Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet në Turqi na rikujtuan se sa i rëndësishëm është stabiliteti i saj për Bullgarinë

БНР Новини
Foto: AP/BTA

Situata pas provës për grusht ushtarak shteti në Turqi gradualisht qetësohet sa u përket vendeve fqinje. Transiti përmes pikave të kalimit kufitar normalizohet dhe komunikacionet po rimëkëmben. Ngjarjet në Turqi do të shqyrtohen sot në Bruksel në mbledhjen e Këshillit “Punët e Jashtme” të BE-së, ku Bullgaria është paraqitur nga Ministri i saj i Punëve të Jashtme Daniell Mitov.

Ngjarjet në Turqi u bënë shkas për debate edhe në Bullgari, duke na rikujtuar se sa i rëndësishëm është stabiliteti i vendit fqinj për ne. Turqia është vendi më i madh fqinj i Bullgarisë. Ajo disponon fuqi të mëdha ekonomike dhe ushtarake dhe është partner i rëndësishëm tregtar i vendit tonë. Atje ndodhen mijëra turq etnikë, që kanë mbërritur nga Bullgaria. Çdo vit vendi fqinj është mikpritës i shumë turistëve bullgarë. Ndoshta pikërisht për këtë shkak nuk kishte dallime midis reaksioneve të formacioneve të ndryshme politike.

Presidenti Plevneliev deklaroi menjëherë se stabiliteti dhe paqja në Turqi janë me rëndësi të madhe për Bullgarinë dhe se ajo i përkrah institucionet e zgjedhura në mënyrë demokratike. Nga ana e vet Kryeministri Bojko Borisov tha se nuk mund të përkrahë mosrespektimin e Kushtetutës dhe provën për marrjen e pushtetit  me fuqi. Ky reaksion i njëjtë i Presidentit dhe i Kryeministrit ishte i pazakonshëm, duke pasur parasysh dallimet e tyre kohët e fundit sa u përket çështjeve të tjera të rëndësishme. Reaksione të njëjta kishte madje ndër oponentët më të mëdhenj politikë te ne, si Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë dhe partia DOST. Ajo e dytë u shkëput nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. Një prej shkaqeve për këtë ishte qëndrimi i ndryshëm ndaj Turqisë dhe akuzat e ndërsjella në këtë lidhje. Mirëpo tani edhe të dyja partitë dënuan kategorikisht provën për grusht shteti dhe përkrahën institucionet e zgjedhura në mënyrë demokratike në fqinjin tonë jugor.

Papritmas Partia Socialiste Bullgare e quajti adekuat reaksionin e pushtetarëve në Turqi. Duke pasur parasysh situatën e vështirësuar, në emër të sigurisë kombëtare ajo hoqi dorë nga kërkimi i votës së mosbesimit ndaj qeverisë dhe vendosi për t’u propozuar forcave politike, ABV-së, Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë dhe Qendrës Demokratike Bullgare” heqjen e temës nga rendi i ditës.

Lideri i ri i socialistëve Kornelia Ninova mendon se për shkak të situatës mund të thirret Këshill Konsultativ për Sigurinë Kombëtare  pranë Presidentit të Republikës dhe ky qëndrim i socialistëve përputhet me pozitën e nacionalistëve nga “Ataka”.

Përputhjet e reaksioneve të rivalëve të mëdhenj politikë sa i përket Turqisë ndoshta i detyrohen faktit se stabiliteti i saj është me rëndësi të madhe për Bullgarinë në këtë moment të presionit të madh të migracionit nga Lindja e Mesme drejt BE-së. Në rast mungese të stabilizimit të Turqisë Bullgaria mund të privohet nga buferi i sotëm midis saj dhe Lindjes së trazuar të Mesme dhe të jetë e detyruar për t’i pranuar ajo dhe jo Turqia migrantët nga Lindja drejt Evropës Perëndimore.

Gjendja e tanishme në Turqi jep arsye për shqetësime për zhvillime të pakëndshme të ngjarjeve në vend. Për këtë shkak vëmendja në Sofje ndaj fqinjit tonë jugor vazhdon të jetë e madhe dhe pozitat e shprehura deri tani nuk duhet të konsiderohet si përfundimtare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..

botuar më 24-08-02 6.38.MD

GERB është forca e parë politike mes votuesve, 44% duan zgjedhje të parakohshme

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin më 1 gusht, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi të “Market LINKS”. GERB - SDS merr 23% mbështetje. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) është me 15.3%...

botuar më 24-08-01 10.47.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Minoriteti turk në Trakinë Perëndimore është një prioritet për Ankaranë Problemet e pakicës turke në Trakinë Perëndimore janë prioritet për Turqinë në dialogun e saj me Greqinë. Ankaraja do të vazhdojë të kujdeset për "bashkatdhetarët e saj"..

botuar më 24-07-26 1.48.MD