Me rastin e Ditës së Bashkimit ju ofrojmë një koncert me këngë patriotike.
Dobri Çintullov shkroi vjershat e tij të njohura “Ngrihu, ngrihu, o trimi i Ballkanit”. “Ku je, ti dashuria besnike popullore”, “Era buçet, Ballkani rënkon” në mesin e shekullit XIX. Sipas disa burimeve, ky mësues i thjeshtë bullgar është edhe autor i melodive, të krijuara sipas këtyre teksteve patriotike. Ato këngë shumë shpejtë fituan popullaritet, filluan të kopjohen dhe të botohen në libra. Mirëpo, shpesh herë kjo bëhej pa të përmendet emri i autorit. Ato këngë dëgjoheshin në periudhën para Kryengritjes së Popullit Bullgar kundër robëruesve turk muajin prill të vitit 1876. Pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878 luanin rol në formimin e kulturës sonë të re muzikore.
Kënga “Ku është Bullgaria” u krijua vitet e para të shekullit XX. Shumë shpejtë ajo fitoi popullaritet. Autor i tekstit është patriku i letërsisë bullgare, poet dhe shkrimtar, Ivan Vazov. “Ku është Bullgaria” ka shumë aranzhime dhe deri më sot ajo interpretohet me raste të ndryshme solemne.
Një nga marshet më të dashura “Danubi i bardh dhe i qet” gjithashtu është sipas tekstit të klasikut Ivan Vazov. Ai e krijoi vjershën pasi u përhap lajmi, se Çeta e revolucionarit dhe krijues Hristo Botev e kaloi Danubin pranë qytetit Kozloduj.
“Një amanet na lënë stërgjyshërit – amanet të madhërishëm, amanet të shenjtë, të bashkëlidhur me gjak dhe shpatë... O fëmijë të mëmëdheut – mbroni trojet amtare, mbroni nga afër dhe nga larg.” Ky është teksti shkruar nga Ivan Jonçevi, të cilin kapelmjeshtri Georgi Shagunov e shndërroi në këngën “Një amanet”. Vjersha u krijua në vitin 1915 në qytetin Samokov dhe ishte titulluar “Amaneti i stërgjyshërve”. Kjo është një nga këngët më të dashura patriotike bullgare.
Këngën “Gjëmon Marica” e kënduan vullnetarët bullgarë, opëllçenas, në Luftën Ruso Turke, e cila ishte Çlirimtare për Bullgarinë. Më vonë ajo luajti rol vendimtar për ngritjen e frymës luftarake të ushtarëve bullgarë. Kjo këngë pa u ndërprerë i shoqëronte sukseset e ushtrisë bullgare në fushat e betejave. Pas Bashkimit të Bullgarisë më 6 shtator të vitit 1885 kënga “Gjëmon Marica” u bë Himni i Bullgarisë. Kjo këngë me tekstin: “Marsh, marsh me gjeneralin tonë të fluturojmë në betejë, armikun të mundim...” interpretohej si himn deri në vitin 1948.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..