Më shumë se tri dekada Festat e Arteve “Apolonia” paraqitin më të mirën të skenës bullgare dhe jo vetëm – ato na takojnë me bashkatdhetarët tanë, të cilët banojnë që prej vitesh jashtë, i përkrahin talentet e reja dhe e mbushin publikun dhe pjesëmarrësit me pozitivizëm dhe ide të reja. Edicioni i ardhshëm (nga 1 deri në 10 shtator) përsëri do ta mbushë Sozopolin e vjetër me ngjarje më të ndryshme – teatër, muzikë, art figurativ, kinema, letërsi... Themeluesi i “Apolonisë” dhe i fondacionit me të njëjtin emër, është prof. Dimo Dimov – muzikant dhe pedagog i njohur. Drejtoresha artistike dhe motori kryesor i festivalit është Margarita Dimitrova. Ajo na solli më shumë hollësi për theksat e afishes.
Detyra kryesore e “Apolonia” është paraqitja e krijuesve bullgarë, por nuk mungojnë edhe pjesëmarrës të huaj. Ndër ta janë kitaristët klasikë Stivën Kavano – Irlandë dhe Dilën Von – SHBA më 5 shtator. Muzikantët e rinj rusë Verustinia Shtur – Ovçinnikova – violë dhe Ilja Ovçinnikov – piano janë përfshirë në programin e 7 shtatorit. Kemi përgatitur transkribime interesante të disa fragmenteve të operave. Tieri Mejar – një trio e xhazit nga Franca ka shfaqje më 4 shtator, kurse trioja Teodosij Spasov është bashkë me Teodora Enake, e cila është ndër interpretuesit më të mirë të xhazit të Rumanisë.
“Gjithmonë kemi ngulur këmbë që të gjitha artet të paraqiten në mënyrën më të mirë – vazhdon zonja Dimitrova. – Sivjet mungon balet në afishen tonë, por do të ketë një spektakël të Ansamblit Folklorik Kombëtar “Filip Kutev”, do të dëgjojmë edhe Ivo Papazovin me orkestrën e tij “Trakia”. Në programin teatral kemi përfshirë disa prej pjesëve më të mira të stinës së kaluar. Gëzohem se do të paraqiten spektakle shumë të bukura si “Bel Ami” të teatrit të Vogël të Qytetit “Përtej Kanalit”, pjesa “Koha është ndaluar” e “Teatrit 199” etj.... Ndër veprat letrare, të cilat do të paraqesim, do të ketë gjithashtu disa pjesë. Një prej tyre do të ketë premierë “Dalje në rast rreziku” e Sillvia Çolevës. Ky është “Teatri në Tryezë”. Shpresojmë se veprat dramaturgjike do të bëjnë përshtypje dhe do realizohen në skenë. Në Galerinë e Arteve Figurative paraqitim një pjesë, e cila jam e sigurte se do të pëlqehet nga shumë njerëz. “Nirvana” e Konstantin Ilievit. Allbena Georgieva dhe Vlladimir Penev – aktorët, të cilët e paraqitën para 20 vitesh, tani përsëri janë së bashku në skenë në “Nirvana”.
Universiteti i Ri Bullgar – Teatri Dokumentar paraqet “Tregimet e heshtura” – një rrëfim tronditës për fatin e rëndë familjar të disa grave. Në qoftë se kthehemi përsëri tek “Apolonia” muzikore pa dyshim duhet të shënojmë se priten koncerte të Grafa, të grupit D 2 dhe të “Fondacionit”, ai i fundit është me pjesëmarrjen e Filarmonisë së Burgasit. Skena e xhazit e festivalit paraqet projektin Jazz&: ME 2 të Hilda Kazasjanit, programin Midnight Sun të Kamelia Todorovës dhe Zhivko Petrovit. Kurse mbrëmjen e fundit është koncerti “Katër gra këndojnë xhaz” të Bellosllavës, Mirosllava Kacarovës, Hilda Kazasjanit dhe Andronia Popovës. Sigurisht që Festat e Arteve “Apolonia” ofrojnë shumë përjetime të bukura. Ata, të cilët nuk mund të jenë të pranishëm në koncerte, mund të kalojnë çatë të bukura më vonë në saje të programeve të Radios Kombëtare Bullgare dhe të Televizionit Kombëtar Bullgar.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev, i njohur me pseudonimin STOYCHOS. Përderisa Stefani ka dy këngë origjinale, për STOYCHOS dueti i..
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..