Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kuarteti i Bistricës” – hapat e parë në muzikën popullore orkestrale

“Kuarteti i Bistricës” – Cvjatko Bllagoev, Jordan Bellkin, Dejan Matein dhe Angell Krivinski
Foto: arkiv

Sivjet shënojmë tetë dekada nga krijimi i “Kuartetit të Bistricës” – orkestra e pare për muzikë folklorike në vendin tonë (themeluar në vitin 1936). Dejan Matein, Jordan Bellkin, Angell Krivinski dhe Stojan Rangellov prej vitesh ekzekutojnë këngë dhe valle popullore bullgare para publikut bullgar dhe të huaj. Ata janë ndër instrumentistët e parë që kanë dalë para mikrofonave të Radios Kombëtare Bullgare dhe të cilët u bënë pjesë e pandashme e programeve të saj në vigjiljen e medias sonë.

Në librin e vet “Kuarteti i Bistricës” Todor Kovaçki rrëfen për fillimin: “Kishin pushuar të shtënat e Luftës së Parë Botërore. Jeta po hynte në binaret e një periudhe paqësore dhe konstruktive. Nuk kishte radio. Nuk kishte televizion. Në këtë situatë traditat folklorike, tubimet dhe festat kishtare ishin ato, që u jepnin gjallërim ditëve të popullit. Kështu instrumentistët e shënuar nga Bistrica u mblodhën dhe filluan të jepnin koncerte çdo mbrëmje në vatrën e kulturës në fshatin Bistrica. Instrumentet i kanë bërë vetë. Për disa muaj grumbulluan një repertor të madh dhe gjatë viteve në vijim kolektivi popullor u bë i dashur për të gjithë.”

Secili prej muzikantëve në orkestrën e vogël ka historinë e vet. Dejan Matein është tamburist. Tamburin e parë e bëri prej një bucele druri. Gradualisht filloi t’i mësojë instrumentet e tjera– fligorn dhe violinë. Mori pjesë aktive në krijimin e “Kuartetit të Bistricës” dhe është në thelbin e të gjitha aktiviteteve të tij. Angell Krivinski që i vogël filloi t’i bjerë gajdes dhe nuk hoqi dore prej saj deri në fund të jetës së tij. Për nga profesioni ishte agrar. Merrte pjesë në të gjitha aktivitetit e kolektivit muzikor, në të gjithë turnet në vend dhe jashtë shtetit. Ishte virtuoz i vërtetë në skenë, mbante mend po thuaj tërë repertorin prej afro 300 veprave dhe shpesh herë i ndihmonte kolegët në përmbajtjen e tyre. Stojan Rangellovi kishte dëshirë të madhe të merrej me muzikë, por mungesa e mjeteve për shumë kohë nuk i lejonte të realizojë ëndrrën e vet. Të afërm të tij e ndihmuan për të blertë klarinetën e parë. Në fillim ai u ftua në kolektiv si klarinetisti, më vonë filloi t’i bjerë fyellit. Bashkëkohësit e tij e përshkruajnë si një njeri modest dhe i respektueshëm. Gjatë viteve të vijim Stojani ka përgatitur shumë muzikantë të rinj popullorë. Pjesëtari i katërt i grupit është Jordan Bellkin, ai i binte gadullkës (mandolës me tre tela dha hark). Deri në fund të jetës si tij ka punuar si rrobaqepës. Zotëronte deri në përsosjen mandolën dhe spikatet si këngëtar dhe valltar në koncertet e kuartetit. U sëmur rëndë në vitin 1960. Vdekja e tij në vitin 1963 i vuri fund dhe “Kuartetit të Bistricës”.

Të gjithë muzikantët e grupit kanë merita të jashtëzakonshme për zhvillimin e folklorit bullgar. Dejan Matein bashkë me Filip Kutevin dhe Ivan Kavallxhievin është ndër themeluesit e Ansamblit Shtetëror për këngë dhe valle popullore. Kuarteti punoi edhe me korin e dhomës “Svetosllav Obretenov”, me grupin e Teatrit Popullor “Ivan Vazov”. Bashke me koreografin tonë të parë Boris Conev, udhëheqës i ansamblit të parë valltar “Bëllgarska kitka”, kuarteti jepte shumë koncerte në vend dhe jashtë shtetit. Katër muzikantët u lanë bashkëfshatarëve të tyre në Bisrica si trashëgim kolektivin folklorik pranë vatrës së kulturës “Shën Princi Boris i I- 1909”.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ditën e Enjos, barishtet dhe uji fitojnë fuqi magjike

Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..

botuar më 24-06-24 6.30.PD

Plovdivi fton dashamirët e profesioneve të harruara në Muzeun e tij Etnografik

Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..

botuar më 24-06-24 5.30.PD

Festivali "Babina Dushica" në Montana mbledh kuzhinierë nga e gjithë Bullgaria

Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..

botuar më 24-06-22 10.15.PD