Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panairi i kukullave na rikujton për njeriun brenda nesh

БНР Новини
Foto: BGNES

Nga 16 deri në 22 shtator në shumë parqe, rrugë, sallone teatrale dhe hapësira publike të Sofjes do të takohen klounë, akrobatë dhe kukulla fantastikë. Shkaku për këtë është edicioni i nëntë i Festivalit Ndërkombëtar për Teatrin Rrugor dhe të Kukullave. Sivjet ai koincidoi me jubileun e 70 të Teatrit të Kukullave të Kryeqytetit. Më shumë hollësi për festën dhe për idenë e panairit mund të dëgjoni nga drejtori i teatrit Kirjanos Argiropulos.

“Panairi i Kukullave lindi gjatë 2002-ës, në fillim si një festival kombëtar. Vitin tjetër filluan të shfaqin interes edhe vende fqinje – Turqia, Greqia, Serbia, Kroacia, Maqedonia. Kështu ai pak nga pak fitoi famë jashtë kufijve të vendit dhe u bë një festival ndërkombëtar. Gjatë 2006-ës e përfshimë në program dhe teatrin rrugor dhe gradualisht ngjarja u shndërrua në një festival ndërkombëtar për teatrin rrugor dhe të kukullave. Pritet që sivjet të mbahet edicioni i nëntë. Do të marrin pjesë grupe teatrale nga Franca, Belgjika, Polonia, Çekia, Gjeorgjia, SHBA-ja, Spanja, Kroacia, Serbia, Greqia. Kemi përfshirë mbi 40 shfaqje. Jemi duke përgatitur një befasim – për herë të parë ftojmë një cirk në festivalin tonë. Do të mbërrijë “CircoPanico” nga Italia. Ai do të ketë mbi 7 shfaqje, kurse çadra e tij do të jetë në parkun e ri “Vëzrazhdane” (“Rilindja”). Sofjanasit dhe të gjithë vizituesit e kryeqytetit do të kenë mundësi të shikojnë shfaqjet në rrugë, kurse adhuruesit e teatrit mund të vizitojnë sallonet e Teatrit të Kukullave të Kryeqytetit, sallën Nr 4 të Pallatit Kombëtar të Kulturës dhe Teatrin e Rinisë, të cilët janë partnerët tanë. Shpresojmë se në edicionin tjetër të radhës të panairit do të kenë shfaqje dhe muzikantët rrugorë.”

Arti i kukullave në Bullgari lindi që në fillim të shekullit XX. Në fillim shfaqje teatrale me kukulla mund të shiheshin në teatrin familjar të Proshekut, si dhe në teatrin e kukullave pranë shoqatës “Çeh”. Nga atje i nxorën idetë edhe aktorët nga “Grupi i Brëmbazëkëve”. Spektakli i tyre i parë në vitin 1924 vuri themelet e një teatri kukullash pranë vatrës kulturore “Sllavjanska Beseda”, kurse në vitin 1945 aktorja nga Teatri Popullor Mara Penkova themeloi në Sofje Teatrin e ri të Kukullave për Fëmijë, kurse sot ky teatër e ka emrin “Teatri i Kukullave i Kryeqytetit”. Ja se çfarë tjetër tha për historinë dhe vendin e teatrit në jetën tonë zoti Argiropulos:

“Teatri ka shumë momente të famshme. Ai u njoh zyrtarisht si teatër shtetëror në vitin 1945 dhe tashmë 7 dekada i gëzon fëmijët. Krenohet për çmimet e tij të shumta ndërkombëtare, i pari prej të cilave është në Bukuresht në vitin 1960. Këtej e tutje arti me kukulla zhvillohet me ndihmën e regjisorëve Nikolina Georgieva dhe Atanas Illkov. Ata krijuan një teatër modern kukullash, i cili është me rëndësi të madhe për brezin në rritje. Në saje të teatrit prekim disa tema për bukurinë dhe dashurinë. Tashmë disa vite punojmë për zhvillimin e teatrit për më të vegjlit – për të ashtuquajturin teatër për foshnja. Jemi duke përgatitur një shfaqje të re teatrale për festivalin. Shumë teatro jashtë i kushtojnë vëmendje punës me më të vegjlit, që të mund të njihen ata me ndihmën e teatrit me botën, e cila i rrethon.”

СнимкаNe, të moshuarit, e kemi si detyrë t’i ruajmë përfytyrimet magjike të fëmijëve tanë për botën, sepse ata janë të pastër dhe të sinqertë. Me botën e egër dhe të padrejtë ata do të njihen më herët, ose më vonë. Me fisnikërinë, altruizmin, dashurinë dhe mirësinë ndeshemi gjithnjë e më rrallë. Prandaj subjektet e pjesëve tona pëlqehen kaq shumë dhe na rikujtojnë për atë që kemi humbur. Mësimi në këto pjesë është i rëndësishëm, por është me rëndësi gjithashtu se kush dhe si e prezanton këtë mësim. A ka në të vërtetë një mësues më të mençur nga kukulla?

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografitë janë nga edicioni i mëparshëm i festivalit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

40 vjet nga themelimi i “Apolonia”

Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..

botuar më 24-08-27 6.45.PD

Kujtimi i basit të operës Boris Hristov si emblemë e Bullgarisë nga fundi i shekullit të XX-të

Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..

botuar më 24-08-25 10.15.PD

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD