Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimitar Kazakov-Neron – gjurma e thellë e talentit

БНР Новини

Deri më 18 shtator në Galerinë Kombëtare të Arteve mund të vizitoni një ekspozitë prej 55 veprash të një prej piktorëve më të mëdhenj bullgarë – Dimitër Kazakov-Neron. Pse e ka këtë nofkë? Artisti ka qenë shumë i varfër, vetë ai ka treguar se si në vitet studentore ka banuar në tavanin e Akademisë Kombëtare të Arteve bashkë me mikun e tij Teodor Baltev. Në atë kohë Kazakov ka qenë kaldajist. Është arsimuar në atelietë e Akademisë. Një ditë duke i hedhur qymyret në kaldajë miku i tij Baltev i ka thënë: “E ke balluken si Neroni”. Kështu ka lindur nofka e tij. Biseduam me kujdestaren e ekspozitës Suzana Karanfillova për rrugën e tij në art dhe për trashëgiminë e lënë nga ai:

“Dimitër Kazakov është një prej piktorëve me stil individual dhe kjo e bën një njeri shumë interesant. Përveç krijimtarisë së tij të madhe, ai ka një karakter shumë interesant dhe rreth personalitetit të tij u krijua një mit që gjatë viteve 70, 80. Ai është një autor shumë i koleksionuar. Që gjatë paraqitjes së Kazakovit në Paris, Athinë, Nju Jork, Itali, koleksionistët e huaj treguan një interes të madh ndaj veprave të tij. Dhe që atëherë ai kuptoi se është autor, i cili vlerësohet shumë. Edhe në Bullgari shumë prej veprave të tij u blenë për galeritë në vend, si dhe për koleksionet private.”

Çfarë janë temat dhe imazhet e tij?

“Krijimtaria e tij është lidhur drejtpërsëdrejti me folklorin, me traditën kombëtare, me historinë e qytetërimeve. Një prej personazheve kryesore është gruaja në të gjitha rolet e saj, si nënë, e dashur, zanë – në kompozime më të ndryshme.”

Në cilat fusha të artit punon Kazakov?

“Dimitër Kazakov krijon në fusha të ndryshme të pikturës, akuarelit dhe qeramikës. Bashkë me vëllain e tij ata krijojnë edhe plastikë. Në Muzeun e specializuar për artin drugdhendës dhe pikturimin e ikonave në Trjavna ka mbi 490 vepra, të cilat janë dhuruar nga vëllezërit Dimitër dhe Nikolla Kazakovi. Atje ka lloje të ndryshme artesh të grumbulluara në një vend.”

Krijimtaria e tij ka frymëzuar krijimin e studimeve kritike dhe librave biografike.

Rinia“Ka shumë letërsi të specializuar për Dimitër Kazakovin. Ajo kryesore është shkruar nga korrespondentja Aksinia Xhurova. Për Kazakovin kanë shkruar gjithashtu Rusen Ruenov, Georgi Shapkarov, Dimitër Pampullov, intelektualja e madhe Dora Valie, motra e eruditit Petër Uvaliev. Krijimtaria e tij me të vërtetë është shumë origjinale. Ai ka krijuar një botë të vet në pikturat e tij. Vetë ai e quan “hapësirën e prapme”, në të cilën figurat ndodhen në një hapësirë të paajër, në një vakum me elementet specifike për krijimtarinë e tij – çezma, shpendët, mollët e ndara. Çdo një pikturë përbën një botë të veçantë fantastike. Që në të kaluarën krijuesit e artit kanë kuptuar se stili i tij e pasuron jashtëzakonisht historinë e artit bullgar dhe ia kanë kushtuar atij kohën e domosdoshme.

“Ideja ime ishte të paraqisja piktura të Dimitër Kazakovit, të cilat janë pronë e koleksioneve shtetërore dhe t’i tregonim pikturat, të cilat janë blerë në fund të viteve 70 – në fillim të viteve 80. Atëherë ai kishte një seri ekspozitash më vete, të cilat për mendimin tim janë maja në krijimtarinë e tij. Deshëm ta nënvizojmë atë, që ai arriti në veprat e tij. Kjo ekspozitë paraqet piktura të 15 galerive në vend. Ndër to janë Galeria Kombëtare e Arteve, Galeria e Arteve Figurative e Sofjes, Galeria e Arteve Figurative Dhurata “Svetlin Rusev” në Pleven. Muzeu i specializuar për artin drugdhendës dhe për pikturimin e ikonave në Trajvna na dha 16 piktura. Një ekspozitë e tillë përgatitet muaj me radhë.”

Do të shtojmë se Kazakov ka lënë mjaftë vepra të tij jashtë shtetit. Gjatë viteve ai ka marrë pjesë rregullisht në ekspozita të përbashkëta në Sofje, Berlin, Sao Paolo, Ankara, Uashington, Paris, Düsseldorf, Tokio, Nju Jork, Madrid, Bazel, Nim etj. Ka mbi 40 ekspozita të veta në Bullgari dhe përtej kufirit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi nga ekspozita: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD
Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD