Nga 2 deri më 6 shtator në Muzeun Etnografik në të hapur “Etëra” afër qytetit Gabrovo, do të mbahet Panairi i XIV Ndërkombëtar i Zanateve Tradicionale. “Ky aktivitet realizohet me ide të vet muzeut dhe përveç të arsimojë, ka për detyrë edhe të argëtojë vizituesit. Pikërisht këtë e dallon nga nismat e tjera të ngjashme” – shpjegon docente doktoreshë Svetla Dimitrova, drejtoreshë e Muzeut Etnografik në të hapur “Etëra”. Elementi arsimor është nën formën e historive interesante dhe kureshtare për traditat dhe zanatet, doemos edhe demonstrime të zejeve të ndryshme. Në kuadrin e panairit të sivjetshëm duhet të prezantohen vetëm sende të punuara sipas teknologjive të vjetra dhe prej materialeve, karakteristike për periudhën përkatëse – saktëson zonja Dimitrova dhe shton:
“E vëmë theksin e panairit mbi endjen. Lidhur me këtë rregulluam një ekspozitë, në të cilën prezantojmë teknika të rralla të endjes së tekstileve. Një vëmendje e veçantë e këtij zanati do t’i kushtohet edhe në kuadrin e Konferencës së XII Shkencore Ndërkombëtare “Zanatet popullore – e kaluara, e tanishmja dhe e ardhmja”, me të cilën hapet programi i panairit. Organizojmë një ekspozitë e mjeshtres 92-vjeçare Stojna Krëstanova anëtare e Shoqatës së Mjeshtërve në qytetin Pllovdiv. Ajo end pëlhura origjinale që nga viti 1968. Ekspozita e saj “Teknika të rilindura të endjes” do të zbulojë teknikat e lashta të punimit të ornamentikës koptike, bizantine dhe bullgare. E reja sivjet është, se në ekspozitën treg përveç mjeshtrit të dekoruar nga viti i kaluar, gdhendësi i drurit Anton Nikollov, do të marrin pjesë edhe miq dhe konkurrues të tij me veprat e tyre. Kështu ekspozita treg do të jetë më e pasur dhe më e larmishme. Do të ketë edhe shumë argëtime për fëmijët nën moton “Zbulo se çfarë mund të bësh”. Krahas kësaj do të ketë demonstrime të zanateve shtëpiake dhe të zakoneve popullore. Gara e mjeshtërve sivjet do të kalojë nën moton “Endja e rripave me peta” – një zeje e lashtë, që praktikohet në rajonin e Ballkanit, por në mënyra të ndryshme. Në këtë garë do të marrin pjesë jo vetëm mjeshtër nga Bullgaria, por edhe nga jashtë. Më i miri do të dekorohet me çmimin “Zilja e argjendtë”.
Para dy vitesh zanati “Endja e rripave me peta” u shpall për një nga kryeveprat e trashëgimisë kulturore jo materiale bullgare. Sipas rregullores së garës, pjesëmarrësit duhet të endin dy sende. Rezultatet shpallen në kuadrin e “Mbrëmjes së mjeshtrit” e cila është tradicionale. Sivjet ajo do të jetë më 5 shtator. Fituesi përveç çmimit të madhe “Zilja e argjend” e fiton të drejtën, që në Muzeun “Etëra” në kuadrin e panairit të ardhshëm të rregullojë një ekspozitë treg.
Panairi i XIV i Zanateve ka një pamje të re dhe një prani të zgjeruar ndërkombëtare. Sivjet nga Bullgaria prezantohen më se 120 zejtarë. Përsa iu përket pjesëmarrësve Svetlla Dimitrova saktëson:
“U përpoqëm të zgjerojmë kufirin gjeografik. Sivjet kemi zanatçinj nga Republika e Afrikës së Jugut, Sudani dhe Algjeria. Këtu janë edhe pjesëmarrësit tradicional nga shtetet ish sovjetike Bjellorusia, Ukraina, Rusia dhe nga vendet tona fqinje – Serbia, Maqedonia, Rumania. Ideja është që të tregojmë si një zanat ruhet dhe transmetohet në vendet e veçanta, tiparet e përbashkëta dhe dalluese. Kjo do të jetë edhe objekt i një konference shkencore. Në fakt, atë që dallon Panairi i Zanateve në Muzeun “Etëra” është se ai nuk është vetëm një vend për tregti, por parasegjithash një mundësi që zejtarët të tregojnë punën e tyre në një muze. Çmimet, që jepen janë për inkurajimin e atyre mjeshtërve, të cilët respektojnë traditat dhe kërkojnë ruajtjen dhe trashëgimin e zejeve në kushtet e sotme.”
Gjatë pesë ditëve të Panairit grupe nga tërë vendi do të prezantojnë pasurinë e folklorit bullgar. Programi muzikor do të vazhdojë tërë ditën. Të parë në skenën e Muzeut Etnografik “Etëra” dalin valltarët nga grupi i koreografes së njohur Neshka Robeva “National Art”.
“Posaçërisht për Panairin, ata do të prezantojnë një shfaqje me elemente të ndryshme folklorike nga të gjitha spektaklet e tyre – shpjegon zonja Dimitrova. – Në skenë do të dalin edhe mjeshtër valltarë nga rajoni i qytetit Gabrovo. Sivjet vizituesit do të kenë mundësi të dëgjojnë edhe nxënësit e Shkollës Folklorike “Filip Kutev” në qytetin Kotell. Ata janë interpretues dhe ekzekutues të rinj dhe të talentuar. Në program do të marrë pjesë edhe formacioni me popullaritet “Daulle dhe gajde” i cili bën një interpretim më modern të krijimtarisë popullore bullgare.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë janë ofruar nga Muzeu Etnografik në të hapur “Etëra”
Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..
Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..