Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vlladimir Veliçkov – për simbiozën midis traditës dhe modernitetit

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Vlladimir Veliçkov është fyelltar, pjesëmarrës në formacione të ndryshme, në projekte bullgare dhe të huaja. Ka çmime nga konkurse të shumta, ka punuar me muzikantë të njohur botërisht. Nga kavalli ai nxjerr tinguj të paimagjinuar në improvizimet e stileve dhe zhanreve të ndryshme – etno, xhaz, rok, muzikë klasike etj.

Vlladimir filloi t’i bie kavallit në moshë 6 vjeç. Në atë kohë në qytetin e tij të lindjes Pleven, në klasën e parë, babai insistonte për prova të çdoditshme. Më vonë ai vetë zbuloi kënaqësinë e interpretimit në ansambël – në Orkestrën Popullore pranë Vatrës së Kulturës në qytet. Mbaroi Shkollën Kombëtare të Arteve “Panajot Pipkov”, ku njëkohësisht studioi muzikë klasike dhe popullore. Pedagogu i tij i kavallit Valentin Nedjallkov akoma atëherë e orientoi atë drejt ashtuquajturit “interpretim modern”. Për një periudhë të shkurtër Vlladimir Veliçkovi ishte solist i Ansamblit për këngë dhe valle popullore “Danub” të qytetit Vidin. Vetë dirigjenti i ansamblit Genço Gençev e këshilloi atë me fjalët: “Çun, ti s’ke punë këtu, duhet të shkosh në akademinë e Plovdivit”. Gjatë kohës së studimit të tij në Akademi Vlladimiri interpretoi në orkestrën e saj, pastaj u bë lektor i jashtëm i kavallit. Tashmë dy vjet ai është gjithashtu profesor në Universitetin e Plovdivit. Arsim profesional, nivel i lartë dhe punë e çdoditshme – e gjithë kjo sjell mundësi për eksperimente në drejtime të ndryshme. Më shumë na tregoi vetë Vlladimir Veliçkovi:

“Shembujt e parë për këtë lloj interpretimi dhe ndryshimi të folklorit i dëgjova në një pllakë gramafoni të muzikantëve Ivo Papazov dhe Petër Rallçev. Atëherë ishte si një bombë bërthamore. Folklori i gërshetuar me parimet e xhazit provokoi pa masë interesin tim. Ndryshimet midis improvizimeve folklorike dhe atyre në xhaz janë të shumta. Nuk kam shumë incizime sepse më parë dëshiroj të grumbulloj përvojë, t’i mendoj sërish të gjitha momentet: materialin muzikor, mendimet, të gjitha hollësirat e artit të interpretimit të kavallit, nuancat e ndryshme dhe ndërtimin e tonit, dialogun me veglat e tjera. Mund të them se mundësitë e kavallit nuk janë më pak sesa janë ato të klarinetës dhe fyellit.”

Cilat janë takimet më frymëzuese në jetën e Vlladimirit?

“Mendoj se ky është takimi im me Stanley Jordan – një nga kitaristët më të mirë bashkëkohorë. Ai është kitaristi i parë, i cili filloi të interpretojë vetëm me duar, pa përdorur pendë në urën e kitarës. Më parë e shikova në televizion, në një shou televizive. Pastaj një mik im nga Plovdivi më thirri në telefon dhe më tha: “Merr kavallin dhe eja në sallë”. Atje gjeta shumë muzikantë, asnjëri nuk ishte muzikant i folklorit – vetëm pianistë dhe njerëz të xhazit. Atëherë ai më tha “Tani do të vijë Stanley Jordan dhe duhet të bëni diçka së bashku”. As unë dija se do të interpretoja me të, as ai dinte. U takuam në skenë. U bë shumë interesante. Pastaj biseduam deri në mëngjes. Nga ai mora ftesa për shfaqje të përbashkëta. Isha shumë i lumtur.”

Si profesor në Universitetin e Plovdivit Vlladimir Veliçkov është iniciator i një webinari me temë “Arti i kavallit – tradita dhe modernitet”. Ai zhvillohet për herë të parë në Bullgari dhe është një ndihmë e mrekullueshme për studentët në studimin e tyre.

“Mora një përkrahje të madhe nga ana e universitetit. Më ofruan sallën për webinarë. Aga ajo mund të bëj lidhje me çdo një pikë të botës në kohën reale. U lidha me shumë kolegë fyelltarë nga Amerika Jugore, Afrika, Australia, Holanda, Franca, Danimarka etj. Tek ne shumica e njerëzve mendojnë se kavalli është një vegël muzikor bullgar, mirëpo rrënjët e tij janë thellë në historinë e Lindjes së Largët. Thanë se në Lashtësi kanë kryer rituale duke kërkuar lidhjen mes shpirtërores dhe materiales. Në Mesopotami njerëzve, të cilët kishin luajtur në këtë vegël muzikor, u quajtën “kavall”. Me kalimin e kohës instrumenti pranoi emrin e muzikantit.”

Vlladimir Veliçkov interpreton gjithashtu “muzikë dasme”.

“Akoma kur isha nxënës fillova të merrem me muzikë dasme. Kam interpretuar me shumë muzikantë të njohur nga Bullgaria – Ivo Papazov, Neshko Neshev etj. Edhe sot interpretoj me një nga orkestrat shembullore të kësaj muzike – “Kanarite”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD

Festivali i kostumeve popullore në Zheravna ringjall shpirtin bullgar të kohëve të vjetra

Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..

botuar më 24-08-23 6.10.PD

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD