“Koncepcioni i “Bohemët”-së është bashkimi i muzikës, kulturës dhe kuzhinës së Ballkanit, ndjenja për liri dhe gëzim me shpirt të hapur. “Bohemët” është një festë e ritmeve karakteristike për folklorin bullgar, e daulleve dhe gjakut të nxehtë lindor, ku secili mund të gjejë një pjesë prej vetvetes” – janë të bindur organizatoret e etnofestivalit shumëngjyrësh, i cili zhvillohet në vendpushimin e njohur malor Bansko (Bullgari Jugperëndimore).
Ndër yjet e ftuar është kompozitori nga Bosnja, këngëtar dhe shkrimtar i teksteve Edin Dervishhalidoviç ose Dino Merlin, i cili ka filluar krijimtarinë e tij më parë me grupin “Merlin”. Kështu shpjegohet pseudonimi i tij artistik. Një fakt interesant nga biografia e tij është se ai është autori i himnit të Bosnjë e Hercegovinës. Në kuadrin e festivalit “Bohemia” është shpallur një konkurs për banda të panjohur bullgare. Fituesi në të do të ketë mundësinë të interpretojë para koncertit të Dino Merlinit. Me siguri publiku pret me padurim këngëtarin atraktiv Magnifiko me rrënjë serbo-sllovake, i cili jo vetëm bashkon muzikë etno dhe funk, mirëpo interpreton këngët e tij në një gjuhë të shëmtuar anglishte në kombinim me gjuhët ballkanike, francezen e kështu me radhë.
Ja se çfarë tha Magnifiko disa ditë para pjesëmarrjes së tij në Bansko:
“Do të prezantoj “The Best Of...” – këngët e mia më të njohura. Shpresoi se publiku do të jetë i mirë dhe se do të bëj një koncert të mirë. Tekstet e mia janë në anglishte – në vend të parë sepse më pëlqen të luajë me gjuhët. Zbavitem shumë kështu. Dhe kjo gjuhë bëhet lingua franka – secili e di atë apo të paktën kupton diçka kur këndoj. Kështu publiku im zgjerohet. Kënaqem shumë se do të udhëtojë për në Bansko, di se atje është shumë e bukur dhe emocionet para koncernit janë të shumta.”
Përfaqësuesit bullgarë në afishen e festivalit gjithashtu tërhoqi vëmendjen. Pirinski biseri (Margaritarët e Pirinit), “Glaznenski napewi” (Këndimet e Glaznës), “Banska mlladost” (Rinia e Banskos) janë vetëm disa nga grupet vendase folklorike, të cilat do të prezantojnë këngën tradicionale të malit Pirin. Shumica prej tyre interpretojnë këngë të vjetra, kështu siç i kanë mësuar ato nga stërgjyshërit e tyre. Takimi midis shtresave të ndryshme të kulturës dhe midis traditave të kombësive të ndryshme me siguri do të gëzojë shpirtin ballkanik me temperament të veçant, i cili mund të vlerësojë edhe këngët e trishtuara popullore, edhe gëzimin pa frenime.
Detyrimisht duhet të përmendim se të gjitha ngjarjet janë falas, vendi i festivalit “Bohemët” është sheshi qendror i Banskos.
Përgatiti në shqip: Yordanka Ivanova
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..