Çfarë mund ta detyrojë një amerikan të largohet nga atdheu i tij dhe të vijë për të jetuar për gjithmonë tek ne? Përgjigja do të çudisë shumë veta, por është fakt se Erik Hollzi është i mahnitur nga magjia e historisë bullgare. Libri i parë historik, të cilin e lexon është përkthyer në anglisht “Kurorë prej gjembave” të Stefan Gruevit. Periudha midis të dyja luftërave botërore e magjeps, por interesi i tij mbetet dhe pas fundit të librit. Vendos se do të mësojë histori, por jo në Amerikë, por diku në Evropë. Dhe e zgjedh Bullgarinë, sepse këtu është më lirë dhe sepse është një destinacion i pranishëm për dallim nga Franca dhe Anglia, por dhe kujtimi nga libri i lexuar akoma është i freskët. Gjatë vitit 2009 regjistrohet për të mësuar histori bullgare në Universitetin Amerikan në qytetin Bllagoevgrad. Pas një viti kthehet në Shtetet e Bashkuara, ku fiton bursë “Fullbrajt” dhe përsëri gjendet në Bllagoevgrad, ku studion veprimtarinë dhe jetën e liderit agrar Aleksandër Stambolijski.
Për Erikun historia nuk është një shkencë si çdo një tjetër, sepse përmes saj njeriu krijon identitetin e vet. Ajo nuk është thjesht një bashkim detajesh dhe faktesh, të cilat të mbahen mend. Duhet të analizohet dhe të shpjegohet në bazë të një mënyre atraktive. Me qenë se vendi ynë akoma është i panjohur për shumë nga amerikanët, Hollzi vendos të zhvillojë një seri të vet të programeve, në të cilat t’i njohë bashkatdhetarët e vet, por edhe të huajt me historinë bullgare. Kështu lind ideja për sajtin
Cila periudhë nga historia jonë i është më interesante dhe për cilat momente nga e kaluara dihet më pak?
“Pëlqej shumë periudhën nga fundi i shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX, fill pas vitit 1878. Një studimi im i qe kushtuar identitetit dhe formimit të kombit bullgar. Kështu që periudha, kur Bullgaria bëhet përsëri një shtet i lirë dhe ndërton drejtimin dhe identitetin e vet është shumë interesante për mua – pohon Erik Hollzi. – Për ndryshe me siguri që ka akoma shumë faqe dhe momente të pastudiuara nga historia e Bullgarisë. Në programin tim, unë flas për kohën e Mbretërisë së parë bullgare, për të cilën pjesa më e madhe të burimeve janë nga periudha e Bizantit. Prandaj kur për shembull ka 20 vjet paqe midis Bullgarisë dhe Bizantit, historia hesht dhe dimë shumë pak për këtë periudhë. Mendoj se ne të kaluarën tuaj ka gjëra të shumta, të cilat meritojnë të studiohen dhe të sqarohen më mirë. Sipas meje historianët bullgarë, shpesh bien në hollësira shumë të mëdha për gjëra jo dhe kaq të rëndësishme. Shembull për këtë është se ka shumë të dhëna për këtë se ku ka lindur dhe ka jetuar Paisij Hilendarski, por nuk është përshkruar në mënyrë të mjaftueshme dhe të hollësishme roli dhe veprimtaria e tij për Bullgarinë.”
Për transmetimin e tij, amerikani përdor vetëm burime angleze. Lexon dhe pak bullgare, por thotë se do t’i duhen orë të tëra që ta përpunojë, në qoftë se e bën në gjuhën bullgare. Prandaj shpreson që së shpejti të gjejë ndonjë historian i cili ta ndihmojë, duke i plotësuar tregimet e tij me fakte dhe nga librat bullgar.
Përveç historisë sonë, Erik pëlqen dhe natyrën, ushqimin, mënyrën tonë të jetesës dhe shpirtin të cilin e kemi. Thotë se pavarësisht nga pesimizmi të cilin e ndien, frymëzohet nga njerëzit me një energji pozitive dhe dëshirë për ndryshim. Këtu ai ndihet shumë më i dobishëm sesa në Amerikë dhe pavarësisht se me çfarë merret, do që të ndihmojë për zhvillimin e vendit tonë. Sipas tij nuk duhet të krenohemi vetëm me arritjet dhe betejat e fituara në të kaluarën, por dhe me rilindasit tanë, të cilët kanë qenë më të bashkuar dhe unik saç jemi ne sot. Ata kanë krijuar shkollat e para dhe akoma gjatë periudhës së robërisë kanë arsimuar dhe i kanë ndihmuar popullit të vet. Mësimi të cilin duhet ta mësojmë nga e kaluara nuk është një, por sipas Erikut, më e rëndësishmja është të jemi pak më optimist. Kemi përjetuar shumë, prandaj do t’i përballojmë dhe problemet e sotme. Nuk duhet të heqim dorë dhe të presim që çdo gjë të rregullohet me një shkop magjik. Le të mos t’i urrejmë të tjerët, se kanë arritur diçka më shumë se ne, por të gëzohemi, sikurse suksesi i tyre të jetë i joni. Me këto ndryshime të vogla në botëkuptimin tonë, do ta shikojmë vendin tonë në një mënyrë krejt tjetër dhe ndryshimin drejt më së mirës do të jetë me një hap më afër, mendon Erik Hollzi.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..