Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përcollëm një vit të suksesshëm sportiv, por pa entuziazëm të furishëm

"Pothuajse të gjitha sukseset bullgare në vitet e fundit lidhen me atletët e natyralizuar," thotë Kamen Alipiev

Foto: Freepik

Bukuri dhe forcë - dy fjalë që na vijnë në mendje si vizione, emocione dhe kujtime sapo shfletojmë kalendarin sportiv të vitit të kaluar. Në të, me një shkrim të bukur mbi shirit, Boryana Kaleyn shkruan mesazhin se me forcë dhe besim mund të arrijmë edhe ëndrrën tonë më të parealizueshme. Karlos Nasar mban një tjetër peshë të paimagjinueshme mbi supe në një betejë të bukur midis shpirtit të pavdekshëm dhe dhimbjes fizike. E bukura dhe e guximshmja Kimia Alizadeh u rebelua kundër regjimit shtypës në Iran, dhe më pas - me papajtueshmëri, fitoi një medalje olimpike për atdheun e saj të ri.
Kamen Alipiev
“Nëse fshihemi vetëm pas shtatë medaljeve olimpike, viti ishte super i suksesshëm, i pabesueshëm, i jashtëzakonshëm – thotë gazetari sportiv Kamen Alipiev. – Por në një vend jo aq tolerant, siç po bëhemi kohët e fundit, sot po mbledhim fruta pikërisht nga medalje të fituara nga sportistë, të cilët nuk janë produkt i shkollës bullgare. Të tillë janë dy nga tre medalistët tanë të artë - Semen Novikov dhe Magomed Ramazanov, po ashtu edhe dy fitues të bronzit - ikona e sportit botëror Kimia Alizadeh dhe Javier Ibanez”.
Kimia Alizadeh
Sportisti i padiskutueshëm i vitit është peshëngritësi Karlos Nasar, i cili fitoi betejat e tij në më shumë se një front, duke konkurruar me një dëmtim të rëndë të shpatullës dhe nevojën për kirurgji.
Karlos Nasar
“Ndoshta do të më duhet të pushoj pak, por mendoj se nuk do të mungoj nëpër gara – deklaroi ai. – Në vitin 2025 do të marr pjesë në një kategori deri në 98 kg, e cila, për mendimin tim, do të jetë shumë e fortë dhe do të kem sfida të reja, rekorde të reja botërore për të thyer dhe konkurrencë të re."
I lindur në Ukrainë, por duke konkurruar për Bullgarinë, Semen Novikov fitoi një medalje të artë olimpike në mundjen klasike.
Semen Novikov
"Një titull botëror - kështu i përgjigjet shkurt pyetjes se cili është qëllimi i tij i radhës. - Dua të falënderoj Bullgarinë, sepse ndjeva mbështetjen e çdo bullgari dhe gjithashtu t'u them fëmijëve që fillojnë stërvitjen e mundjes të mos dorëzohen pas vështirësive apo humbjeve - gjëja më e rëndësishme është të mos dorëzoheni."

Kampioni olimpik i mundjes së lirë Magomed Ramazanov, i lindur në Republikën Ruse të Dagestanit, nuk konkurroi profesionalisht për tre vjet për shkak të luftës që shpërtheu atje. Megjithatë, trajneri i Veliko Tërnovos, Mirosllav Kolev, e mori në duart e tij dhe së bashku arritën sukses spektakolar në Paris.
Magomed Ramazanov
"Për ëndrrat e reja kam synim të stërvitem deri në moshën 35-vjeçare - thotë mundësi. - Për sa kohë të jem mirë dhe të kem durim, do ta përmbush qëllimin tim. Ndërkohë do të përpiqem të bëhem kampion evropian dhe kampion bote dhe sërish të fitoj medaljen e artë në Lojërat Olimpike pas 4 vitesh”.

Në Paris, medalistja e argjendtë Boryana Kaleyn tregoi historinë e jetës së saj në gjimnastikë, duke rikrijuar fazat e ndryshme në rutinat e saj dhe tani ajo është gati të marrë një rrugë të re, sepse, sipas fjalëve të saj, pas çdo fundi vjen një fillim i ri. Megjithatë, ajo zotohet se një ditë do të kthehet si trajnere.
Boryana Kaleyn
“Njeriu jeton dhe merr frymë më i qetë kur ëndrra e tij realizohet – thotë Boryana Kalein. – Ndoshta me kalimin e viteve do të kuptoj se sa njerëz ka prekur arritja ime, loja ime, sepse për mua ishte emocionale në një mënyrë, por për të gjithë të tjerët që më kanë parë - në një mënyrë krejtësisht tjetër, unë gjithashtu e kuptoj se sa shumë fëmijë janë të frymëzuar nga ajo që kanë arritur dhe jam e lumtur që ata tani do të ëndërrojnë akoma me më shumë guxim.

Krahas arritjeve të medalistëve tanë olimpikë, Kamen Alipiev vendos sukseset e Grigor Dimitrov. Ai përfundoi në top 10, iu dha çmimi Stefan Edberg Sportsmanship i ATP-së dhe fitoi një mori vlerësimesh të tjera – duke përfshirë ndeshjen më të mirë të vitit me fitoren e tij ndaj Carlos Alcaraz në Masters 1000 në Miami dhe lojën më mbresëlënëse në turne.
Grigor Dimitrov
Në vitin 2024, kombëtarja bullgare e volejbollit fitoi titullin evropian për vajza, u vu re prania e garuesve tanë në sportet dimërore, ndërsa Valentina Georgieva pati "arritjet e saj të vogla" në gjimnastikën sportive - sipas Kamen Alipiev, duke u renditur e pesta në finale.
Valentina Georgieva
Sipas Kamen Alipiev, qëllimi nuk është fitimi i medaljeve për kilogram, por që kampionët të bëhen figura unifikuese dhe arritjet e tyre të zgjojnë interes ndaj sportit.

“Në këtë mënyrë ndërtohet një kulturë sportive dhe një rikthim drejt gjësë më të rëndësishme – sa më shumë njerëz të merren me sport – thotë ai. – Për momentin sporti bullgar ekziston pavarësisht mungesës së politikës shtetërore, megjithëse nuk ka përpjekje të qëllimshme për të zhvilluar një proces afatgjatë .Ne si shoqëri nuk kemi synime afatgjata dhe kjo vlen edhe për sportin - ne mbështetemi në shpërthime të çastit, siç e pamë në Lojërat Olimpike. Megjithatë, është mirë që kemi pasur një finaliste në kampionatin jozyrtar botëror në tenis për të rinj "Orange Bowl" që është Elizara Janeva, gjithashtu Nikolla Collov i cili mund të bëhet bullgari i parë që garon në Formula 1, Radosllav Jankov që pati një tjetër fitore në Kupën e Botës për snowboard, pra ky vit për nga rezultatet mund të quhet i suksesshëm. "
Radosllav Jankov
Në fund të analizës së tij të pamëshirshme, Kamen Alipiev konkludon se nuk duhet të na pushtojë një entuziazëm i furishëm dhe një ndjenjë e madhe krenarie kombëtare për atë që po ndodh në sportin bullgar.

(Janë përdorur pjesë nga intervistat dhe reportazhet e Krëstina Ivanova dhe Zdravka Masljankova)
Foto: EPA/BGNES, BGNES, BTA, Ani Petrova - BNR, Facebook/BTFWT, Freepik
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov në gjysmëfinale në Brisbane

Tenisti bullgar Grigor Dimitrov, i cili mbron titullin e tij në Brisbane, mposhti përfaqësuesin vendas, Xhordan Tompsën me 6:1, 2:1, gjë pas së cilës kundërshtari i tij u tërhoq për shkak të lëndimit. Kështu, bullgari arriti në gjysmëfinalen e tij të..

botuar më 25-01-03 11.24.PD
Grigor Dimitrov

Një fillim i suksesshëm i vitit 2025 për Grigor Dimitrov – tenisti më i mirë bullgar shkon në çerekfinale në Brisbane

Grigor Dimitrov e hapi vitin sportiv bullgar 2025 me ndeshjen e 1/16-tës në turneun e serisë ATP 250 në Brisbane, ku po mbron titullin e tij. Bullgari mundi tenisin australian Aleksandër Vukiq me 2:0 sete, pasi fitoi setin e parë me rezultat 6:2 dhe setin e..

botuar më 25-01-01 10.19.PD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov e nisi me fitore pjesëmarrjen në Brisbane

I dyti në skemën ATP 250 në Brisbane, Grigor Dimitrov, filloi me sukses sezonin e tij të 18-të në tenisin profesional. Në mbrojtje të titullit, bullgari mundi me 7:6(5), 6:3 të kualifikuarin nga Gjermania Janik Hanfman pas një orë e 47 minuta lojë...

botuar më 24-12-30 11.26.PD