Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përsëri takim i arteve në “Apolonia” – 2016

Foto: Festat e Arteve “Apolonia”

Më shumë se tri dekada Festat e Arteve “Apolonia” paraqitin më të mirën të skenës bullgare dhe jo vetëm – ato na takojnë me bashkatdhetarët tanë, të cilët banojnë që prej vitesh jashtë, i përkrahin talentet e reja dhe e mbushin publikun dhe pjesëmarrësit me pozitivizëm dhe ide të reja. Edicioni i ardhshëm (nga 1 deri në 10 shtator) përsëri do ta mbushë Sozopolin e vjetër me ngjarje më të ndryshme – teatër, muzikë, art figurativ, kinema, letërsi... Themeluesi i “Apolonisë” dhe i fondacionit me të njëjtin emër, është prof. Dimo Dimov – muzikant dhe pedagog i njohur. Drejtoresha artistike dhe motori kryesor i festivalit është Margarita Dimitrova. Ajo na solli më shumë hollësi për theksat e afishes.

“Çdo ditë ka ndonjë theks serioz, sidomos duke folur për muzikën në programin tonë. Të gjithë janë në dijeni se ky është arti, të cilin e  paraqitim më shumë në vazhdim të 32 viteve. Shumëllojshmëria është e madhe – muzikë klasike, pop, xhaz, folklor. Pavarësisht se ka aktivitete më 1 shtator, hapja zyrtare është më 2 shtator, me një koncert të Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Antoni Donçev. Solistë janë dy aktorë të shkëlqyeshëm – Milica Glladnishka dhe Atanas Srebrev. Gëzohem se Radioja Kombëtare Bullgare dhe Televizioni Kombëtar Bullgar do të transmetojnë interpretimet e tyre. Ditën tjetër Antoni Donçev përsëri do të ketë koncert, këtë herë me kuartetin QuP. Pianisti i xhazit thotë se ky projekt dallohet nga gjithçka që ka bërë deri tani. Gjatë viteve të kaluara i kemi prezantuar pjesëmarrësit tanë në Eurovision, prandaj e ftuam Poli Genovën, e cila u klasifikua në vendin e katërt këtë vit. Besoj se ajo do të ketë një karrierë të shkëlqyeshme në të ardhmen, është një njeri shumë pozitiv dhe jam e bindur se koncerti do të jetë shumë i bukur. Ndër premierat e “Apolonisë” është shfaqja e trios klasike Dimitër Burov – violinë, Hristo Tanev – violonçel dhe Ljudmill Angellov – piano. Programi i tyre është i shkëlqyeshëm – vepra të Shubertit, Rahmanovit, Panço Vlladigerovit. Dueti i shkëlqyeshëm për piano Aglika Genova dhe Ljuben Dimitrov do të ketë shfaqje më 2 shtator. Pianistja e re Viktoria Vasilenko tashmë ka pasur shfaqje në festivalin tonë, por kjo ishte para disa vitesh. Tani ajo është e rritur dhe përsëri ka përgatitur një program shumë të bukur – List, Mocart, Prokofiev.”

Detyra kryesore e “Apolonia” është paraqitja e krijuesve bullgarë, por nuk mungojnë edhe pjesëmarrës të huaj. Ndër ta janë kitaristët klasikë Stivën Kavano – Irlandë dhe Dilën Von – SHBA më 5 shtator. Muzikantët e rinj rusë Verustinia Shtur – Ovçinnikova – violë dhe Ilja Ovçinnikov – piano janë përfshirë në programin e 7 shtatorit. Kemi përgatitur transkribime interesante të disa fragmenteve të operave. Tieri Mejar – një trio e xhazit nga Franca ka shfaqje më 4 shtator, kurse trioja Teodosij Spasov është bashkë me Teodora Enake, e cila është ndër interpretuesit më të mirë të xhazit të Rumanisë.

“Gjithmonë kemi ngulur këmbë që të gjitha artet të paraqiten në mënyrën më të mirë – vazhdon zonja Dimitrova. – Sivjet mungon balet në afishen tonë, por do të ketë një spektakël të Ansamblit Folklorik Kombëtar “Filip Kutev”, do të dëgjojmë edhe Ivo Papazovin me orkestrën e tij “Trakia”. Në programin teatral kemi përfshirë disa prej pjesëve më të mira të stinës së kaluar. Gëzohem se do të paraqiten spektakle shumë të bukura si “Bel Ami” të teatrit të Vogël të Qytetit “Përtej Kanalit”, pjesa “Koha është ndaluar” e “Teatrit 199” etj.... Ndër veprat letrare, të cilat do të paraqesim, do të ketë gjithashtu disa pjesë. Një prej tyre do të ketë premierë “Dalje në rast rreziku” e Sillvia Çolevës. Ky është “Teatri në Tryezë”. Shpresojmë se veprat dramaturgjike do të bëjnë përshtypje dhe do realizohen në skenë. Në Galerinë e Arteve Figurative paraqitim një pjesë, e cila jam e sigurte se do të pëlqehet nga shumë njerëz. “Nirvana” e Konstantin Ilievit. Allbena Georgieva dhe Vlladimir Penev – aktorët, të cilët e paraqitën para 20 vitesh, tani përsëri janë së bashku në skenë në “Nirvana”.

Universiteti i Ri Bullgar – Teatri Dokumentar paraqet “Tregimet e heshtura” – një rrëfim tronditës për fatin e rëndë familjar të disa grave. Në qoftë se kthehemi përsëri tek “Apolonia” muzikore pa dyshim duhet të shënojmë se priten koncerte të Grafa, të grupit D 2 dhe të “Fondacionit”, ai i fundit është me pjesëmarrjen e Filarmonisë së Burgasit. Skena e xhazit e festivalit paraqet projektin Jazz&: ME 2 të Hilda Kazasjanit, programin Midnight Sun të Kamelia Todorovës dhe Zhivko Petrovit. Kurse mbrëmjen e fundit është koncerti “Katër gra këndojnë xhaz” të Bellosllavës, Mirosllava Kacarovës, Hilda Kazasjanit dhe Andronia Popovës. Sigurisht që Festat e Arteve “Apolonia” ofrojnë shumë përjetime të bukura. Ata, të cilët nuk mund të jenë të pranishëm në koncerte, mund të kalojnë çatë të bukura më vonë në saje të programeve të Radios Kombëtare Bullgare dhe të Televizionit Kombëtar Bullgar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kori i Radios për Fëmijë me dirigjente Venecia Karamanova

"Nata e Shenjtë" - Kori i Fëmijëve i BNR-së na ngroh zemrat para Krishtlindjeve

Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..

botuar më 24-12-17 6.35.PD

Formacioni "Svetogllas" feston 15 vjet në skenë

Me interpretimin e këngëve të përzgjedhura nga repertori i tyre, formacioni i dhomës për meshkuj "Svetogllas" do të festojë 15 vjetorin në skenë. Katër këngëtarët: Daniell Spasov, Stanimir Ivanov, Nikollaj Bojanov dhe Milen Ivanov këndojnë acapella (pa..

botuar më 24-12-16 6.05.PD

"Lala e Krishtlindjeve"

Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..

botuar më 24-12-13 8.30.PD