“Gjatë ditës shërben, kurse natën zotëron . Cila është kjo?” Përgjigja e kësaj gjëegjëze është: “Fshesa”.
Ajo ka një forcë të veçantë në qoftë se është e bërë prej një bime të quajtur metliçina (lule misri) të mbledhur në Ditën e Enjos ose Ditën e Bimëve. Atëherë sipas përfytyrimeve popullore, ajo ka aftësinë magjike të mbrojë. Prandaj në Ditën e Enjos vajzat dhe nuset e reja detyrimisht kenë mbledhur tufa të mëdha me lule misri. Pas kësaj i kanë lidhur fshesat e ardhshme dhe i kanë vënë në vende të përshtatshme, që të mund të thahen. I kanë përdorur në shtëpi. Fshesa me të cilën fshihet e kanë punuar nga bima copro të quajtur nga populli tonë metlla.
Fshesa përmendet dhe në nanurisjet për të liruar nga frika dhe të shërimit të disa sëmundjeve. Besohet se ka forcën të dëbojë forcat e këqija, si dhe “gjëra të tjera të keqe”. Për shembull, fëmija e sapo lindur dhe akoma e papagëzuar nuk duhet të lihet vetëm sepse do ta mposhtin forcat e këqija dhe shpirtrat e këqij. E njëjta gjë është e vlefshme dhe për lehonën, derisa të mos të mbushet një javë nga lindja. Por, në qoftë se prapë së prapi nevojitet të mbeten vetëm, pranë tyre lihet fshesa, që të mund ti ruaj. Sipas përrallave popullore dhe besimeve, gjërat e këqija dhe prapësinat fillojnë të numërojnë fijet me të cilat është e bërë fshesa, kështu koha ka kaluar dhe ndokush nga njerëzit e shtëpisë ka hyrë në dhomë. Ose ka ardhur mëngjesi dhe ata kanë humbur forcën e vet.
Në Ditën e Ignazhdenit – një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin popullor, në të cilin zhvillohen rite për bereqet gjatë gjithë vitit, fshesa po kështu luan një rol të rëndësishëm. Përpara se të hyjë në shtëpi pollazniku (njeriu i parë i ditës që shkon në shtëpi për vizitë) duhet të ndalojë për një farë kohe pas derës dhe të qëndrojë mbi fshesë. Besohet se në këtë mënyrë prishen ndikimet e këqija dhe gjatë periudhës së pranverës, klloçkat do të qëndrojnë mbi vezë për t’i ngrohur dhe ato do të pjellin që të gjitha.
Prej fshesës përgatiten figura riti në një variant lokal në Gjerman, i cili ka ndikimin e kundërt të traditës së shpërndarë për shi. Në rrethin e qytetit Pleven, gjatë shirave të vazhdueshme, të cilat i dëmtojnë të mbjellat, bëjnë German për ndalimin e shirave. Vajzat vjedhin prej ndonjë shtëpie fshesë, e mbështjellin me lecka, kurse bishti ka formën e një koke të njeriut.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Qyteti i vjetër malor i Aprillci pret një nga festivalet më interesante dhe më të shijshme bullgare - Festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë. Në datat 24 dhe 25 shkurt, qyteti malor, i vendosur rrëzë majës së Maragidik, po përgatitet të mirëpresë më..
Shoqata Kulturore Bullgare së bashku me përfaqësues nga Rumania dhe Moldavia organizoi në Bruksel Festën e Martenicës (Verores) që u mbajt më 18 shkurt. Ky është edicioni i dytë kushtuar simbolit të pranverës që bashkon të tre vendet. Në stenda u..
Për herë të parë, Nju Jorku organizoi një klasë të mjeshtërisë në vallet popullore me koreografin tonë të njohur Prof. Dr. Anton Andonov, shef i departamentit "Koreografi" në Akademinë e Muzikës, Valleve dhe Arteve Figurative "Prof. Asen Diamandiev"..