Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Llazar Nallbantov ndjek paraardhësit e vet legjendarë nga Stranxha

Foto: arkiv

Llazar Nallbantov është një nga përfaqësuesit e rinj të këngës popullore nga krahina e Stanxhës. Ai frymëzohet dhe mësohet njëkohësisht nga këngëtarët e mëdhenj, të cilët e kanë nisur këtë muzikë mistike si Toma Jançev, Magda Pushkarova, Gjeorgji Pavllov. Ai hulumton këngë autentike, që të mund t’i ruajë. Ai i ri zbulon për veten e vet dhe për publikun këngët pak të harruara nga repertori i paraardhësve të vet. Ai tregon se për të, folklori bullgar është një krijim unikal, një diçka me të cilën duhet me të vërtetë të krenohemi. Si edhe të ruajmë, të shpërndajmë dhe të zhvillojmë këtë pasuri.

“Në kohën e sotme me të vërtetë është e vështirë të merresh me muzikë popullore, por kur arrin rezultate, ndjenja e kënaqësisë është shumë e fortë. Në bashkinë Sredec ku po jetoj folklori vazhdon të zërë një vend kryesor. Drejtoria e bashkisë, në bashkëpunim me vatrën e kulturës, me Kompleksin bashkiak të fëmijëve dhe me Muzeun historik vazhdimisht organizon ngjarje, në të cilat folklori është në vend të parë. Më i madhi prej tyre është tubimi trak i Stranxhës “Kurora folklorike – Bozhura” për këngëtarë të rinj dhe ekzekutues, i cili ekziston tanimë 24 vjet. Prej tij kanë dalë emra të mëdhenj. Mund të them se, unë vet e ndërtova profesionalizmin tim, në sajë të tij, sepse deri në vitin 2007 paraqitesha në konkurs çdo vit dhe e kalova rrugën e vështirë deri tek dekoratat e vendeve të para dhe njohjen. Çdo vit të katërt jam një pjesë nga ekipi i cili organizon shfaqjet kulturore në bashkinë Sredec, si dhe tubimi. Kemi 3 grupe folklorike të fëmijëve, formacione të fëmijëve, grupi folklorik i burrave, që është një grup mjaft i njohur i burrave, grupi i burrave “Bozhura”. Të rinjtë i pëlqejnë dhe i interpretojnë këngët tona popullore – në ditët e ditëlindjes dhe në festa të tjera nuk kalojnë pa folklorin e Stranxhës.”

Për veten e tij Llazar tregon: “Kam përfunduar degën me profil të kënduar popullor në gjimnazin “Dobri Çintullov” në qytetin Burgas. Pas kësaj nuk vazhdova me muzikë, por u drejtova drejt historisë në Universitetin e qytetit Shumen “Episkopi Konstantin Presllavski”. Masterin e kam në degën në Universitetin të Veliko Tërnovos “Shënjtorë Kirill dhe Metodij”. Historia dhe etnologia janë të lidhura me folklorin dhe mendoj se jam orientuar në mënyrë të drejtë. Arsimi im është shumë i dobishëm sot në hulumtimin e këngëve të Stranxhës. Unë udhëtoj vazhdimisht nëpër krahinën e Stranxhës, takohem me njerëz të moshave të ndryshme. Takohen akoma këngë të tilla të panjohura, bile dhe variacione të më të vjetrave, por në folklor kjo është gjëja më interesante – të mund të gjesh sesi kanë ndryshuar dhe janë zhvilluar melodia dhe teksti.”

Llazar Nallbantov tanimë dy herë incizon këngë nga krahina e Stranxhës në shoqërim të Orkestrës për muzikë popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Ja se çfarë tregon për këtë përjetim të vet muzikor:

“Për mua arritja më e madhe në këtë etapë nga karriera ime krijuese është puna dhe incizimet me Orkestrën për muzikë popullore të Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Dimitër Hristov. Çfarëdo që të them për këtë grup do të jetë e pakët. Këta janë profesionalistë, virtuozë – secili në instrumentin e vet, kurse të mbledhur në një vend ata krijojnë çudira. Përpunimin e këngëve e bëri Tasho Barullov – një kompozitor i shkëlqyer, muzikant, pedagog. Me të punuam me një sukses mjaft të madh, ai është shumë afër me muzikën e saranxhës. Orkestra është e një klase të tillë saqë është e nevojshme të afrohet çdo një. Incizimet hyjnë në fondin e Radios Kombëtare Bullgare, kurse kjo është më e rëndësishmja – të lëmë diçka pas vetes sonë. Një pjesë nga këngët, të incizuara tani janë autentike. Të tjera kanë qenë në repertorin e këngëtarëve të Stranxhës, të cilët tanimë nuk janë midis nesh. Këto pamje kanë mbetur disi në hije dhe unë i lejova vetes t’i rivendos, t’u jap një jetë të re. Një prej tyre është “Ka fjetur Milla e nënës” një këngë të cilën Toma Jançevi e ka interpretuar gjatë vitit 1960 në tubimin në Gramatikovo, është regjistruar për radion, por është harruar pak. Me një aranzhim modern pranohet shumë mirë nga dëgjuesit”.

Llazari na tregoi se bashkë me Tasho Barullovin i ka lejuar vetes një ndërhyrje në këngën “Kiroja blen verë”. Në origjinal ajo është në përmasat 2/4. Pjesa e shtuar në një përmasë të pabarabartë 5/8 e ka bërë këngën edhe më interesante.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..

botuar më 24-05-25 5.05.PD

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD