Studentë, profesionistë të rinj bile edhe nxënës u përfshinë në edicionin e tretë të iniciativës “Akademia Qyteti”. Në të marrin pjesë studentë nga 5 universitete bullgare dhe nga 12 të huaja. Aktiviteti hedh ura edhe jashtë shtetit, ku mësojnë dhe punojnë bullgarë të talentuar. Tematika e konkursit është kryesisht në lëmin e arkitekturës dhe shkencave teknike. Pjesëmarrësit punonin në tre drejtime: “Shkolla e së ardhmes”, “Fasade, ngjyra, karmoni” dhe “Qyteti –qytete dhe infrastruktura, godina dhe hapësira të brendshme”. Mbi 125 projekte nga Bullgaria dhe nga jashtë u paraqitën në Sofia Event Center. Ja se çfarë tha në hapjen e aktivitetit Ministrja e Zhvillimit Rajonal dhe Urbanizimit Liljana Pavllova:
“Akademia Qyteti” nuk është vetëm një konkurs kombëtar, u bë kauzë. Ajo fitoi rëndësi kombëtare dhe unë besoj, se kjo do t’u japë arsye të rinjve bullgarë që studiojnë jashtë shtetit, të mendojnë më shumë për Bullgarinë. Këto janë iniciativa dhe projekte të rëndësishme, për të cilat kemi edhe financim evropian. ‘Çështja është t’i përdorim këto para në mënyrë të drejtë, t’i investojmë kështu që të ndryshojmë pamjen e qyteteve tona, ndërsa të rinjtë me idetë e tyre të guximshme dhe interesante të kenë entuziazëm dhe motivim të ngrenë projektet e veta. Duhet t’i tërheqim të kthehen në Bullgari dhe të bëjmë diçka së bashku për zhvillimin e qyteteve tona, për mjedisin urban dhe për infrastrukturën. Unë do të propozoja që ata të marrin pjesë në këshillat tona, ku afirmojmë planet dhe projektet e investimit.”
Në konkursin “Shkolla e së ardhmes” çmimin e parë e fituan arkitektet e reja Violetka Sllavova, studente në Universitetin e Politeknikës në Milano, dhe Marija Stajnova – studente në Universitetin e Arkitekturës, Ndërtimit dhe Gjeodezisë në Sofje. Tandemi i tyre i talentuar prezantoi projekt me temën “Qendra e shkencave të natyrës dhe sipërmarrja” në shkollën “Nikolla Vapcarov” në qytetin Berkovica. Dy vajzat kanë zgjedhur jo rastësisht këtë shkollë, sepse kanë parë, se ekipi i saj është i hapur ndaj ideve të fëmijëve. U ka bërë përshtypje mënyra, sipas së cilës ai ka përgatitur projektin për të aplikuar në Fondacionin “Amerika për Bullgarinë”. Përveç kësaj, kanë vënë re se prej kohe nuk ka punuar ndonjë arkitekt në këtë shkollë. Kështu kanë vendosur, se përpjekjet e tyre mund të kombinohen. I kanë pyetur fëmijët e shkollës çfarë presin nga hapësira e re, çfarë janë interesat e tyre. Janë pritur shumë mirë nga udhëheqja dhe nga vetë fëmijët.
“Në insistuam që të bisedojmë me fëmijët, për ne ishte me rëndësi – tregojnë dy arkitektet. – E kaluam tërë procesin e projektimit dhe dizajnimit dhe besojmë, se rezultati do të jetë shumë i suksesshëm. Vetë fëmijët na treguan vizatime të tyre si e përfytyrojnë këtë qendër. Ata kërkonin peshk, terarium, bimësi. Një fëmijë bile donte bunker. Në fakt fëmijët hynë në rolin e sipërmarrësve. Ata tashmë kishin përvojë, sepse kishin prodhuar poçe të ndryshme dhe velenxë dhe i kishin shitur. Kështu na mbushen me ide dhe puna jonë nuk ishte e vështirë.”
Në lëmin “Fasade, ngjyra, karmoni” çmimin e fitoi Evgenija Evtimova nga Universiteti Teknik i Pylltarisë në Sofje për projektin e saj “Skema “Origami” me ngjyra”. Konkursi i trete “Qyteti” ishte në dy kategori. Projekti i dalluar në të ishte i Dimitër Stojnevit nga Manchester School of Architecure. Çmime fituan akoma dy projekte – të Cveti Stojçevës nga Universiteti i Ri Bullgar – “Kompleksi mësimor Akademia Kombëtare e Arteve Figurative”, si dhe “Rikonstruksioni i uzinës së hekurudhave në muze të artit bashkëkohor” të Elena Pavllovës nga Universiteti i Arkitekturës në Sofje.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së..