Në historinë e vet 80-vjeçare, Radioja Kombëtare Bullgare ka qenë producent e një përmbajtjeje jashtëzakonisht të larmishme dhe në gjini të ndryshme. Transmetimet për fëmijë janë një pjesë e rëndësishme nga thesari i tingujve, kurse incizimet e para janë të bëra akoma nga krijimi i Radios Bullgare. Akoma gjatë vitit 1935 fillon transmetimi i parë për fëmijët me titull “Orë për fëmijët” me autor dhe drejtues kompozitori i ri Parashkev Haxhiev. Me ndihmën e tij për shtatë vjetët e veta të para, radioja transmeton mbi 120 opereta për fëmijët, të krijuara në bazë të përrallave.
“Jemi munduar që sajti të jetë maksimalisht i pasur. Ai jep mundësi të dëgjohen transmetime nga produkcioni i Radios. Aty ka disa nënkategori. Në menynë “Dëgjo” fëmijët mund të zbulojnë programet e tyre të dashura si “Historia e artit për fëmijët”, “Kutia muzikore”, ku ka muzikë klasike për fëmijët, “Nga soll deri në rokendroll” – një varg i ri për muzikën moderne, të drejtuar nga Toma Sprostranovi. Përmes menysë “Dëgjo” fëmijët kanë një prani direkte dhe deri tek kanali muzikor i cili ofron një program 24 orësh prej këngëve dhe përrallave. Këngët janë në interpretim si të fëmijëve bullgarë, kështu dhe të të huajve. Në po këtë meny zbulohen dhe disa transmetime, lidhur me historinë e transmetimeve për fëmijët. Si kanë tingëlluar ato dikur? Kemi vend dhe për lajme, ku botojmë se çfarë do të zhvillohet në programin tonë. Çfarë rastis në Sofje dhe në qytetet e tjera provinciale, cilin libër të ri mund të lexojnë, në cilën shfaqje mund të shkojnë. Do të mundohemi t’u japim një informacion të pasur. Një afishe për fëmijët i cili t’i orientojë se ku do të jenë ngjarjet interesante për ta. Aty botojmë dhe një informacion kureshtar për skajet e ndryshme në Bullgari dhe nëpër botë. Kemi dhe seksion me materiale në video. Shumë nga koncertet tona dhe festat në lidhje me Krishtlindjet janë të incizuara nga Radioja Binar dhe ne i kalojmë drejt kanalit në Youtube, ku fëmijët mund të shikojnë sesi rastisin gjërat në radio. Fëmijët kanë mundësi të na shkruajnë për çdo gjë që i emocionon, kemi dhe konkurse të cilat në këtë etapë janë të lidhura me pikturat. Kemi parashikuar dhe lojëra, të cilat do të plotësohen gjithnjë e më shumë dhe me të reja e të reja. Me fjalë të tjera, ka nga çdo gjë, e cila mund të përqendrojë vëmendjen e fëmijës dhe me të cilën ajo të dëfrejë, dhe pa pasur ndonjë prind pranë. Përveç kësaj mund të dëgjohen dhe përralla nga autorët bullgarë dhe të huaj, si dhe të tilla të shkruar prej fëmijëve.”
Redaktorja muzikore Eliana Zaharieva i përkushtojë vëmendje një problemi të rëndësishëm, të cilin sikurse e kemi mësuar, dhe i cili pasqyron ndikimin negativ mbi fëmijët:
“Kënga për fëmijët është diçka shumë e rëndësishme. Që të gjithë prindërit fillojnë të këndojnë këngë të fëmijëve të tyre që nga mosha më e herët. Ajo e cila rastis kohët e fundit në formate nga më të ndryshmit dhe konkurse- fëmijët të këndojnë aranzhime të këngëve të yjeve si Maraja Keri, Uitni Hjustën është jashtëzakonisht e dëmshme për psikikën dhe zërat e tyre.”
Në qoftë se nuk jeni të sigurt për këtë se cila muzikë është e përshtatshme për fëmijën tuaj, mund të mbështeteni tek ekipi, i cili krijoi dhe e përmban platformën “Radioja Kombëtare Bullgare për fëmijët” sepse:
“Radioja Kombëtare Bullgare është producent pikërisht të një muzike të tillë. Ftohen kompozitorë të ndryshëm dhe shkrimtarë të teksteve, të cilët shkruajnë posaçërisht këngë për fëmijët. Fëmijët fillojnë të këndojnë menjëherë, sepse ato janë në diapazonin e tyre dhe me një tekst shumë lehtë të pranueshëm për ta. Në to nuk këndohet për dashuri, ndarje ose ndonjë farë tragjedie, por për kafshë, për raste të gëzueshme, për mamin dhe babin, për shkollën...”
Mund të jeni të qetë për sigurinë e fëmijëve tuaj, me qenë se përmbajtja është një produkt krejtësisht i Radios Kombëtare Bullgare dhe nuk i dërgon drejt internet adresave të tjera.
Ju urojmë minuta të këndshme në adresë http://detskotobnr.binar.bg/
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaPasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..
Me interpretimin e këngëve të përzgjedhura nga repertori i tyre, formacioni i dhomës për meshkuj "Svetogllas" do të festojë 15 vjetorin në skenë. Katër këngëtarët: Daniell Spasov, Stanimir Ivanov, Nikollaj Bojanov dhe Milen Ivanov këndojnë acapella (pa..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur..
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e..