Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditën e Enjos me barna kuruese, tufa lulesh dhe pallamare

БНР Новини
Foto: BGNES

Edhe më sot Dita e Enjos është një festë e madhe. Ajo bie gjithnjë më 24 qershor. Kjo është dita në të cilën Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ditëlindjen e Shën Joan Pagëzorit. Sipas besimeve popullore kjo është dita, në të cilën dielli arrin pikën më të lartë të udhëtimit të vet nga dimri te vera. Tani ai duhet të kthehet, por para kësaj ndalet për të pushuar, për të lahur në ujin e gjallë, për të ndarë me viset, të cilët do të shikojë mezi vitin e ardhshëm. Ditën e Enjos, dielli i lahur dhe i rinuar, lëshon rrezet e para shumë herët dhe vallëzon nga gëzimi. Është mirë, që njeriu të shikojë lëvizjen e diellit me sytë e veta. Është e mbarë, që edhe dielli të shikojë njeriun në këtë orë magjike, që të bekojë për shëndet.

Besohet, se Ditën e Enjos uji dhe barnat mjekësore posedojnë një forcë magjike. Me larjen në uji dielli e bënë atë kurues për njerëzit. Besohet se atë ditë ujë ka edhe ne burimet e thara. Barnat kuruese të mbledhura atë ditë mund të mjekojnë të gjitha sëmundjet, të cilat në përfytyrimet popullore janë 77 e gjysmë. Shëruesit dinë se cilat prej barnave mjekojnë ato 77 sëmundje. Gjysma është ndonjë sëmundje e panjohur dhe pa emër, për të cilën nuk ka ndonjë bar të afirmuar mjekues. Pasi mblidhen ato 77 barna mjekësore, shëruesit me sy të mbyllur këpusin petlat dhe një pjesë prej bishti të barit dhe besohet se pikërisht ky bar mjekon atë sëmundje të panjohur. Barnat mjekësore lidhen në një tufë të madhe dhe me të gjatë tërë vitit shërojnë njerëzit dhe kafshët.

СнимкаMirëpo, jo vetëm shëruesit mbledhin barëra mjekësore Ditën e Enjos. Këtë e bëjnë edhe vashat, nuset dhe gratë më të moshuar. Ka këngë speciale, të cilat interpretohen këtë ditë. Në to përshkruhen zakonet dhe ritet karakteristike për Ditën e Enjos – mbledhja e barërave mjekësore, thurja e kurorave. Disa tregojnë si Enjo nis për të mbledhur barna mjekësore, por nëna e tij e ndalon, sepse vashat dolën para tij.

СнимкаDeri në fillim të shekullit XX ekzistonte edhe riti Enjova Bulja ose Janovo Bule në përkthim Nusja e Enjos. Zakoni mban emrin e krijesës mitike, e cila është personazhi kryesor në zakonet e vashave. Për Nusen e Enjos zgjidhet ndonjë vashë, e cila lindi e fundit në familjen me prindër të gjallë dhe të parë kurorëzuar. Petkat e Nuses së Enjos kopjojnë veshjet dhe stolitë dasmore, vello të bardhë ose të kuqe. Përderisa veshin vajzën, të gjithë kujdesen, që ajo të mos ecën në tokë, sepse kjo konsiderohet një shenje e keqe. Kjo kërkesë respektohet deri në përfundimin e ritit. Prandaj të gjithë renditen të mbajnë vashën e zgjedhur nuse mbi supet ose të ulur mbi prehrin. Bashkë me Nusen e Enjos vashat rrethojnë tërë vendbanimin shtëpi më shtëpi. Ata këndojnë para çdo shtëpie, para çdo burimi ose çezme. Rrethojnë edhe fushat edhe vreshtat. Kthehen në shtëpinë nga ku nisin. Ky rreth simbolik, të cilin gocat bëjnë duke mbartur nusen mitike, mbron vendbanimin dhe siguron mirëqenie dhe bereqet.

СнимкаDitën e Enjos vajzat hedhin fall për dashuri dhe martesë. Mbrëmjen para festës ato mblidhen tufa lulesh, të cilat i vënë në një enë me ujë. Zakonisht uji mbahet nga pusi me këngë dhe valle. Kështu tufat e vajzave të zhytur në këtë enë kalojnë natën. Ditën e Enjos Nusja e Enjos e nxjerr çdo tufë nga ena një akt i cili vajzat e tjera e shoqëruan me këngë, të cilët vjen të sugjerojnë për kë do të martohet vajza tufa e së cilës nxirret nga ena. Për shembull “Gumëzhimë dëgjohet në lulishte”. Kjo do të thotë, se vajza do të martohet për një bletar. “Lule e kuqe po çelet në penxheren e dyqanit” parashikon martesë me ndonjë tregtar. Në disa rajone në vend të tufës me lule shfrytëzuan pallamare për hedhjen e fallit. Pallamaret përbëjnë një dorezë prej druri, në të cilën fshatarët futin katër gishta të dorës së majtë për të mbrojtur kur korrin me drapër dhe e mbledhin duaj grurin, thekrën etj. 

Ditën e Enjos hidhet fall për shëndet duke gjykuar nga hija e njeriut. Në kodrinat ndizen zjarre – një rit, që vjen të rikrijojë “zjarrin hyjnor”. Natën para festës mashtrues rrethojnë fushën, që të vjedhin bereqetin e të tjerëve. Zëri i Kukuvajkës, e cila konsiderohet paralajmëtare e pranverës, mund të dëgjohet deri Ditën e Enjos, sepse kjo është dita në të cilën vera orientohet te vjeshta. Në prag të festës në disa rajone ndizen zjarre të reja dhe njerëzit merren nga flaka e tij për oxhaqet shtëpiake.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali "Babina Dushica" në Montana mbledh kuzhinierë nga e gjithë Bullgaria

Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..

botuar më 24-06-22 10.15.PD
D-r Mustafa Haxhi

Mirëdashja është në qendër të festës së Kurban Bajramit

Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..

botuar më 24-06-16 5.50.PD

Arife - dita kur myslimanët përgatiten për Kurban Bajramin

Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..

botuar më 24-06-15 7.05.PD