Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fshesa – besëtytni dhe rite, gjëegjëza dhe këngë

БНР Новини
Foto: arkiv

“Gjatë ditës shërben, kurse natën zotëron . Cila është kjo?” Përgjigja e kësaj gjëegjëze është: “Fshesa”.




Një send nga jeta, fshesa është një atribut kryesisht i grave. Kur përjashtojmë kallfët dhe çirakët, kuptohet se detyrimi i tyre ka qenë të fshijnë dyqanet dhe punishtet, bile dhe rrugët përpara tyre. Si kudo nëpër botë, fshesa përdoret për mbledhjen e plehrave. Funksioni i saj sjell pastërti, fshin atë që nuk është e nevojshme dhe e dëmshme, dhe pikërisht kjo sqaron përfshirjen e saj në shumë rite dhe tradita.

Lule misriAjo ka një forcë të veçantë në qoftë se është e bërë prej një bime të quajtur metliçina (lule misri) të mbledhur në Ditën e Enjos ose Ditën e Bimëve. Atëherë sipas përfytyrimeve popullore, ajo ka aftësinë magjike të mbrojë. Prandaj në Ditën e Enjos vajzat dhe nuset e reja detyrimisht kenë mbledhur tufa të mëdha me lule misri. Pas kësaj i kanë lidhur fshesat e ardhshme dhe i kanë vënë në vende të përshtatshme, që të mund të thahen. I kanë përdorur në shtëpi. Fshesa me të cilën fshihet e kanë punuar nga bima copro të quajtur nga populli tonë metlla.

Sipas besimeve popullore, fshesa ka aftësinë të dështojë shanset për një martesë të ardhshme dhe marrëdhëniet e mira të përbashkëta me bashkësinë. Vajzat nuk duhet të rihen me fshesë se do të mbeten të pamartuara. Prandaj besimet popullore nuk e lejojnë këtë. Po kështu është shumë gjë e keqe ta rrethosh ndonjë me fshesë ose dhe të fshish para e mbrapa tij – një njeri i tillë do të urrehet nga njerëzit. Në qoftë se është vajzë dhe i kalon para mbrapa me fshesë nëpër këmbë beqarët do të flasin keq për të dhe ajo nuk do të martohet. Fshesa nuk duhet të kapërcehet.

Fshesa përmendet dhe në nanurisjet për të liruar nga frika dhe të shërimit të disa sëmundjeve. Besohet se ka forcën të dëbojë forcat e këqija, si dhe “gjëra të tjera të keqe”. Për shembull, fëmija e sapo lindur dhe akoma e papagëzuar nuk duhet të lihet vetëm sepse do ta mposhtin forcat e këqija dhe shpirtrat e këqij. E njëjta gjë është e vlefshme dhe për lehonën, derisa të mos të mbushet një javë nga lindja. Por, në qoftë se prapë së prapi nevojitet të mbeten vetëm, pranë tyre lihet fshesa, që të mund ti ruaj. Sipas përrallave popullore dhe besimeve, gjërat e këqija dhe prapësinat fillojnë të numërojnë fijet me të cilat është e bërë fshesa, kështu koha ka kaluar dhe ndokush nga njerëzit e shtëpisë ka hyrë në dhomë. Ose ka ardhur mëngjesi dhe ata kanë humbur forcën e vet.

Në Ditën e Ignazhdenit – një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin popullor, në të cilin zhvillohen rite për bereqet gjatë gjithë vitit, fshesa po kështu luan një rol të rëndësishëm. Përpara se të hyjë në shtëpi pollazniku (njeriu i parë i ditës që shkon në shtëpi për vizitë) duhet të ndalojë për një farë kohe pas derës dhe të qëndrojë mbi fshesë. Besohet se në këtë mënyrë prishen ndikimet e këqija dhe gjatë periudhës së pranverës, klloçkat do të qëndrojnë mbi vezë për t’i ngrohur dhe ato do të pjellin që të gjitha.

Prej fshesës përgatiten figura riti në një variant lokal në Gjerman, i cili ka ndikimin e kundërt të traditës së shpërndarë për shi. Në rrethin e qytetit Pleven, gjatë shirave të vazhdueshme, të cilat i dëmtojnë të mbjellat, bëjnë German për ndalimin e shirave. Vajzat vjedhin prej ndonjë shtëpie fshesë, e mbështjellin me lecka, kurse bishti ka formën e një koke të njeriut.




Një vend të posaçëm në këngët dhe në poezinë popullore zë fshesa e vajzës. Me të vajza fshin “oborret e rrafshëta”, që të presë të dashurin e vet, i cili sjellë me vete njerëzit e tij më të afërt për të kërkuar vajzën për nuse. Fshesa përmendet dhe në një varg fjalësh të urta popullore, dhe gjëegjëza mes të cilave më e shpërndara është: “Fshesa e re pastron pastër, por ajo e vjetra i di mirë të gjitha joshet e shtëpisë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit - një festë e ngarkuar me pritjen e Zotit të Ri dhe Rilindjen e Diellit

Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..

botuar më 24-12-20 5.40.PD

Nga marmelata e shalqinit e deri tek Dita e Dervishëve - cilat janë "Thesaret e gjalla njerëzore" të Bullgarisë

Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..

botuar më 24-12-12 7.35.PD
Iva Krumova dhe Anabell Casaboff (djathtas)
foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

Anabell Casaboff, një balerinë nga Buenos Aires, e dashuruar me vallet popullore bullgare

Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..

botuar më 24-11-17 8.55.PD