Ta kalosh kohën e lirë në vende të bukura, mes natyrës së virgjër, të takohesh me njerëz pozitivë e dashamirës të moshave të ndryshme, të cilët e duan sportin dhe natyrën dhe kujdesen për vetveten ashtu si edhe për mjedisin në të cilin jetojnë. Ky është një argëtim i arritshëm për miqtë dhe anëtarët e klubit “Zelena stëpka” (Hapi i gjelbër), selia e të cilit ndodhet në qytetin e Razgradit (Bullgari Verilindore).
“Ideja e klubit është që ta popullarizojë mënyrën aventureske të jetesës, njerëzit të argëtohen së bashku dhe njëkohësisht t’i kënaqen natyrës së bukur, pa e dëmtuar – shpjegon Ivan Radev nga “Hapi i gjelbër”. – Për shembull, aktivitetet, të cilat organizojmë në bregun e Detit të Zi synojnë të tregojnë sesi një plazh i egër dhe i pa ndërtuar mund të ofrojë një kalim mjaft atraktiv të kohës së lirë.”
Tashmë vitin e tretë klubi organizon aktivitete sportive. Më i përhapuri është maratona “Rërat e Kamçijës” (ky është plazhi më i gjatë në Bullgari nga lumi Kamçija deri te Shkorpilovci), Maratona e Ludogories për vrapues dhe çiklistë në pyjet në afërsi të Razgradit dhe Krosi i Pashkëve në qytet. Çdo të diel anëtarët e “Hapit të Gjelbër” mblidhen për të vrapuar në park. Sipas tyre, notimi dhe çiklizmi janë mënyrat më të arritshme dhe më të mrekullueshme për kalimin e kohës së lirë. Kurse pastrimi dhe mirëmbajtja e natyrës, shtigjeve dhe traseve e gërshetojnë të dobishmen me të këndshmen.
Aktiviteti i vijueshëm nga kalendari i klubit është maratona Via Pontika.
“Më 4 shtator për herë të parë në Bullgari dhe deri sa e di edhe në Rumani organizohet një maratonë transkufitare – vazhdon Ivan Radevi. – Garuesit do të startojnë nga Krapeci (Komuna e Shablës), do të kalojnë përbuzë Liqenit të Durankullakut dhe përmes vendpushimit rumun Vama Veke. Ky është i njohur posaçërisht mes fansave të rokut dhe njerëzve të cilët i duan kampingjet. Pika më veriore e vrapimit është vendbanimi Vtori maj, në afërsitë e qytetit Mangalia. Tashmë kemi më shumë se 120 pjesëmarrës të regjistruar, të cilët do të vrapojnë në 3 distanca – 42, 21 dhe 13 km. Fëmijët e pjesëmarrësve do të mund të garohen në një trase dykilometrashe.”
Emri i maratonës nuk është zgjedhur rastësisht. Via Pontika është emri i rrugës romake dhe rrugës së migracionit të shpendëve, të cilat nuk i njohin kufijtë. Rruga e vjetër romake fillon nga Kostandinopoja dhe kalon përgjatë bregdetit, ku në veri arrin te qyteti antik Histria (ose Istros), deri në liqenin Sinoe në territorin e Rumanisë së sotme. Sot Via Pontika është emërimi i itinerarit kyç për migracionin e shpendëve nga Evropa tek Afrika.
“Tradicionalisht gjatë natës para garave të “Hapit të gjelbër” pjesëmarrësit mblidhen në kampingje me çadra. Kjo herë maratona përputhet me ditën e dytë prej katër ditëve të lira – d.m.th. kjo është një mundësi e mirë për përmbylljen e stinës. Pjesa dërmuese e pjesëmarrësve i njohin njeri-tjetrit, kurse zakonisht gjatë këtyre aktiviteteve njerëzit janë shumë të hapur dhe me sjellje miqësore.”
Bisedoj me Ivanin pikërisht para se të niset për në bregdet. Entuziazmi dhe pritjet e tij pozitive më karrikojnë edhe mua. Nuk besoj se do të mund t’i kalojë distancat e gjata, por traseja për fëmijë do ishte një fillim i përshtatshëm. Kurse pamjet e mahnitshme të cilat njerëzit mund t’i gëzojnë duke vrapuar përgjatë bregdetit, me siguri i meritojnë përpjekjet.
Fotografi: green-foot.net dhe @viaponticarun
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..
Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..