Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radioja Kombëtare Bullgare paraqet “Programin e fëmijëve”

Në historinë e vet 80-vjeçare, Radioja Kombëtare Bullgare ka qenë producent e një përmbajtjeje jashtëzakonisht të larmishme dhe në gjini të ndryshme. Transmetimet për fëmijë janë një pjesë e rëndësishme nga thesari i tingujve, kurse incizimet e para janë të bëra akoma nga krijimi i Radios Bullgare. Akoma gjatë vitit 1935 fillon transmetimi i parë për fëmijët me titull “Orë për fëmijët” me autor dhe drejtues kompozitori i ri Parashkev Haxhiev. Me ndihmën e tij për shtatë vjetët e veta të para, radioja transmeton mbi 120 opereta për fëmijët, të krijuara në bazë të përrallave.

Sot Radioja Kombëtare po e vazhdon misionin e vet arsimues mes fëmijëve jo vetëm përmes eterit, por dhe nëpërmjet internetit. Më 1 qershor sivjet programi Binar lëshoi një kanal 24 orësh, i cili u kushtohet krejtësisht fëmijëve në të cilin tingëllojnë këngë dhe përralla, producent i vetëm i të cilëve është vetëm Radioja Kombëtare. Që nga data 12 shtator startoi internet portali i ri Radioja Kombëtare për Fëmijë. Çfarë do të gjeni në të? Përgjigjet Irina Vëllçanova – redaktore përgjegjëse e ekipit “Transmetime për fëmijët dhe të rinjtë” në programin “Hristo Botev”:

“Jemi munduar që sajti të jetë maksimalisht i pasur. Ai jep mundësi të dëgjohen transmetime nga produkcioni i Radios. Aty ka disa nënkategori. Në menynë “Dëgjo” fëmijët mund të zbulojnë programet e tyre të dashura si “Historia e artit për fëmijët”, “Kutia muzikore”, ku ka muzikë klasike për fëmijët, “Nga soll deri në rokendroll” – një varg i ri për muzikën moderne, të drejtuar nga Toma Sprostranovi. Përmes menysë “Dëgjo” fëmijët kanë një prani direkte dhe deri tek kanali muzikor i cili ofron një program 24 orësh prej këngëve dhe përrallave. Këngët janë në interpretim si të fëmijëve bullgarë, kështu dhe të të huajve. Në po këtë meny zbulohen dhe disa transmetime, lidhur me historinë e transmetimeve për fëmijët. Si kanë tingëlluar ato dikur? Kemi vend dhe për lajme, ku botojmë se çfarë do të zhvillohet në programin tonë. Çfarë rastis në Sofje dhe në qytetet e tjera provinciale, cilin libër të ri mund të lexojnë, në cilën shfaqje mund të shkojnë. Do të mundohemi t’u japim një informacion të pasur. Një afishe për fëmijët i cili t’i orientojë se ku do të jenë ngjarjet interesante për ta. Aty botojmë dhe një informacion kureshtar për skajet e ndryshme në Bullgari dhe nëpër botë. Kemi dhe seksion me materiale në video. Shumë nga koncertet tona dhe festat në lidhje me Krishtlindjet janë të incizuara nga Radioja Binar dhe ne i kalojmë drejt kanalit në Youtube, ku fëmijët mund të shikojnë sesi rastisin gjërat në radio. Fëmijët kanë mundësi të na shkruajnë për çdo gjë që i emocionon, kemi dhe konkurse të cilat në këtë etapë janë të lidhura me pikturat. Kemi parashikuar dhe lojëra, të cilat do të plotësohen gjithnjë e më shumë dhe me të reja e të reja. Me fjalë të tjera, ka nga çdo gjë, e cila mund të përqendrojë vëmendjen e fëmijës dhe me të cilën ajo të dëfrejë, dhe pa pasur ndonjë prind pranë. Përveç kësaj mund të dëgjohen dhe përralla nga autorët bullgarë dhe të huaj, si dhe të tilla të shkruar prej fëmijëve.”

Foto: BNRRedaktorja muzikore Eliana Zaharieva i përkushtojë vëmendje një problemi të rëndësishëm, të cilin sikurse e kemi mësuar, dhe i cili pasqyron ndikimin negativ mbi fëmijët:

“Kënga për fëmijët është diçka shumë e rëndësishme. Që të gjithë prindërit fillojnë të këndojnë këngë të fëmijëve të tyre që nga mosha më e herët. Ajo e cila rastis kohët e fundit në formate nga më të ndryshmit dhe konkurse- fëmijët të këndojnë aranzhime të këngëve të yjeve si Maraja Keri, Uitni Hjustën është jashtëzakonisht e dëmshme për psikikën dhe zërat e tyre.”

Në qoftë se nuk jeni të sigurt për këtë se cila muzikë është e përshtatshme për fëmijën tuaj, mund të mbështeteni tek ekipi, i cili krijoi dhe e përmban platformën “Radioja Kombëtare Bullgare për fëmijët” sepse:

“Radioja Kombëtare Bullgare është producent pikërisht të një muzike të tillë. Ftohen kompozitorë të ndryshëm dhe shkrimtarë të teksteve, të cilët shkruajnë posaçërisht këngë për fëmijët. Fëmijët fillojnë të këndojnë menjëherë, sepse ato janë në diapazonin e tyre dhe me një tekst shumë lehtë të pranueshëm për ta. Në to nuk këndohet për dashuri, ndarje ose ndonjë farë tragjedie, por për kafshë, për raste të gëzueshme, për mamin dhe babin, për shkollën...”

Mund të jeni të qetë për sigurinë e fëmijëve tuaj, me qenë se përmbajtja është një produkt krejtësisht i Radios Kombëtare Bullgare dhe nuk i dërgon drejt internet adresave të tjera.

Ju urojmë minuta të këndshme në adresë http://detskotobnr.binar.bg/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mesazhet e këngëve me famë botërore të Krishtlindjeve tingëllojnë edhe në gjuhën bullgare

Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të dashura që i ngrohin ditët e saj deri në Krishtlindjet e ardhshme. Këngëtarja e estradës këtë vit i dha..

botuar më 24-12-25 8.20.PD

"Mrekullia e Krishtlindjes" - një këngë tjetër kushtuar Krishtlindjeve

Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev, i njohur me pseudonimin STOYCHOS. Përderisa Stefani ka dy këngë origjinale, për STOYCHOS dueti i..

botuar më 24-12-23 8.10.PD

“Të pëlqej”... një dhuratë feste nga Bellosllava

Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..

botuar më 24-12-20 9.00.PD