Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këndoje “Të dua” në bullgarisht

Grupi “Horizont”
Foto: arkiv personal

Këtë muaj muzikantët e grupit “Horizont” filluan turne kombëtar me moton “Këndoje “Të dua” në bullgarisht”. Çfarë ishte motivimi, këtë e kuptojmë nga Valeri Sllavçevi – vokal, kitarist dhe frontman i grupit:

“Kauza është në përkrahje të gjuhës bullgare dhe të muzikës bullgare, si dhe në përkrahje të transmetimit të më shumë muzike bullgare në eterin e radios. Që nga dhjetori i vitit të kaluar filluam të punojmë mbi organizimin e një sërë koncertesh të kësaj fushate. Ajo startoi tani gjatë shtatorit dhe përfshin qytetet Pleven, Pazarxhik, Varna, Ruse, Samokov, Sofje, Plovdiv dhe Stara Zagora. Në çdo një prej këtyre qyteteve përfshihen edhe interpretues vendas. Morëm përkrahje edhe nga shumë kolegët tanë. Ndër ta janë Zhoro Janakiev nga “Signall”, grupet “Atllas”, “Sprint”, “Fandango”, “Renegat” dhe shumë të tjerë. Le të rikujtojmë se të gjitha këngët që u bënë hite, janë interpretuar në bullgarisht dhe jo në ndonjë gjuhë tjetër të huaj. Nuk ia vlen një krijues të këndojë në gjuhë tjetër, duke pasur parasysh se interpreton dhe kompozon muzikë të destinuar për vendin tonë. “Këndoje “Të dua” në bullgarisht” – kjo është motoja e fushatës. Pse “Të dua”? Sepse duke komunikuar midis nesh, ne e themi këtë fjalë në bullgarisht, kurse në këngët zakonisht e themi në anglisht. Sipas nesh, kjo nuk është në rregull. Sigurisht që çdonjëri e ka të drejtën dhe lirinë të shprehet në muzikë siç ai preferon. Ne, grupi “Horizont”, e shprehim pozitën tonë dhe ajo është përkrahur nga shumë muzikantë nga tërë vendi. Ne kemi dëshirë të dëgjohet më shumë muzikë bullgare në eterin bullgar. Kjo është me rëndësi të madhe dhe nuk ka muzikant bullgar i cili të mos e dëshirojë këtë. Unë desha që fushata të vazhdojë edhe gjatë vitit 2017 dhe të vizitojmë më shumë qytete në Bullgari. Për realizimin e kësaj ideje u jemi mirënjohës shumë bashkive, të cilat na përkrahën. Kështu qe nga maji i vitit tjetër kam në plan të vazhdoj në këtë drejtim. U drejtoj thirrje të gjithë muzikantëve të rinj për t’i kompozuar këngët e tyre në gjuhën amtare. Kjo është gjëja më e natyrshme dhe nga e gjithë kjo do të fitojë publiku bullgar.”

Në kauzën e tyre muzikantët e përkrahin gjithashtu traditën për t’u kompozuar edhe tekste të bukura bullgare, me estetikë, e cila t’i edukojë fëmijët dhe adoleshentët. E gjithë kjo është në kundërshtim të këngëtarëve të njohur kohët e fundit, të cilët interpretojnë muzikë me tekst me cilësi të ulët.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..

botuar më 24-11-01 1.30.MD

Fillon edicioni i vjeshtës i Plovdiv Jazz Fest

Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..

botuar më 24-11-01 6.10.PD
Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD