me shumë emocion. Ja dhe finali i tyre:
Ti, i cili mundesh të paketosh çdo gjë-
Thatësirë, erë dhe det,
Re dhe maja me dëborë,
Paketoje frikën e atdheut tim!
Instalimi i krijuesit bullgar shpreh kurajën dhe gjenialitetin e një vendi, të cilin e njohim shumë pak. Kështu gazetari-legjendë Antonio Ferari prezantoi përpara disa ditëve në faqen e parë të top gazetës italiane Corriere della Sera instalimin e shkëlqyer të Kristos “Skelat lundruese” në liqenin Iseo të Italisë. Të faleminderit Kristo, të ecësh mbi ujë nuk është vetëm një pamje biblike, por dhe një shpengim i trupit nga legjendat e shumta, shkruan akoma Ferari. Gazetari rikujton sesi gjatë kohës së Luftës së Ftohtë në vetëdijen e italianëve janë ngulitur nocione si “zgjedhje sipas shembullit bullgar”, me fjalë të tjera me 99,9% ose “ nënshtrim bullgar” si sinonim i “bindje pa asnjëfarë kundërshtimi”. “E mjerë është dhe historia – vazhdon Antonio Ferari – rreth atentatit kundër Papës Gjon Pavli i II të kryer nga terroristi turk Mehmet Ali Agxha. Për këtë krim qenë të akuzuar bullgarët, vetëm sepse Agxha ka kaluar dhe përmes Bullgarisë. Më vonë u bë e qartë se bëhet fjalë për një mashtrim kolosal i cili shërbente thirrjen e Rejgënit për luftë kundra “Perandorisë të së keqes”. Por që të mund të rrëzosh një regjim, vendos të sulmosh një popull të tërë dhe kjo është gjë e tmerrshme! Dhjetëra herë kam qenë në Bullgari dhe mund t’ju bind se bullgarët janë njerëz gjenialë dhe trima – pikërisht si Kristoja!”, shton Antonio Ferari.
Time po kështu në faqen e vet të parë boton një foto me titull “Skelat lundruese – instalim i artistit bullgar Kristo në Iseo” – ja një pjesë nga teksti: Piktori konceptual Kristo u dha shans vizituesve të ishullit italian Iseo të ecin mbi ujë, duke krijuar një rrugicë lundruese bojë portokalli, e cila lidh dy ishuj në liqen me pjesën e thatë. Kristoja e përshkruan peizazhin përreth si një pjesë nga projekti kështu: “Dielli, shiu dhe era janë një pjesë nga ndryshimi fizik i projektit, por e gjithë kjo duhet të përjetohet.”
Kanali i lajmeve Euronews doli me titullin: Të ecësh mbi ujë: piktori bullgar Kristo realizon ëndrrën e vet. BBS e citon krijuesin: përjetimi është si një ecje mbi ujë ose nëpër shpinën e një balene.
Artisti bullgar Kristo e inauguroi instalimin e vet “Skelat lundruese njofton Le Monde në faqet e veta për artin nga data 19 qershor, duke gabuar dhe dy germa në emrin e babait të krijuesit. Titulli i foto – reportazhit është “Pontoni efemer i Kristos tërheq turma në ishullin Iseo”.
Në të njëjtën kohë ABC-ja spanjolle shkruan për çudinë e Kristos duke luajtur me fjalë, si dhe në Itali me emrin e bullgarit të njohur i cili: i ka tejkaluar të gjitha pritjet. Njerëzit pritën gjatë gjithë natës hapjen e urave, vepër e Hristo Javashevit, një artist i njohur amerikan me një prejardhje bullgare dhe shënon se ato i janë përkushtuar Zhan-Klod (Jeanne Claude), përpara se të vazhdojë me fjalët e tij krijimet tona me Zhan-Klod nuk janë të drejtuara ndaj së përjetshmes. Ato janë të shkurtra – si jeta e luleve, si rinia.
Agjencia spanjolle EFE po kështu nuk lë pa përmendur prejardhjen bullgare të Kristos, duke përmendur punimet e tij të deritanishme në Itali – kalanë e paketuar nga periudha mesjetare në Spoleto, muri i Avrelit në Romë dhe monumentet e Viktor-Emanuelit dhe të Leonardos në Milano (jo vetëm sipas Kristos, peizazhi pas Xhokondës është nga Iseo).
Fqinjët e Bullgarisë po kështu e shënojnë ngjarjen në botimet e veta qendrore si Milliyet turk. Krijuesi i njohur bullgar Hristo Javashev prezantoi në Itali projektin e vet më të ri “Skelat lundruese”. Mijëra vizitues shëtitën nëpër to.
Publikimet më interesante në mediat bullgare janë foto-galeria dhe videoja në sajtin e Dnevnik-ut nga Kalin Ivanov, i cili punon mbi një film të tretë dokumentar për Kriston, si dhe një reportazh i drejtpërdrejtë i gazetares Evgjenia Atanasova, e cila ka punuar si vullnetare në projektin e televizionit më të ri BiT.
Përpiloi: Ljudmill Fotev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: EPA/BGNES
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..