Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Figura të gjarpërinjve ngrihen mbi Shenjtëroret e Lashta afër fshatit Sërnica

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Rojtarë gjarpërinj të gdhendur në shkëmbinjtë, të fshehur prapa pyjeve shekullore, mijëvjeçare të tëra ruajnë sekrete të lashta. Ata mbeten besnik të hyjnive të tyre pagane dhe ruajnë një shenjtërore të lashtë dhe njohuritë për qytetërime të moçme.

I ashtuquajturi Qyteti i Gjarpërinjve afër fshatit Sërnica në rajonin e qytetit Haskovo – për herë të parë zbuloi një copëz nga enigmat e koduara thellë në trojet bullgare. Kjo ndodhi më 1 qershor të këtij viti. Atëherë një grup gazetarësh në krye me zonjën Paulina Mihova ndërmori një udhëtim te Kompleksi i Kultit “Shkëmbinjtë e Shqiponjës”. Ata kishin dëshirë që të xhirojnë fenomenet e papara deri atëherë. Mirëpo, për fat të keq tre gazetarët nuk arritën të zbulojnë kompleksin. Më shumë hollësi sjell vet Paulina Mihova:

“Në një moment hymë në një rajon të pashkelshëm. Fillova të shikoj shkëmbinjtë nga poshtë dhe të çuditem çfarë janë ato vrima në majë. E kisha të qartë, se në se ka vrima të tilla të cilat t’i përngjajnë kamere, duhet të mendohet për shenjtërore. Dhe përderisa shikova shkëmbinjtë nëpër këmbët filluan të zvarriten disa gjarpër ujor – bolla, sepse nga afër kalonte një lum. Vendosëm të xhirojmë me një dron dhe në ekran u shfaqën disa koka të gjarpërinjve të gdhendur në shkëmb. Po flasim për një kompleks me përmasa 800 – 900 metra të shtrirë në një gjysmërreth. Bëhet fjalë për rajonin Dikilitash afër fshatit Sërnica në afërsi të Kompleksit të Kultit “Shkëmbinjtë e Shqiponjës” dhe të Kompleksit të Shenjtë Parahistorik në fshatin Noçevo.”

СнимкаNga lartësia në masivin shkëmbor dallohen qartë koka të gjarpërinjve, profile njerëzore, shkalla, kamare, një krijesë në formën e paralelepipedit, shpellë. Që të zbulohet sekreti i tyre na ndihmon profesoresha Ana Radunçeva. Ajo është arkeologe, anëtare e Institutit Arkeologjik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe studiuese e shenjtëroreve të lashta në Rodopet Lindore.

“Nuk bëhet fjalë për një qytet, por për një varg shkëmbinjsh, ku figurat e gjarpërinjve janë natyrale ose përbëjnë një gërshetim midis trupit njerëzor dhe kokës së gjarprit – është e bindur profesoresha. – Figurat janë më të shumta se sa të zbuluarit në rajonet e tjera. Ato i përkasin Sistemit të Shenjtëroreve Parahistorike në malin Rodopa.”

СнимкаSipas profesoreshës Ana Radunçeva ka më se 250 komplekse të ngjashme të kultit të shpërndara kudo në malin Rodopa. Ajo është e bindur, se figurat e porsazbuluara njerëzore janë të gdhendura nga dora e njeriut dhe datojnë nga mijëvjeçari i tetë para Krishtit. Sipas saj njerëzit, të cilët krijuan shenjtëroren afër fshatit Sërnica, i përkisnin një shoqërie shumë të zhvilluar, e cila në mënyrë misterioze u zhduk përafërsisht mijëvjeçarin e katërt. Edhe pse të kishte pasur fillin e një pushteti laik, ai iu mbështetej jetës shpirtërore, dhe më saktë autoritetit të faltarit. Për këtë dëshmojnë shkallaret e gdhendura në shkëmb, të cilët çojnë drejt qiellit. Pikërisht në këmbëzën më të lartë në majë qëndruan faltarët dhe prijësit shpirtërorë.

“Gjarpri është një personazh i cili asiston në shumë aspekte në kulturën parahistorike shpirtërore – shpjegon arkeologia Ana Radunçeva. – Nga ndonjë herë ai kishte funksione roje, mbrojtës i eshtrave të kafshëve të flijuara. Ka vende ku është disi një lëvizës i kohës. Gjarpri gjithashtu është një ndërmjetës midis njeriut dhe hyjnive në kultet kryesore, që kryheshin në shenjtëroret shkëmbore, sidomos në fundin e epokës së bakrit, kur ishte formuar institucioni i faltarëve supremë.”

Në Shenjtëroren e Rodopeve Belintash gjithashtu u zbulua një figurë e madhe e gjarprit me trup të njeriut, nga qafa e të cilit varet një maskë njerëzore, shton profesoresha Radunçeva.

Shenjtërorja e Gjarpërinjve do të mbetet në enigmë deri te vjeshta, kur para syve do të hapet pamja e plotë e kompleksit të lashtë. Atëherë pritet, që ai të zbulojë sekretet e tij para arkeologëve, por kjo në rast se do të gjendet donatori aq i domosdoshëm për shkencën bullgare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Enë të gdhendura në mënyrë të shkëlqyer dhe statuja të punuara me imtësi - Tuma Kozareva zbulon sekretet e saj

Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..

botuar më 24-12-01 10.10.PD

Në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, u zbulua koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe

Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..

botuar më 24-11-29 6.15.PD
Foto: Pixabay, wikipedia.org;
kolazhi: Ivan Petrov

Ljuben Karavellovi dhe lufta e popullit shqiptar për pavarësi

Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..

botuar më 24-11-28 7.00.PD