Nga 16 deri në 22 shtator në shumë parqe, rrugë, sallone teatrale dhe hapësira publike të Sofjes do të takohen klounë, akrobatë dhe kukulla fantastikë. Shkaku për këtë është edicioni i nëntë i Festivalit Ndërkombëtar për Teatrin Rrugor dhe të Kukullave. Sivjet ai koincidoi me jubileun e 70 të Teatrit të Kukullave të Kryeqytetit. Më shumë hollësi për festën dhe për idenë e panairit mund të dëgjoni nga drejtori i teatrit Kirjanos Argiropulos.
“Panairi i Kukullave lindi gjatë 2002-ës, në fillim si një festival kombëtar. Vitin tjetër filluan të shfaqin interes edhe vende fqinje – Turqia, Greqia, Serbia, Kroacia, Maqedonia. Kështu ai pak nga pak fitoi famë jashtë kufijve të vendit dhe u bë një festival ndërkombëtar. Gjatë 2006-ës e përfshimë në program dhe teatrin rrugor dhe gradualisht ngjarja u shndërrua në një festival ndërkombëtar për teatrin rrugor dhe të kukullave. Pritet që sivjet të mbahet edicioni i nëntë. Do të marrin pjesë grupe teatrale nga Franca, Belgjika, Polonia, Çekia, Gjeorgjia, SHBA-ja, Spanja, Kroacia, Serbia, Greqia. Kemi përfshirë mbi 40 shfaqje. Jemi duke përgatitur një befasim – për herë të parë ftojmë një cirk në festivalin tonë. Do të mbërrijë “CircoPanico” nga Italia. Ai do të ketë mbi 7 shfaqje, kurse çadra e tij do të jetë në parkun e ri “Vëzrazhdane” (“Rilindja”). Sofjanasit dhe të gjithë vizituesit e kryeqytetit do të kenë mundësi të shikojnë shfaqjet në rrugë, kurse adhuruesit e teatrit mund të vizitojnë sallonet e Teatrit të Kukullave të Kryeqytetit, sallën Nr 4 të Pallatit Kombëtar të Kulturës dhe Teatrin e Rinisë, të cilët janë partnerët tanë. Shpresojmë se në edicionin tjetër të radhës të panairit do të kenë shfaqje dhe muzikantët rrugorë.”
Arti i kukullave në Bullgari lindi që në fillim të shekullit XX. Në fillim shfaqje teatrale me kukulla mund të shiheshin në teatrin familjar të Proshekut, si dhe në teatrin e kukullave pranë shoqatës “Çeh”. Nga atje i nxorën idetë edhe aktorët nga “Grupi i Brëmbazëkëve”. Spektakli i tyre i parë në vitin 1924 vuri themelet e një teatri kukullash pranë vatrës kulturore “Sllavjanska Beseda”, kurse në vitin 1945 aktorja nga Teatri Popullor Mara Penkova themeloi në Sofje Teatrin e ri të Kukullave për Fëmijë, kurse sot ky teatër e ka emrin “Teatri i Kukullave i Kryeqytetit”. Ja se çfarë tjetër tha për historinë dhe vendin e teatrit në jetën tonë zoti Argiropulos:
“Teatri ka shumë momente të famshme. Ai u njoh zyrtarisht si teatër shtetëror në vitin 1945 dhe tashmë 7 dekada i gëzon fëmijët. Krenohet për çmimet e tij të shumta ndërkombëtare, i pari prej të cilave është në Bukuresht në vitin 1960. Këtej e tutje arti me kukulla zhvillohet me ndihmën e regjisorëve Nikolina Georgieva dhe Atanas Illkov. Ata krijuan një teatër modern kukullash, i cili është me rëndësi të madhe për brezin në rritje. Në saje të teatrit prekim disa tema për bukurinë dhe dashurinë. Tashmë disa vite punojmë për zhvillimin e teatrit për më të vegjlit – për të ashtuquajturin teatër për foshnja. Jemi duke përgatitur një shfaqje të re teatrale për festivalin. Shumë teatro jashtë i kushtojnë vëmendje punës me më të vegjlit, që të mund të njihen ata me ndihmën e teatrit me botën, e cila i rrethon.”
Ne, të moshuarit, e kemi si detyrë t’i ruajmë përfytyrimet magjike të fëmijëve tanë për botën, sepse ata janë të pastër dhe të sinqertë. Me botën e egër dhe të padrejtë ata do të njihen më herët, ose më vonë. Me fisnikërinë, altruizmin, dashurinë dhe mirësinë ndeshemi gjithnjë e më rrallë. Prandaj subjektet e pjesëve tona pëlqehen kaq shumë dhe na rikujtojnë për atë që kemi humbur. Mësimi në këto pjesë është i rëndësishëm, por është me rëndësi gjithashtu se kush dhe si e prezanton këtë mësim. A ka në të vërtetë një mësues më të mençur nga kukulla?
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë nga edicioni i mëparshëm i festivalit
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve)..