Në pjesën juglindore të qytetit bregdetar Varnë, jo larg portit, janë rrënojat e godinës më të madhe antike shoqërore të gërmuar deri tashti në Bullgari. Bëhet fjalë për banjat e qytetit të dikurshëm Odesos. Sot me sipërfaqen e tyre prej më se 7 mijë metrash katror ato konsiderohen më të mëdhatë në Ballkan dhe të katërta për nga përmasat nga koha e pushtetit romak në Evropë.
Duhet të theksojmë rolin e arkeologut të madh çek dhe bullgar, akademikut të Akademisë Bullgare të Shkencave Karell Shkorpill, i cili kur punonte në Bullgari përqendroi vëmendjen e tij mbi rrënojat e madhërishme të kësaj ndërtese të vjetër. Ndër të tjerët ai është njeri prej themeluesve të shkencës arkeologjike bullgare. Të mos harrojmë se ai zbuloi rrënojat e kryeqytetit të parë bullgar Pliska. Busti i tij mund të shihet në rajonin e banjave. Në një periudhë më të vonshme, gjysmën e dytë të shekullit XX, në vazhdim të dhjetë viteve këtu punuan shkencëtarët bullgarë Millko Mirçev, Aleksandër Kuzev etj. Si rezultat i gërmimeve të tyre u zbuluan banjat antike. U vendos gjithashtu, se bëhet fjalë për të ashtuquajturat banja të vogla perandorake me ndarjen simetrike të të gjitha pjesëve në katin kryesor. Bisedojmë me drejtorin e Muzeut Rajonal Historik në qytetin Varnë, profesor Valentin Pletnjov.
“Përbrenda të ndarat janë të mëdha dhe të gjitha janë të harkuara. Në katin e përdhes ishin të gjithatë ndarat e shërbimit: korridoret për furnizimin me mallra dhe për shërbimin e personalit. Në katin e sipërm kishte një banja të madhe, në të cilën ka disa të ndara – një dhomë veshje, sallë të madhe për bisedime. Aty njerëzit takoheshin dhe zhvilluan bisedime. Pikërisht takimet për shkëmbimin e mendimeve ishin një nga gjërat kryesore, që kryheshin në banjat. Krahas kësaj ka të ndara për larje me ujë të ftohtë, me ujë të ngrohtë. Ky është një nga parimet e ndërtimit të të gjitha banjave romake.”
Godina bën përshtypje me lartësinë nga 20-25 metra dhe me harqet. Në të të ndarat dubloheshin në mënyrë simetrike nga lindja dhe perëndimi dhe përsëriteshin çifte të njëjta të pishinave. Përbrenda banja ishte zbukuruar me pllaka prej mermeri. Muret dhe dyshemetë ngroheshin me sisteme speciale të quajtura “hipokaus”. Për këtë ngrohje dyshemeja vihej mbi kolona speciale nga tulla ose tubacione prej qeramike midis të cilëve qarkullonte ajër të ngrohtë siguruar nga oxhaqe speciale. Tani arkeologët zbulojnë zbukurime të shumta plastike dhe statuja. Shumica prej tyre janë të prezantuara në muze. Ato janë figura të hyjnive, ornamente të relievta e të tjerë.
Mirëpo, banjat e mëdha janë tepër të shtrenjta për mirëmbajtje. Kur në shekujt e II-të dhe të III-të qyteti përjetoi një rënie dhe kur filluan invazionet e fiseve, banjat ishin të braktisura. Për nevojat e popullsisë u ndërtuan të ashtuquajturat banja të vogla, të cilët ndodhen nja afro 200 metra larg banjave të mëdha. Dhe megjithëqë banjat e mëdha vazhduan të ekzistojnë, supozohet se ata humbën funksionin e tyre. Prandaj në shekujt V dhe VI funksionuan të ashtuquajturat banja të vogla të Odesosit. Tani ato mund të shihen në afërsi të portit në vet bulevardin bregdetar.
“Dëshiroj të theksoj, se dy vitet e fundit me ndihmën financiare të Bashkisë së qytetit Varnë, pa mjete të tjera suplementare, u realizua një projekt interesant “Banjat Romake të Odesosit” – shpjegon profesori Pletnjov. – Në të u përfshin si banjat e vogla, ashtu edhe banjat e mëdha. Brenda dy viteve u investuan më se dy milion leva për restaurimin e këtyre monumenteve dhe për prezantimin e tyre. Në ato dy vende ka edhe qendra për vizitues.”
Mbresëlënëse është qendra e Banjave të Mëdha, e cila u hap kohët e fundit. Arkeologët shpresojnë, se gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm do të vazhdojë restaurimi i këtij objekti. Në të dy banjat ka skena, të cilat përbëjnë një hapësirë kulturore për shfaqje teatrore dhe operistike, për koncerte, për ekspozita e kështu me radhë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Veneta Pavllova
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..