Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Black Sea View – një vështrim jo standard drejt bregdetit bullgar të Detit të Zi

БНР Новини
Foto: blackseaview.bg

Black Sea View është një projekt i veçantë, autor i të cilit dhe fotograf është Marin Karavellov. Për herë të parë tregohet i gjithë bregdeti i një shteti që nga pika më veriore deri te pika më jugore në një fotografi të madhe e cila është e përbërë prej 25 000 fotografive të veçanta me një rezolutë të përgjithshme 900 gigapiksel.

СнимкаKy projekt i shkëlqyer mbledh disa njerëz të rinj, të cilët të tregojnë emocionet e veta në realizimin e tij. Mbase nuk mund të përfytyrojmë sesa punë dhe përpjekje janë të futura, sa natë pa gjym... Stojan Stojanov është i ftuar të bashkohet, si një menaxher marketingu. Ai përfundon studimet në Shkollën Kombëtare për Arte të Bukura, mëson gjuhë dhe diplomohet në degën “Marrëdhënie Ndërkombëtare Ekonomike dhe Biznes Administratë”, që të mund të jenë të qetë në familje, siç shprehet ai vet. Stojani është një palombar me certifikatë dhe një fotograf i pasionuar. Për moshën e tij 31 vjeçe fare nuk e ka humbur kohën. Vet ai tregon:

“Projekti është i shkëlqyer dhe i veçantë për nga lloji i vet dhe nuk ka analog në këtë përpjesëtim. Fotografia ka një rezolutë të përgjithshme të një panorame prej 360 gradë. Kjo u lejon që të shikoni se çfarë ka përreth, ku pikërisht gjendet hoteli juaj, ku të hapni çadrën tuaj. Kur njeriu do që me ngut të shikojë diçka, ai përdor internetin. Ofrojmë mundësi që dhe më të rinjtë dhe më të moshuarit të mund të bëjnë një shëtitje virtuale nëpër bregdetin tonë të Detit të Zi.”

Në këtë projekt Marin Karavellov investon mjete personale, që të mund të realizojë idenë e vet. Në fillim shumica kanë menduar se shumë vështirë do të mund ta realizojë, me qenë se nuk ka softuer, i cili të formojë një foto të tillë. Në këtë nismë me mjeshtëritë e tij i ndihmojnë dizajnët grafikë, të cilët punojnë mbi 500 orë në vazhdim të më shumë se një viti.

СнимкаÇdo një foto është e fotografuar në GPS koordinate dhe mund të mbi ndërtohet më tej përmes një fotografimi të ri, në qoftë se diku ka ndryshime. Interesantja është se fotot janë të bëra prej një varke nga uji drejt bregut në një largësi deri më 250 metra. Në direkun 30 metrash alpinisti posaçërisht e vendos kamerën në sitëm të gjerë skopik, e cila neutralizon ndikimin e valëve të detit mbi varkë. Në procesin e fotografimit ekipi has vështirësi të mëdha. 30% nga fotot janë të bëra nga varka, kurse të tjerat janë të bëra nga delta planer me motor. Por, dhe aty nuk mungojnë incidente... Një moment emocionues për ekipin i cili fotografon ka qenë ngritja e dronit të vogël, kur syri i mprehtë i fotografit duhet të gjejë pikën perfektë, nga e cila të tregojë pjesën më të bukur nga një lokacion të dhënë.

Снимкаsajtin e Blach Sea View mund të shikoni monumentet arkitekturore, kureshtjet, bukuritë natyrore, të cilat na dallojnë dhe tregojnë sesa i bukur është bregdeti bullgar. Sipas Stojanit duhet të injorojmë informacionin me të cilin na bombardojnë mediat, për ndërtim të tepërt në bregdetin bullgar të Detit të Zi, për ujin e pistë e kështu me radhë. Kohët e fundit ai po ve re ndryshime pozitive si për shembull një organizim të mirë nga ana e koncesionereve gjatë mirëmbajtjes së plazheve dhe pushues bullgarë gjithnjë e më të kënaqur nga shërbimi. Mbase punonjësit në sektorin turistik kanë marrë mësim nga zbatica e klientëve nga Bullgaria gjatë viteve të fundit për shkak të mungesës të një vëmendjeje më të posaçme ndaj tyre.

Projekti Black Ses View është një partner i mirë i turizmit bullgar. Për shkak të përpjesëtimit të projektit, krijuesit do të anëtarësojnë në librin e rekordeve të Guinness-it. Akoma gjëra kureshtare për projektin, siç thuhet nga “kuzhina” na tregon Stojani:

Снимка“Ky projekt duhet të prezantohet në qytetin Burgas në një foto panoramë e gjatë 1 kilometër mbi një instalim atraktiv të gjatë 6 metra dhe të lartë 2.40 metra të ndërtuar mbi parimin e magnetofonit. Qëndroni përpara kësaj fotografie të madhe, e cila lëviz me ngadalë dhe ju shijoni të gjithë bregdetin. Deri në këtë moment kemi mbi 70% kuadro të përfunduara. Qëllimi ynë është që deri më 31 tetor, kur festohet Dita e Detit të Zi, kjo të jetë përshëndetja ndaj të gjithëve, të cilët e duan dhe e vlerësojnë. Për mua fotografia është një instrument, i cili u tregon dhe u ndihmon njerëzve të zbulojnë të bukurën, ta ruajnë dhe të jenë të bindur në vetvete, të vlerësojnë se dhe ne kemi gjëra të bukura, me të cilat të krenohemi. Kjo që rastis gjatë viteve të fundit, është pikërisht mungesa e vlerave morale, të kulturës dhe besimit. Do të doja që dëgjuesit tuaj të besojnë se bregdeti bullgar i Detit të Zi është i bukur, ta sodisin dhe ta shikojnë nga një këndvështrim tjetër.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkretëtira mistike bullgare - Gurët e Drejtë fshehin enigma të shumta

Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...

botuar më 24-11-23 10.35.PD
Foto: Shoqata Bullgaro-Kineze - Smoljan

Fshati i Rodopeve Momçillovci tërheq turistë nga Kina përgjatë Rrugës së Qumështit

Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..

botuar më 24-11-18 10.08.PD

Estetikë urbane dhe jetesë e lidhur me detin - jeta në qytetin antik Anhiallo, Pomorie e sotme

Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..

botuar më 24-11-15 7.35.PD