Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rashko Mlladenov për spektaklin muzikor “La”

БНР Новини
Foto: theatresnight.org
“La” është pjesë me histori. Aktori Rashko Mlladenov dhe muzikanti  Konstantin Cekov nga “FSB” janë bashkë në skenë tashmë 4 vjet, por spektakli i tyre muzikor vazhdon të mbledhë publikun. Personazhet e tyre janë banorë të azilit të pleqve.  Ndajnë një dhomë, ndajnë dhe kujtimet dhe idetë e tyre.  Nga herë diskutojnë, por merren vesh – kështu siç merren vesh njerëzit që e kanë përkushtuar jetën e tyre muzikës. Ndërsa muzika – ka mbetur i vetmi mjet shprehës në pleqëri.

Nga ideja deri në realizimin e spektaklit kaloi një periudhë e gjatë kohe. Aktori dhe muzikanti përgatitën bashkë tekstin dhe muzikën.

“Menjëherë do të them, se kjo u bë me insistimin e kushërirës sime Zhivka Shopova, bashkëshorte e Konstantin Cekovit nga formacioni “FSB” – rrëfen Rashko Mlladenov. – Unë shkruaja skenarin, ai propozonte muzikën... Realizimin ia detyrojmë Krëstju Krëstevit – Drejtorit të Teatrit të Plovdivit, të cilit ia ofrova projektin dhe ai e pranoi. Atje e  luajtëm në vazhdim të një viti, pas kësaj vazhduam në “Teatrin e vogël përtej kanalit” në Sofje. Për këtë shfaqje  detyrimisht duhet të ketë piano.  Një tregtar i instrumenteve muzikore e pëlqeu aq shumë pjesën tonë, se na ofroi një piano të tij për të gjitha shfaqjet në këtë teatër në Sofje. Pas kësaj  bile e transportoi deri në Varna, ku kishim shfaqje në kuadrin e festivalit “Vera e Varnës”. Rreth një viti kishin shfaqje në Teatrin e rinisë “Nikollaj Binev”, pas  krijimit të qendrës “Siti Mark art qendër” e luajmë aty. Kjo hapësire e re për aktivitete kulturore në fakt është ish kinemaja “Levski”. Njerëzit që e kanë rinovuar kanë përdorur shumë imagjinatë dhe e kanë transformuar në një sallon të madh me  restorant, kopsht etj. Nga herë në spektakël marrin pjesë dhe muzikantë të tjerë. Bashkë me ne kanë qenë këngëtarët Vasill Petrov, Hillda Kazasjan, Poli Genova, kitaristi Ivan Leçev... Këto ditë i ftuar do të jetë aktori Icko Finci. Ai do të jetë në rolin e kandidatit për azilin e pleqve, i cili kërkon vend për të strehuar bashkë me violinën e tij.”

Gjatë prillit Rashko Mlladenov fitoi çmimin e parë në grup moshën e tij në konkursin për pianistë jo profesionistë “Vivapiano”. Dëgjojmë interpretimin e tij “Rëçenica” – pjesë të Bozhidar Abrashevit-bir.

Duhet të shënojmë, se kohën e fundit pianoja është ndër prioritetet e aktorit.

“Ndoshta konkursin për të cilin lexova rastësisht në internet me entuziazmoi – vazhdon ai. – Daniella Dikova, Drejtorja e “Vivapiano”-s u kishte porositur  disa krijuesve bashkëkohorë të shkruajnë disa pjesë mbi tema të Petko Stajonvit, ne lidhje me 120 vjetorin e këtij kompozitorit të madh bullgar.  Dëgjova “Tokatë” –n mbi temën “Rëçenica” të Stajnovit, shkruar nga Abrashevi-bir. Pjesa më pëlqeu aq shumë dhe vendosa të marrë pjesë në konkurs. U paraqita, fitova çmimin dhe ekzekutova në koncertin gala. Nga Icko Finci  mësova, se nëm prill në Paris do të zhvillohet konkurs për pianistë jo profesionistë dhe bashkë me të kemi vendosur të paraqitemi. Kjo nuk ishte pjesëmarrje ime e parë. Me pianon kam  filluar në moshë 5 vjeçare, kam mbaruar Shkollën Kombëtare Muzikore te docentja Lidija Kuteva, me pranuan edhe në konservator. Por atëherë erdhi një letër nga Ministria e Mbrojtjes. E anuluan provimin, sepse disa prej djemve u thirrën  për shërbimin ushtarak.  Edhe mua më dërguan në Grudovo, në regjimentin e tankeve për dy vjet. Pas kësaj u paraqita në provim në Akademinë Kombëtare të Artit Teatral dhe Kinematografik  dhe më pranuan. Kisha një pedagog të mrekullueshëm – prof. Zhellço Mandaxhiev. Ai me fitoi për teatrin që në vitin e parë. Profesioni i aktorit  nuk më pengon që tërë jetën të merrem edhe muzikë. Në lidhje me spektaklin, në të ka shumë shaka. P. sh. personazhi im  merr letër me të cilën e ngarkojnë të shkruajë diçka, ai është shumë krenar. Por duke lexuar me kujdes letrën, kupton, se duhet të shkruajë sinjale për linjën e re të metros. Unë zemërohem në skenë, ndërsa Kosjo kompozoi një këngë në stilin e grupit “FSB”, ku i vetmi tekst është “Kujdes, dyert mbyllen! Stacioni tjetër ...”Përdorëm emrin e njërit prej stacioneve të metros. Dhe sot kur me takojnë të afërm më thonë, se  qeshen shumë kur dëgjojnë emrin e stacionit, sepse e lidhin menjëherë me shfaqjen tonë.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD