“Le ta pyesim Sirakun”. Kështu fillon një artikull i Anna Kamenovës i publikuar në vitin 1943 në revistën “Zllatorog” me rastin e vdekjes së Sirak Skitnikut. “Le ta pyesim Sirakun” – kështu titullohet edhe një debat, i cili u mbajt në galerinë kombëtare “Kuadrati 500”. Kritikja e artit Borjana Vëllçanova na solli më shumë hollësi:
“Le ta pyesim Sirakun” është një prej ligjëratave, të cilat u janë kushtuar piktorëve të ndryshëm nga iniciativa e Galerisë Kombëtare “Specialistët tregojnë”. Një herë në muaj një prej mbikëqyrësve të Galerisë Kombëtare prezanton ndonjë problem, piktor, ose pikturë nga veprat në ekspozitën zyrtare të galerisë “Kuadrat 500”.Galeria zotëron një prej koleksioneve më të mëdha të krijimtarisë së Sirak Skitnikut – mbi 177 vepra origjinale. Koleksioni paraqet absolutisht të gjitha periudhat krijuese të Sirakut – nga vitet më të hershme, nga e ashtuquajtura “Periudhë e Peterburgut” deri në vdekjen e tij në vitin 1943. Në ekspozitën tonë të përhershme ka 7 vepra të tij.”
Piktor, poet, kritik letrar dhe teatral, drejtor dhe sekretar artistik i Teatrit Popullor, gazetar dhe drejtor i parë i Radios Kombëtare Bullgare, kryetar i parë i Lidhjes së Piktorëve Bullgarë. Ky është Panajot Todorov Hristov – emri i vërtetë i Sirak Skitnikut (Jetimi Endacak). Gërshetimi unikal i talenteve të ndryshme dhe ndikimi i madh mbi kulturën bullgare e bëjnë një figurë të madhe në jetën kulturore të vendit tonë. Ai ka lindur në Sliven në vitin 1883. Ka mbetur jetim shumë herët. Së pari ka mësuar në Seminarin Teologjik, pas kësaj është nisur për në Peterburg, ku ka mbaruar në degën e artit figurativ. Duke u kthyer në Sofje Sirak Skitnik debutoi si poet – me përmbledhjen me poezi “Rrëfimi”. Ka marrë pjesë në tri luftëra botërore – në Luftën e Parë dhe në atë të dytë Ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore. Është vështirë të tregojmë shkurtimisht për Sirak Skitnikun. Prandaj e pyetëm Bojana Vëllçanovën për se ai dallohet nga piktorët e tjerë?
“Në artin e tij ai vërtetë është me shumë fytyra dhe shkakton edhe deri më sot një interes të madh ndër studiuesit dhe kritikët. Është përfaqësues i drejtimeve të ndryshme në art – i artit bullgar, i secesionit, i ekspresionizmit. Mendoj se kjo që duhet të thuhet për të është se ai përveç se është piktor, është gjithashtu poet, kritik letrar, drejtor i parë i Radios Kombëtare Bullgare. Ai me të vërtetë është një person kozmopolit, i cili ka lërë gjurmë të thella në jetën tonë kulturore dhe shoqërore. Është vështirë të përmendim ndonjë piktor tjetër të tillë, i cili të disponojë talente në kaq shumë sfera. Le të mos harrojmë se ai ka qenë drejtor artistik i Teatrit Popullor. Ka ndihmuar shumë për përmirësimin e mjedisit të punës, për skenografinë e artit, si dhe për zhvillimin e ilustrimit bullgar. Ai ka ilustruar poema të Edgar Alën Po, “Balladat bullgare” të Teodor Trajanovit dhe e ngriti ilustrimin në një nivel shumë të lartë në atë kohë”.
Megjithë personalitetin e tij universal dhe qëndrimin e tij të përhershëm në jetën kulturore të Bullgarisë në fillim të shekullit të XX-të, disa dekada pas vdekjes së tij veprat e Sirak Skitnikut në galeritë shtetërore, ose në koleksionet private, paraqiten shumë rrallë para publikut. Krijimtaria e tij letrare, kritika dhe veprat e tij teatrale nuk janë studiuar mirë. Shpjegimi për fatin jo të mirë të trashëgimisë së tij është se pushteti popullor e ka shpallur Sirakun reaksionar dhe veprat, si dhe tërë poezia e tij ishin ndaluar. Sot ai rikthehet nga e kaluara, që të na rikujtojë se ka “një art të përhershëm, një art, të ri dhe të vjetër për gjithmonë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..