Edicioni i 19-të i Festivalit Xhaz në Bansko fillon më 6 gusht. Tetë ditë të tërë me radhë në pushimoren malore do të dëgjohet muzika xhaz dhe pop në interpretim të 28 grupeve gjithsejtë. Ndër emrat e njohura janë Jordanka Hristova dhe Big Benda e qytetit Bllagoevgrad, të cilët do të hapin festivalin ditën e shtune. Adhuruesit e këngëtarit bullgar Vasill Petrov do të dëgjojnë interpretimet e tij më 7 gusht bashkë me trion e pianistit xhaz Stanisllav Abaxhiev.
Siç njoftojnë organizatorët për herë të parë ftuan muzikantë kinezë të xhazit. Ky është grupi “Goldën Buda Xhaz Bend”. Në programin shoqërues për herë të parë parashikohet të ketë edhe “Xhaz për fëmijë”. Ndër pedagogët është profesoresha Stefka Onikjan. Publiku do të ketë mundësi të dëgjojë edhe studentët e saj nga Akademia Kombëtare Muzikore, specialiteti pop dhe xhaz. Koncerti i tyre është më 8 gusht dhe titullohet “Mjuzikëlli në xhaz”.
Më 10 gusht është koncerti i trios Sajrës Çestnët – piano, Bëster Uiljams – bas dhe Leni Uajit – bateri. Ekzekutimet e trios janë një nga theksat e festivalit. Ylli i sivjetshëm i Festivalit Xhos Stoun do të këndojë për publikun mbrëmjen e fundit. Ajo lindi në Britaninë e Madhe dhe që në moshën 14 vjeçare pushtoi publikun dhe jurinë në programin për talente të rrjetit Bi Bi Si “Yll për një natë”. Pak më vonë ajo nisi për në SHBA-në, ku incizoi albumin e parë. Pjesëmarrja në Festivalin Xhaz në Bansko është pjesë e turneut të saj botëror, që filloi në vitin 2014.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..