Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si u prit Brexiti në Bullgari

Foto: BGNES

Në ditën e referendumit për anëtarësimin e Britanisë së Madhe në BE një studim sociologjik pohonte, që sipas 88% prej bullgarëve dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga BE nuk ka lidhje me ta. Sipas 67 % rezultati i refundimit nuk do të ndikonte mbi jetën e tyre, ndërsa 11% nuk mund të japin përgjigje. Në përgjigjet e të anketuarve sociologët panë njohje të pamjaftueshme të temës, por prognozuan, se interesi ndaj ngjarjeve në Britaninë e Madhe do të bëhet edhe më i ndjeshëm.

Rritja e ndjeshmërisë u duk që në reagimet për rezultatet e para të referendumit. Presidenti Rosen Plevneliev shprehu keqardhje, se një fuqi e madhe, simbol i tregtisë së lirë dhe i demokracisë liberale, ka vendosur të izolohet përsëri në kufijtë e saj kombëtare. Kreu i Shtetit shprehu gjithashtu shqetësim, se sot nacionalistët dhe popullistët  triumfojnë nëpër rrugët e Evropës, por njëkohësisht  shprehu bindje, se Evropa e bashkuar me ose pa Britaninë e Madhe  do të shikojë përpara. Kryeministri Borisov, kabineti i të cilit kishte qëndrim paraprak, se mbetja e Britanisë së Madhe në BE është në interes për të gjithë, pas përfundimit të referendumit, komentoi, se respekton zgjedhjen e britanikëve. Sipas Borisovit, dalja e Britanisë së Madhe në të gjitha rastet do të ketë ndikim mbi Bullgarinë, sepse BE do të bëhet më i dobët. Disa anëtarë të partisë në pushtet GERB thanë, se vendimi i britanikëve për dalje nga BE do të shërbejë si një shembull i keq për vendet e tjera anëtare, sipas përfaqësuesve të Bllokut Reformator tani rreziku më i madh është vala e referendumeve të ardhshme në BE. Kryeministri refuzoi të komentojë këtë hipotezë duke shënuar, se në qoftë se  arrihet në efektin e dominosë në BE do të mbeten vetëm Bullgaria, Rumania dhe Greqia.

PSB theksoi se pritet një proces i gjatë i tërheqjes reale të Britanisë së Madhe nga BE, por që tani qeveria bullgare duhet kategorikisht të mbrojë interesat e  250 000 shtetasve bullgarë, të cilët studiojnë, jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe.  Sipas socialistëve, vendim i britanikëve duhet të detyrojë BE dhe Evropën të heqin dorë nga burokracia dhe formalizmi dhe të  merren me zgjidhjen reale të problemeve të qytetarëve evropianë.

Sipas nacionalistëve nga VMRO, Britania e Madhe është ekonomia e tretë në BE dhe dalja e saj nga Bashkimi do të jetë një goditje mbi ekonomitë e të  gjitha shteteve të tjera anëtare. Sipas VMRO, BE duhet të jetë vetëm aleancë ekonomike dhe të respektojë sovranitetin e shteteve nacionale, për ndryshe edhe shtete të tjera do të largohet prej tij. Nga Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë nuk shohin  shenje për shpërbërjen e BE. Rezultatet e referendumit ata i interpretojnë si  vrull i prioriteteve të ideve kombëtare dhe i patriotizmit, por mendojnë se dramë nuk ka nëse ndonjë shtet largohet nga BE, sepse është e mundshme që marrëdhëniet e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave midis tij dhe bashkësisë të ruhen. Në rrethet e ekspertëve disa e cilësojnë Brexitin si shenje për  nevojën e  reformave  në BE, të tjerë – si premisë për një raport të ri të forcave në institucionet evropiane, të tretë – si shenje, se duhet të ndryshohet drejtimi i zhvillimit të BE – të mos shkohet tek integrimi i plotë, por tek kthimi i një pjese prej sovranitetit të privuar.

Reagimet e para për Brexitin në Bullgari, me gjithë se edhe janë të paplota dhe jo përfundimtare,  konfirmojnë  konstatimin, se ndryshe nga vendet e tjera në BE, në Bullgari  nuk ka forcë të rëndësishme politike, e cila të identifikohet plotësisht me euroskepticizmin.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD
Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, 01 tetor 2024.

David Avishaj nga Izraeli: Ka arsye konkrete për veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban

Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..

botuar më 24-10-03 7.35.PD