Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Bohemët” përsëri i mbledhin ritmet e Ballkanit në Bansko

БНР Новини
Foto: arkiv

“Koncepcioni i “Bohemët”-së është bashkimi i muzikës, kulturës dhe kuzhinës së Ballkanit, ndjenja për liri dhe gëzim me shpirt të hapur. “Bohemët” është një festë e ritmeve karakteristike për folklorin bullgar, e daulleve dhe gjakut të nxehtë lindor, ku secili mund të gjejë një pjesë prej vetvetes” – janë të bindur organizatoret e etnofestivalit shumëngjyrësh, i cili zhvillohet në vendpushimin e njohur malor Bansko (Bullgari Jugperëndimore).

Gjatë verës dhe vjeshtës atje zhvillohen shumë ngjarje kulturore. Sivjet “Bohemia” organizohet për vit të dytë me radhë. Në program përsëri janë përfshirë muzikantë të muzikës etno nga Ballkani, të njohur në rajon dhe kryesisht në shtetet e ish Jugosllavisë. Trumbetari legjendar serb Kristijan Aziroviç disa herë ka qenë mbajtës i çmimit prestigjioz Prva Truba Guće (“Trumbeta më e mirë e Guçës”). Ai do të interpretojë bashkë me orkestrën e vet.

Dino MerlinNdër yjet e ftuar është kompozitori nga Bosnja, këngëtar dhe shkrimtar i teksteve Edin Dervishhalidoviç ose Dino Merlin, i cili ka filluar krijimtarinë e tij më parë me grupin “Merlin”. Kështu shpjegohet pseudonimi i tij artistik. Një fakt interesant nga biografia e tij është se ai është autori i himnit të Bosnjë e Hercegovinës. Në kuadrin e festivalit “Bohemia” është shpallur një konkurs për banda të panjohur bullgare. Fituesi në të do të ketë mundësinë të interpretojë para koncertit të Dino Merlinit. Me siguri publiku pret me padurim këngëtarin atraktiv Magnifiko me rrënjë serbo-sllovake, i cili jo vetëm bashkon muzikë etno dhe funk, mirëpo interpreton këngët e tij në një gjuhë të shëmtuar anglishte në kombinim me gjuhët ballkanike, francezen e kështu me radhë.

MagnifikoJa se çfarë tha Magnifiko disa ditë para pjesëmarrjes së tij në Bansko:

“Do të prezantoj “The Best Of...” – këngët e mia më të njohura. Shpresoi se publiku do të jetë i mirë dhe se do të bëj një koncert të mirë. Tekstet e mia janë në anglishte – në vend të parë sepse më pëlqen të luajë me gjuhët. Zbavitem shumë kështu. Dhe kjo gjuhë bëhet lingua franka – secili e di atë apo të paktën kupton diçka kur këndoj. Kështu publiku im zgjerohet. Kënaqem shumë se do të udhëtojë për në Bansko, di se atje është shumë e bukur dhe emocionet para koncernit janë të shumta.

Përfaqësuesit bullgarë në afishen e festivalit gjithashtu tërhoqi vëmendjen. Pirinski biseri (Margaritarët e Pirinit), “Glaznenski napewi” (Këndimet e Glaznës), “Banska mlladost” (Rinia e Banskos) janë vetëm disa nga grupet vendase folklorike, të cilat do të prezantojnë këngën tradicionale të malit Pirin. Shumica prej tyre interpretojnë këngë të vjetra, kështu siç i kanë mësuar ato nga stërgjyshërit e tyre. Takimi midis shtresave të ndryshme të kulturës dhe midis traditave të kombësive të ndryshme me siguri do të gëzojë shpirtin ballkanik me temperament të veçant, i cili mund të vlerësojë edhe këngët e trishtuara popullore, edhe gëzimin pa frenime.

Detyrimisht duhet të përmendim se të gjitha ngjarjet janë falas, vendi i festivalit “Bohemët” është sheshi qendror i Banskos.

Përgatiti në shqip: Yordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të pëlqej”... një dhuratë feste nga Bellosllava

Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..

botuar më 24-12-20 9.00.PD
Desi Dobreva

"Të dy"

Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..

botuar më 24-12-18 9.10.PD
Kori i Radios për Fëmijë me dirigjente Venecia Karamanova

"Nata e Shenjtë" - Kori i Fëmijëve i BNR-së na ngroh zemrat para Krishtlindjeve

Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..

botuar më 24-12-17 6.35.PD