Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aventura nëpër të gjithë botën takohen në Klubin e vogël të udhëtarëve në Sofje

БНР Новини
Foto: travellers-bg.com

“Përsëri si zakonisht, nuk munda të qëndroj për një kohë të gjatë në shtëpi, përpara se të përfshihem në aventura të reja. Gjaku më vlon për udhëtime dhe për vende të reja! Tani po bëhem gati për shëtitje në Spanjë, më e njohur si Ell Kamino ose Kamino de Santiago-Rruga deri në Santiago” – këtë e shkroi në blogun e saj gjatë muajit maj Alena Sapunxhieva, një nga anëtaret e Klubit të Udhëtarit të Sofjes.

СнимкаNë tregimin e saj, të ndarë me adhurues të tjerë të udhëtimeve nëpër botë, ajo tregon se pasioni i saj i madh janë udhëtimet deri në Amerikën Latine, por tani ka vendosur “të pushojë pak”, duke vizituar shtete si Islanda, Norvegjia, Portugalia, Franca dhe Andora. “Deri në fund të këtij viti do të shkoj nëpër Bullgari dhe Evropë, do tu gëzohem bukurive natyrore dhe historike”, premton përpara vetes Alena. Ajo shpesh është për vizitë me tregimet e veta dhe me fotot në klubin e specializuar për njerëz, të cilët i janë përkushtuar pasionit të udhëtojnë dhe të njohin botën përmes afrisë personale me të.

СнимкаKlubi i Udhëtarëve është një vend tërheqës për ata, të cilët kanë dëshirë të ndajnë përvojën e vet personale nga udhëtimet, të tregojnë për vende shumë pak të njohura, tu ndihmojnë të tjerëve të cilët tani po përgatiten të ndërmarrin një udhëtim të largët. Një pjesë jo e vogël nga vizituesit dhe njerëzit, të cilët pëlqejnë të dëgjojnë historia për vende të largëta dhe me mendim të shkëputen, të paktën për 1 orë nga ditët e zakonshme të përditshme.

СнимкаVet ideja për një Klub të Udhëtarit të Sofjes lind gjatë kohës së një udhëtimi të gjatë jashtë kufirit të Margarita Angjellovës. Ajo e realizon bashkë me miq, me të cilën merr me qira një vend të vogël në qendër të Sofjes. Pajisjen e bëjnë me punë personale. Për dekor përdorin një numër të madh atllasesh gjeografik, udhëzues dhe një letërsi aktuale për udhëtarët. E vlefshmja është se përveç takime dhe prezantime, në klub tanimë zhvillohen dhe kurse për ndihmë urgjente gjatë një incidenti në mal ose gjatë udhëtimit. Ndaj këtij lloji dijesh ka një interes të përhershëm dhe një arsim kanë kaluar tanimë rreth 300 veta. Sipas Margarita Angjellovës, çdo një udhëtim deri në vende të panjohura është një udhëtim dhe përjetim intim personal. Kjo e ndryshon mirëkuptimin e njeriut dhe i ndihmon të njohë veten:

“Gjatë kohës së udhëtimeve të veta nëpër botë zbulova një gjë shumë interesante për veten time. Pavarësisht se gjithmonë e kam konsideruar veten si një njeri liridashës, në fakt unë i jam e nënshtruar paragjykimeve të shumta. Por njeriu udhëtues hapet drejt  botës, provon gjëra të shumta e të reja, për të cilat as që ka menduar se ekzistojnë. Kur kthehet nga udhëtimi, ai ndihet i përmbushur me një botëkuptim të ri, me ide të reja, të cilat mundet ti realizoi. Gjatë 3 vjetëve qëkurse ekziston Klubi i Udhëtarit, po vë re, se interesi drejt udhëtimeve po rritet. Secili kërkon sfida të reja, do që të dalë jashtë kutisë së shtëpisë së vet dhe të përmbushet me përjetime të reja, të cilat ti ndajë me miq dhe të afërm. Siç themi ne, udhëtimi përfundon atëherë, kur ai është i ndarë me të tjerët. Për udhëtim mund të ndahet vetëm një ditë, por një udhëtim mund të zgjasë dhe muaj, dhe vite. Secili e kupton në një mënyrë të veçantë të vet udhëtimin. Gjithnjë e më e vështirë është gjatë kohës së udhëtimit të vet njeriu të shkëputet nga rrjeti global dhe nga arritjet e qytetërimit. Gjithnjë e më vështirë është të zbulohen vende të reja, të cilat akoma asnjë nuk i ka parë dhe nuk i ka përshkruar me fotografi dhe përshtypje personale. Telefonat me internet punojnë kudo dhe për një minutë, njeriu fotografon dhe dërgon informacion për vendin, ku gjendet. Udhëtimet vetjake nuk janë kaq të njohura. Në kohën e sotme njerëzit nisen, që të kërkojnë kontakte të reja dhe të kenë një komunikim më të gjerë dhe lidhje me botën.”

Снимка“Udhëtimi është një pjesë nga natyra njerëzore – thotë Margarita. – Njerëzit mendojnë mënyra nga më të ndryshmet e të reja të zhvillojnë aventura. Sa më shumë njerëzimi futet për të njohur botën. Kaq më tepër secili kërkon të tregojë se çfarë mundet dhe deri ku arrijnë  mundësitë e tij. Tek ne u paraqit një studiuese e re – Antonia Hubançeva, e cila merret me studime shkencore mbi lakuriqtë e natës. Ajo ka qenë disa herë në ekspozita në Panama, në Havai, në Afrikë. Aty jeton në xhungla, mes kafshëve të egër. Për ne Antonia është një figurë emblematike të një njeriu aventuresk. Ajo niset drejt vendeve të zgjedhura vet. Aty njihet me banuesit vendas, futet nëpër shpella dhe çarje të ndryshme, në vende ku nuk mund të arrish, ku jetojnë lakuriqtë e natës. Ajo e do shumë natyrën, gjarpërinjtë e ndryshëm, zhabat, hardhucat. Ajo e ka liruar veten nga të gjitha frikët dhe paragjykimet, që ti përkushtohet plotësisht misionit studimor. Çdo një takim me njerëz të tillë na ndikon dhe na frymëzon. Ka rastisur që një takim me njerëz si Antonia, të hapë etjen për aventura tek njerëz të shumtë, të cilët kanë shikuar më frikë mbi udhëtimin dhe ti kthejë në disa nga anëtarët tanë më të pasionuar dhe tregues më të flaktë të tregimeve dhe historive të ndryshme.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pritshmëritë për sezonin turistik veror janë pozitive

Krahasuar me sezonin e kaluar, regjistrimet e hershme në pushimoret e bregdetit jugor të Detit të Zi u rritën me rreth 10-20%, jofton korrespondentja e BNR në Burgas Nina Rangellova. Përveç bullgarëve priten edhe mysafirë nga Gjermania, Anglia,..

botuar më 24-03-25 11.13.PD

"Bullgaria është brutalisht e lezetshme" - shihni këta shembuj unikë të arkitekturës sonë të vrazhdë

Godinat e ndërtuara gjatë periudhës socialiste padyshim që formojnë një pjesë të madhe të gjeneratave në Bullgari, thonë entuziastët e projektit digjital “Bullgaria në pëllëmbë të dorës”, i cili e prezanton vendin tonë në mënyrë jo standarde përmes..

botuar më 24-03-17 8.25.PD

Vendpushimet tona janë në dhjetëshen e parë të turistëve gjermanë

Bullgaria është në vendin e 8-të në regjistrimet e hershme për pushimet verore të gjermanëve në vitin 2024. Pas pandemisë së koronavirusit, pati një ulje të numrit të turistëve gjermanë në pushimoret tona. Tani, megjithatë, gjermanët kanë filluar të..

botuar më 24-03-17 7.05.PD