Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Do të jetë provokuese, interesante dhe festive” – pjesëmarrësit bullgarë në koncertet e ardhshme të Nejxhëll Kenedit

Foto: BGNES

Nejxhëll Kenedi për herë të radhës është për vizitë tek ne. Skenat të cilat e presin virtuozin ekstravagant janë në Pallatin Popullor të Kulturës në Sofje më 17 shtator dhe Teatri Antik në qytetin Plovdiv më 18 shtator, kurse programi është me të vërtetë marramendës. Në pjesën e parë janë të përfshira krijime të Georgi Andreevit, të përpunuara posaçërisht për rastin, si dhe interpretime të “Korit Bullgar të Londrës”. Sipas planeve paraprake, duhej të tingëllonin 3 krijime të pa interpretuara nga po i njëjti autor, por në bazë të shkaqeve teknike kjo do të rastis më vonë dhe në ndonjë rast tjetër.

Ideja për këtë takim interesant midis dy kulturave është e një bashkatdhetari ynë, i cili prej viteve jeton në Londër – violinisti Ivo Stankov, themelues dhe organizator kyç i Festivalit të kulturës bullgare në kryeqytetin britanik. Në fillim të këtij viti Ivoja i ka propozuar Najxhëll Kenedit dhe grupit të tij të ekzekutojnë krijime bullgare bashkë me interpretues bullgarë. I njohur me afinitetin e vet ndaj muzikës ballkanike, kolegu i tij i njohur ka pranuar me gëzim. Najxhëll Kenedi do të jetë solist në të tria krijimet e Andreevit. Në dy prej tyre do të jetë në garë me kompozitorin e talentuar, i njohur dhe si një interpretues shumë atraktiv në gadullkë. E treta është vetëm për solo violinë.

“Çdo një pjesë ka një tingëllim specifik, gërshetoj melodi nga regjionet e ndryshme të Bullgarisë dhe gadishullit – tregon Andreev. – Koncertet tek ne do të jenë nën shoqërimin e orkestrës “Sofija Simfniks” me dirigjent Ljubka Biaxhoni. Do të prezantojmë pjesën e parë nga programi në Londër më 25 tetor, në sallën e madhe të qendrës Barbikan. Aty do të ekzekutojmë me Orkestrën e filarmonisë së Londrës nën drejtimin e dirigjentit Rosen Millanov. Do të jetë provokuese, interesante dhe shumë dëfryese. Pijesat janë me një karakter festiv dhe pozitiv. Interesant është kombinimi midis teknikës dhe tingëllimit të dy instrumenteve me tela. Në momente të caktuara violina imiton gadullkën dhe anasjelltas. Nuk i kam imponuar vetes kufizime në gjuhën muzikore, por po e përsëris – çdo gjë është mbi intonacionet folklorike nga Bullgaria, Ballkani, dhe po kështu kelte, motive cigane e kështu me radhë. Prej viteve jam dirigjent i përgjithshëm dhe drejtor artistik i ansamblit Kombëtar folklorik “Filip Kutev” dhe nuk më mbetej mjaft kohë për gadullkën. Tani nevojitet ta ushtrojë seriozisht, me qenë se kam shkruar parti të ndërlikuara solo. Dua që të ftoj që të gjithë, të cilët e pëlqejnë gërshetimin muzikor të epokave dhe traditave të ndryshme. Do të mundohemi të mund të sjellim një koncert interesant, do të ketë dhe befasi të shumta.”

Gjeorgji Andreevi tha akoma se, Najxhëll Kenedi vet i ka zgjedhur krijimet, kurse ato janë pjesë nga spektaklet muzikore të vallëzimit – Gypsy Party (nga “Dy botë”), Southern Sea (nga “Udhëkryqi”) dhe Aegean Dances nga (“Legjenda”).

Publiku pret dhe interpretimet e Korit bullgar të Londrës. “Një e treta nga pjesëmarrësit janë bashkatdhetarët tanë, të cilët jetojnë në Londër. Të tjerët janë nga Anglia, Skocia dhe nga vendet e tjera evropiane – tregon Desisllava Stefanova, dirigjente e grupit. – Ata thjesht duan t’i këndojnë këngët tona. Interpretojmë vetëm një repertor bullgar – përpunime të folklorit, këngë ortodokse. Njerëzit e ndiejnë muzikën me shpirtin. Mënyra specifike e të kënduarit i prek dhe i emocionon. Ju pëlqen bashkë të krijojnë rezonantin e fortë, karakteristik për përpunimet në shumë zëra të këngëve popullore.”

Grupi ka përgatitur dy këngë ortodokse, një version akapel të këngës së njohur “Moj vajzë e dashur” në përpunim të Genço Gençevit dhe katër këngë në stilin popullor të kompozitorit Kirill Todorov. “Ai shpesh shkruan për grupin. Tani posaçërisht bëri aranzhimin e këngës “Bjallo Rade” dhe të një kënge të lidhur me kolendrat, duke shtuar një orkestër me tela. Kurse unë e “lidha” këngën e kolendrave me një këngë nga riti dita e Enjos” – shton Desisllava. Duhet të rikujtojmë se Krishtlindja dhe Dita e Enjos (që është më 24 qershor) janë festa të mëdha folklorike të vendosura në momente kyçe nga cikli natyror. Kështu, kori do të interpretoi “Kohërat vjetore bullgare” – përgjigje të interpretimit të pazakonshëm të krijimit të përhershëm të Vivaldit, të quajtur nga Najxhell Kenedi “Kohërat e reja vjetore”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD