Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fshati Çellopeç përsëri mbledh këngë dhe valle nga tërë bota

БНР Новини
Grupi folklorik nga fshati i Satovçës u dallua në kategorinë e folklorit autentik
Foto: Allbena Bezovska

“Fshati më i bukur Çellopeç” – kështu këndohet në himnin e Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Pluhur i artë”. Është e vërtetë se ky është një nga fshatrat më të bukura dhe të organizuara mirë. Mirëpo gjëja që befason edhe bullgarët edhe të huajt është mënyra, në të cilën atje organizohen ngjarjet e ndryshme. Dhe ndër këto ngjarje dhe ndoshta ajo që mbledh më shumë njerëz është festivali “Pluhur i artë, i cili tashmë përfundoi.

Edicioni i tretë prezantoi ansamble atraktive të valltarëve nga Rusia, Gjeorgjia, Argjentina, Spanja, Serbia. Për herë të dytë u zhvillua dhe konkursi për grupe folklorike dhe për solistë nga Bullgaria, në të cilin morën pjesë qindra amatorë nga krahina Shoplluk (Bullgari Perëndimore), nga Bullgaria Jugperëndimore dhe nga fshatrat që ndodhen në afërsi të Çellopeçit.

Ansamblit folklorik “Gornopollska pesen” nga fshati OvçarciNdër solistët e dekoruar është Nikolina Fillçeva-Stanoeva, e cila prezantoi dy këngë origjinale nga mali Sredna Gora. Njëra prej tyre është kjo:

Zonja Stanoeva është udhëheqësja e grupit të këndimit “Burimi Folklorik – Brëshljanica” pranë vatrës së kulturës “Prosveta 1907”. Ajo u dekorua në kategorinë “Folklor autentik”.

“Këngët, të cilat i interpretoj janë nga një përmbledhje këngësh “Këngët e malit Sredna Gora” të Llukan Savovit. Unë jetoj në qytetin Pleven tashmë 45 vjet, mirëpo zemra ime mbetet në Sredna Gora. Grupi, me të cilin punoj në fshatin Brëshljanica interpreton këngë autentike, të cilat ishin përfshirë në repertorin e tij sipas dëshirës sime.”

Ansambli folklorik i kërcimtarëve “Sofja 6”Sipas reglamentit të konkursit çmimet e para janë dy – për ansambël më të mirë të këngëtarëve dhe për grup kërcimtarësh. Më shumë na tregoi Radka Llazarova, bibliotekarja e sekretarja e vatrës së kulturës dhe udhëheqësja artistike e ansamblit folklorik që zuri vendin e parë “Gornopollska pesen” nga fshati Ovçarci në rajonin e qytetit Kjustendill (Bullgari Jugperëndimore).

Grupi nga Gjeorgjia“Fshati ndodhet afër vendpushimit Sapareva Banja. Fillimi i ansamblit është në vitin 1962. Kemi një grup valltarësh dhe dy ansamble këngëtarësh – gra dhe burrë. Punojmë shumë edhe me fëmijët dhe kënaqemi shumë sepse sukseset e tyre bëhen gjithnjë e më shumë. Emanuella Stojkova sivjet do të jetë nxënëse në shkollën muzikore kombëtare “Ljubomir Pipkov”. Disa fëmijë nga grupi mbaruan shkollën kombëtare të arteve folklorike në Shiroka Llëka, kemi gjithashtu studentë në Akademinë Muzikore të Plovdivit. Jam shumë e lumtur se fëmijët e fshatit tonë Ovçarci janë aq të talentuar. Kemi mbledhur rreth 200 këngë nga fshati dhe nga rajoni. Tashmë me vështirësi gjejmë këngë autentike që nuk janë incizuar, mirëpo vazhdojmë kërkimin.”

Grupi nga ArgjentinaNjë dekoratë mori gjithashtu ansambli folklorik i kërcimtarëve “Sofja 6” nga kryeqyteti. Udhëheqësi i tij është Nikollaj Nestorov, biri i themeluesit – Nestor Nestorov. Grupi ka disa çmime prestigjioze ndërkombëtare.

Ja se çfarë tha për festivalin Rosen Bogdanov – sekretari i përgjithshëm i organizatës ndërkombëtare IGF, e cila bashkon asociacione të ndryshme folklorike.

“Në vend të parë vendi, ku zhvillohet ngjarja më bëri përshtypje të madhe. Pak janë festivalet që mund të lavdërohen me një skenë të tillë. Ka kushte të përshtatshme edhe për interpretuesit edhe për publikun. Organizimi është i mrekullueshëm, njerëzit janë të entuziazmuar. Urime për kryebashkiakun dhe ekipin e tij.”

Ansambli shtetëror “Ural” nga Çeljabinsk – RusiPosaçërisht të kënaqur me pjesëmarrjen e tyre ishin fëmijët nga ansambli gjeorgjian i kërcimtarëve “Feniks”. Në Bullgari janë për herë të parë. Për shkak të situatës në Turqi dhe shqetësimet në udhëtim ata janë prezantuar vetëm nga vogëlushët. Pavarësisht nga pengesat para ardhjes në Bullgari fëmijët u prezantuan në mënyrë të shkëlqyeshme. Laura Franchini, themeluesja dhe organizatorja e Ballet Cultural Argentino është e bindur se festivali është organizuar në një nivel shumë të lartë. Kërcimtarët në grupin e saj janë arkitektë, fizikanë,  studentë, pedagogë, të bashkuar nga dashuria ndaj artit. Bashkë me vallet tradicionale argjentinase sipas dëshirës së mikpritësve ata prezantuan tango.

Publiku pëlqeu shumë shfaqjet e Ansamblit shtetëror “Ural” nga Çeljabinsk – Rusi, “Kejsumes dos Pinos” nga Spanja, të kërcimtarëve nga Shoqata për kulturë dhe artë “Jana” nga Zemuni, i Serbisë e shumë të tjerë...

Ja se çfarë tha kryebashkiaku i fshatit Çellopeç Aleksi Kesjakov: “Kur ekonomia nuk zhvillohet normalisht dhe ka shqetësime financiare më parë këtë njihet në fushën e kulturës. Mirëpo pavarësisht nga rrethanat duhet të mbrojmë traditat tona. Dhe festivali ynë bën pikërisht këtë. Është një përjetim interesant për pjesëmarrësit dhe për publikun. Do të vazhdojmë ta zhvillojmë dhe shpresoj se do të bëhet një nga qendrat e kulturës bullgare. Kënaqemi shumë sepse festivali bëhet gjithnjë e më i njohur, publiku e ndjek me interes. Ky është edicioni i tretë dhe çdo vit grumbullojmë përvojë, kjo na ndihmon t’i bëjmë gjërat më mirë. Është një përvojë e mrekullueshme për tërë administratën e bashkisë. Vitin e ardhshëm do ta organizojmë festivalin në mënyrë akoma më atraktive, jam i sigurt.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit - një festë e ngarkuar me pritjen e Zotit të Ri dhe Rilindjen e Diellit

Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..

botuar më 24-12-20 5.40.PD

Nga marmelata e shalqinit e deri tek Dita e Dervishëve - cilat janë "Thesaret e gjalla njerëzore" të Bullgarisë

Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..

botuar më 24-12-12 7.35.PD
Iva Krumova dhe Anabell Casaboff (djathtas)
foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

Anabell Casaboff, një balerinë nga Buenos Aires, e dashuruar me vallet popullore bullgare

Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..

botuar më 24-11-17 8.55.PD