Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Improvizimi është forma më tërheqëse e procesit të krijimit të muzikës” – takim me Bojan Vodeniçarovin

БНР Новини
Foto: Arkiv privat
Para disa muajve  Bojan Vodeniçarov  incizoi në Studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare muzikë të improvizuar të autorit. Disa pjesë janë nga programet koncertale, të cilat ai ka interpretuar me saksofonistin belg Stiv Ueben, të incizuar në një album para pak kohe, të përpunuara dhe të rikrijuara në mënyrë të re. Pjesa dërmuese janë përgatitur posaçërisht për  këtë rast.

Pianist i njohur, pedagog në Konservatorin mbretëror në Bruksel  gjatë viteve të fundit prof. Bojan Vodeniçarov përqendrohet mbi një model të preferuar prej tij të krijimit muzikor.


Muzika e improvizuar gjithnjë e më shumë gjen vend në punën time – tregon ai. Ajo  më sjell kënaqësi të madhe. Kjo është mënyra më e natyrshme dhe më e lirë e krijimit të muzikës. Mendoj, se  improvizimi e pasuron shumë muzikantin, sepse  ai është kompozim në kohë reale. Tek kompozimi një moment muzikor kërkon ditë, bile javë. Ndërsa tek improvizimi  ky momenti zhduket dhe duhet të kalosh  menjëherë tek tjetri.  Gjatë dhjetë vjetëve të fundit  në recitalet e mia përziej  pjesët e repertorit me pjesë të improvizuara. Në fillim, kur u propozoja këto programe organizatorëve, ata shqetësoheshin për produktin përfundimtar. Por pas koncerteve gjithmonë vinin të buzëqeshur, të lumtur nga reagimi i publikut dhe nga fakti se kanë dëgjuar diçka të re, spontane dhe të ndryshme. Si pedagog  zhvilloj kurse të improvizimit për studentët  që mësojnë piano klasike në konservator. Jam i mendimit, se është e dobishme ata të formojnë aftësi të tilla.

Bojan Vodeniçarovi  na rikujton, se deri në mesin e shekullit të XIX improvizimi ka qenë forma kryesore e krijimit të muzikës, në qoftë se kthehemi në vitet e Renesansit dhe Barokut do të shohim se rëndësia e tij ka qenë edhe më e madhe.


Vitin e kaluar kompania muzikore “Fuga Libera” nxori në treg albumin e tij të quajtur “Random Patterns”(Modele të rastësishme).

Ky është një disk me pjesë të improvizuara, që e kam incizuar para pak kohe, por e nxora në treg me vonesë për arsye financiare  – thotë  prof. Vodeniçarov. Në tekstin që shoqëron diskun, kam përgjithësuar  qëndrimet dhe studimet e mia mbi improvizimin. Filloj me aspektet historike – interpretuesit kanë qenë dhe kompozitorë deri në fillimin e shekullit të XIX. Ja një shembull nga epoka e Romantizmit – Robert Shuman, përveç se ka qenë kompozitor, ka qenë dhe pianist, dirigjent, kritik muzikor. Në shekullin e XX  gjuha muzikore  bëhet më e ndërlikuar, shfaqet një larmi e madhe stilesh. Duhet menjëherë të theksoj shfaqjen e xhazit, i cili shumë shpejtë e pushtoi botën. Do të citojë mendimin e Glen Guldit, sipas të cilit ndarja, që u bë me kalimin e  viteve, në kompozitor dhe  interpretues  kishte ndikim të keq mbi muzikën në përgjithësi. Unë përkrah këtë mendim, sepse kjo ndarje ekziston edhe sot në arsimin muzikor në të gjitha nivelet. Sipas mendimit tim, improvizimi është ajo formë, e cila kontribuon për kapërcimin e kësaj ndarje dhe për bashkimin e ri të proceseve në lëmin e muzikës. Jam i bindur, se improvizimi është forma kryesore e procesit të krijimit të muzikës.


Nga albumi dhe libri i bashkëngjitur atij mund të mësojmë shumë gjëra të tjera interesante. P.sh. për formën muzikore, tek e cila improvizimi është proces i intuitës. Njeriu përfshin në improvizimin elemente, për të cilat ai vet nuk është i ndërgjegjshëm se i di. Kjo shpjegohet me faktin, se truri i njeriut ruan kulturë muzikore akustike  nëpërmjet kujtesës emocionale edhe nëpërmjet kujtesës racionale.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Të mos jemi vetëm" – një këngë me mesazh të fortë

Në Ditën e Asistencës së Maternitetit, ju ofrojmë një këngë kushtuar një teme të vështirë - vdekshmërinë femërore gjatë lindjes. "Të mos jemi vetëm" bashkon disa nga muzikantët tanë më të mirë. Përveçse interpretoi këngën në mënyrën e tij të..

botuar më 25-01-21 8.10.PD

"Biljana e bukur"

DEEP ZONE Project janë gati me projektin e tyre më të fundit BG Ethno House - "Biljana e bukur", në të cilin edhe një herë kombinojnë muzikën moderne të kërcimit elektronik me motive origjinale të bazuara në folklor, si gjithmonë me shumë dashuri për..

botuar më 25-01-17 1.25.MD

"Fuego Del Amor" - kënga e parë e një artisti bullgar me familjen e Gypsy Kings

Joef Gipsy Kings Family regjistroi "Fuego Del Amor" - një këngë me këngëtaren bullgare Sandra Aleksandrova. Historia filloi tre vjet më parë, kur Sandra dhe producenti i saj Artur Nadosjan vizituan Nice - atje takuan familjen Joef Gypsy Kings, të quajtur..

botuar më 25-01-16 6.25.PD