Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kapiteni i Mërfis Misfits: Secili duhet të provojë ragbi

БНР Новини
Foto: murphysmisfits.org

Mbase ka njerëz të cilët do të befasohen se në Bullgari luhet ragbi. Por në vend ka entuziastë dhe atletë, për të cilët ragbia është pasion. Ata bëjnë çdo gjë të mundur, që të popullarizojnë lojën.

Loja ragbi është e shpikur në Angli në fillim të shekullit të XIX, por në Bullgari është prezantuar një shekull më vonë. Gjatë viteve 30 të shekullit të XX ragbia përparon me ngadalë, kurse kampionati i parë zhvillohet mezi gjatë vitit 1959. Sot në Bullgari ka më shumë se 40 klube në ragbi, ku disa prej tyre janë pjesë nga federata Bullgare e ragbisë, kurse të tjerë ekzistojnë krejtësisht mbi parimin amator. Pavarësisht nga mangësia e mjeteve dhe të terreneve për lojë, sporti po e vazhdon zhvillimin e vet.

Mësuam më shumë për këtë lojë interesante  nga Stefan Dojçev-president i klubit të ragbisë “Mërfis Misfits”, por në të njëjtën kohë dhe kapiten i skuadrës së meshkujve. Klubi është themeluar gjatë pranverës së vitit 2002, kur në pab klubin irlandez në Sofje Mëri Te Huki nga Zelanda e Re i propozon një grupi prej shokëve të tij të luajnë ragbi duke i bindur se mosha nuk ka rëndësi. Çdo gjë fillon si me shaka, por shumë shpejt njerëz të rinj tregojnë dëshirë të përfshihen në stërvitjet. Sot “Mërfis Misfits” është një klub serioz me statut, me këshill drejtues, logo e kështu me radhë. Gjatë viteve skuadra ka përfshirë lojtarë nga krahinat e ndryshme të botës – njerëz me profesione të ndryshme, të cilët punojnë dhe jetojnë në Sofje. Bërthama e klubit tanë është e përbërë kryesisht prej bullgarëve, por skuadra mbetet internacionale. Ky nuk është vetëm një klub sportiv, por dhe një klub social, në të cilin miqësia, respekti dhe dëfrimi janë një pjesë e pandarë nga atmosfera.

СнимкаE pyetëm Stefan Dojçevin se cili është interesi ndaj lojës angleze në Bullgari?

“Patjetër që kur ka ngjarje të një përpjesëtimi botëror si kampionati botëror ose Turneu i gjashtë kombeve, i cili përfshin skuadrat më të mira evropiane ka një auditor shumë më të madh dhe më shumë njerëz fillojnë të interesohen nga sporti. Përkatësisht ka dhe më shumë njerëz të cilët shfaqin dëshirë të përfshihen në stërvitjet. Me rëndësi është të kuptohet se, ky nuk është një futboll amerikan, sepse ka një ndryshim midis të dy sporteve. Një gjë tjetër e rëndësishme është ekzistenca e rregullave mjaft të përpikta, të cilat i mbrojnë lojtarët. Ragbia mundet të duket si një lojë agresive ose e rrezikshme, por dëmtimet nuk janë më të shpeshta dhe të shumta nga këto në sporte të tjera. Fëmijët po kështu janë të mirëseardhur dhe mësohen shumë lehtë me lojën. Ne zhvillojmë ushtrime me një grup fëmijësh dhe i njohim me sportin ragbi. Çdo një është i mirëseardhur që të provojë këtë sport pa rëndësi të moshës, gjatësisë ose gjinisë. Bile kemi dhe një vajzë në skuadër.”

Motoja e “Mërfis Misfits” është “Ragbi është burimi” – një shprehi e marrë nga kultura e sërfistëve. Kuptimi i tij është vënia e një sporti të dhënë si bazë për ndërtimin e vlerave jokalimtare njerëzore dhe si burim të miqësisë dhe të respektit. Sipas “Mërfis Misfits” kjo në një shkallë të madhe është e vlefshme për ragbinë. Bashkimi në skuadrat është një nga veçoritë e lojës, që tërheqin adhuruesit. Ky sport atletik zhvillon cilësi të shumta si disiplinë vetjake, vendosmëri, frymë skuadrash dhe ka një ndikim të plotë pozitiv mbi fizikën dhe psikikën e njeriut.

Pavarësisht nga historia e vet shumëvjeçare, sporti dhe sot e kësaj dite i ruan parimet e veta jo komerciale, më në veçanti në Bullgari. Në botë deri në vitin 1995 ky sport praktikohet vetëm në një nivel amatorësh, kurse pas kësaj niset në rrugën e profesionalistëve.

СнимкаNë lojërat olimpike ragbi është e përfshirë deri tanë gjatë viteve 1900, 1908, 1920 dhe 1924. Në Olimpiadën në Rio gjatë kësaj vere loja kthehet në formatin ragbi 7, ku 12 skuadra kombëtare të meshkujve dhe të grave do të luftojnë për floririn. Ragbi 7 është versioni më i shkurtër dhe dinamik i lojës, me 7 lojtarë në skuadër dhe kohëzgjatje të lojës prej 7 minutave.

Milionë spektatorë nëpër të gjithë botën do të shikojnë ragbi gjatë kohës së Olimpiadës dhe ndeshjet atraktive mbase do të motivojnë ndokush në Bullgari të vizitojë një stërvitje në ragbi për herë të parë. Stefan Dojçev bind se asnjë nuk do të ikë i zhgënjyer dhe pa buzëqeshje: “Para së gjithësh duhet të kenë dëshirë. Nuk është e nevojshme të dinë çfarëdo qoftë për lojën. Është mirë të pëlqejnë birë, sepse ajo është një pjesë nga traditat e ragbisë. Është me rëndësi po kështu që njeriu të mund të dëfrejë, kurse skuadra do të kujdeset për të tjerat. Nuk ka njeri i cili të ketë ardhur me dëshirë për të luajtur dhe të mos i është dhënë kjo mundësi. Ky është një nga parimet bazë në ideologjinë e “Mërfis Misfits”.

Çdo një i cili nuk ka luajtur ragbi deri tani duhet të dijë dhe për të ashtuquajturën gjysmë të tretë të kohës, e cila jep mundësi që skuadra të marrë revansh për humbjen e vet në terren. Kjo bëhet pas sinjalit të fundit të gjyqtarit, kur kundërshtarët kthehen në shokë të mirë. Fitore në gjysmën e tretë të kohës mund të arrihet me mjeshtëri për një pirje të shpejtë të birrës, përmes këndimit të këngëve sa më të shumta ose përmes lojërave të tjera, të përshtatshme për një pab.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Aleksandër Markov dhemurphysmisfits.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magomet Ramazanov

Magomet Ramazanov me medaljen e tretë të artë olimpike për Bullgarinë - në mundje të lirë

Magomed Ramazanov triumfoi me titullin e tretë olimpik për Bullgarinë nga Lojërat në Paris 2024, pasi mundi bindshëm legjendën në mundjen e lirë deri në 86 kg, iranianin Hasan Jazdani Çarati - medalist olimpik i artë dhe argjendi dhe tre herë..

botuar më 24-08-09 10.26.MD
Borjana Kalejn (majtas) me kampionen olimpike Darja Varfolomeev (Gjermani) dhe medalisten e bronztë Sofia Raffaeli nga Italia.

Borjana Kalejn me argjendin historik olimpik për Bullgarinë në gjimnastikë ritmike

Me katër kombinime të mrekullueshme me rreth, top, birila dhe fjongo, Borjana Kalejn fitoi një medalje argjendi në Lojërat Olimpike në Paris. Medalja e mëparshme për vendin tonë në gjimnastikë ritmike individuale daton në vitin 1988, kur Adriana..

botuar më 24-08-09 7.44.MD

Bullgari Karlos Nasar është kampion olimpik në peshëngritje me rekord botëror

Karlos Nasar u bë kampion i Olimpiadës në Paris në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. Ai shkatërroi të gjithë konkurrencën dhe fitoi titullin, duke vendosur një rekord botëror në dyluftim. Peshëngritësi ynë 20-vjeçar, i lindur në Paris,..

botuar më 24-08-09 7.04.MD