Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzikë klasike dhe xhaz në albumin e ri të bullgareve Stefka Miteva dhe Youliana Tochkova - Patrouilleau

Foto: arkiv personal

Promenade Andantequhet albumi i ri i dy bullgareve, të cilat prej shumë vitesh jetojnë dhe punojnë në Francë. Ky është projekti i tyre i parë i përbashkët dhe në të janë përfshirë vetëm pjesa të kompozuara nga ato. Stefka Miteva është këngëtare. Ajo preferon xhaz, etno, është pedagoge muzikore për njerëz që merren me muzikë në mënyrë joprofesionale, punon edhe me muzikantë, është dirigjente e formacioneve të vogla korale. Juliana (Youliana Tochkova - Patrouilleau) i bie harpës, kompozon, është profesoreshë e teorisë së muzikës në Konservatorin e qytetit Chartres dhe në Orgeres-en-Beauce.

Duoja muzikore ekziston tashmë dy vjet dhe quhet Cordames.“Lindja e saj ishte diçka e natyrshme, sepse ne njihemi tashmë 25 vjet dhe vazhdimisht shkëmbejmë ide – tha Juliana dhe vazhdoi:

„Bëmë diçka si “martesë” midis xhazit dhe muzikës klasike. Harpa po përdoret gjerësisht në muzikën pop dhe xhaz, mirëpo në Francë ajo mbetet kryesisht në muzikën klasike. Filluam me disa vepra klasike. Qëllimi ynë qe që të tregojmë se si mund të bëhet ky tranzicion midis klasikes dhe xhazit në kuadrin e një pjese. Për ne projekti qe plot me pengesa të ndryshme – unë jetoj në Chartres, Stefka – në Paris. Vazhdimisht udhëtonim, organizonim prova. Shpresoj se rezultati do t’u pëlqejë dëgjuesve. Shumica e pjesëve janë kompozuar nga ne. Në “Qetësinë e Hënës” përdorëm fjalë për fjalë dy akorde nga pjesa e Debussy-it “Drita e Hënës”. Struktura është ndryshuar krejtësisht, teksti është ynë. Kemi dhe një pjesë në bazë të “Sonatës Patetike” të Beethoven-it. Titulli i albumit vjen nga pjesa “Promenade Andante”.Ajo është krijuar mbi motive të një sonate shumë të njohur të Mocart-it. Pjesa “Sous les tropiques” është për fëmijë. Para 20 vjetësh Stefka, profesioni i së cilës është regjisore teatrale, punonte mbi një spektakël për fëmijë. Më dërgoi tekstin dhe dëshironte që unë të shkruaja muzikën për të. Kështu krijuam një këngë që u pëlqen shumë fëmijëve. Unë jam pedagoge dhe nxënësit e mi e mësojnë me kënaqësi.

Stefka Miteva ka qenë shumë herë në studion e Radio Bullgarisë, kemi dëgjuar projektet e saj vokale dhe instrumentale. Kurse ju prezantojmë për herë të parë Youliana Tochkova - Patrouilleau.

„Mbarova Shkollën Muzikore Kombëtare në Sofje në specialitetin harpë. Që kush isha fëmijë kompozoj dhe për këtë arsye vazhdova në Fakultetin për Teori dhe Kompozim në Akademinë Muzikore. Pastaj me bursë shkova në Francë dhe atje vazhdova arsimin tim, përsëri në degën e harpës. Po punoj si pedagoge dhe jap mësime në fushën e solfezhit, teorisë dhe analizës së muzikës. Punoj gjithashtu si pianiste në koret e bashkëshortit tim, i cili është dirigjent. Ai flet shumë mirë bullgarisht. Me të përpiqemi të mbajmë kontakte aktive me Bullgarinë, kemi shumë projekte muzikore të realizuara këtu. Më pëlqen më shumë të shkruaj muzike. Për mua krijimi është diçka shumë e rëndësishme, pavarësisht se shpeshherë nuk vlerësohet siç duhet. Kompozoj vazhdimisht – muzikë dhome dhe simfonike, pjesa vokale. Veprat e mia më shpesh interpretohen në Francë, mirëpo muzika ime ka tingëlluar edhe në Brazil, Meksiko, natyrisht – në Bullgari. Preferoj motivet ritmike dhe melodike të folklorit bullgar. Kur isha studente tema ime e diplomës ishte Koncert për harpë dhe orkestër mbi bazën e motiveve bullgare. Në këtë që e bëjmë me Stefkën gjithashtu përpiqemi ta përdorim folklorin bullgar. Tradita jonë është një thesar i madh”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD