I njohur si një kompozitor jashtëzakonisht i talentuar, pianist dhe dirigjent, Ljubomir Denev, do të shënojë jubileun 65-vjeçar me një koncert të madh prej autori. Më 20 shtator në sallën e kryeqytetit “Bëllgarija” do të dirigjojë disa vepra të tij.
Disqe të tij u incizuan në Bullgari, në Itali, në SHBA-në. Është mbajtës i një sërë çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka drejtuar të gjitha orkestrat e mëdha bullgare. Më 20 shtator do të ketë “një takim të parë”. Për çfarë bëhet fjalë shpjegon vet muzikanti Ljubomir Denev:
“Mund të thuhet se kjo është një festë e madhe për mua. Mbusha 65 vjet dhe në këtë moshë të thyer erdhi erdha radha ime që për herë të parë të qëndrojë para Filarmonisë së Sofjes si dirigjent. I jam mirënjohës fatit, sepse kjo është një mundësi e mrekullueshme për mua. Do të hap programin me “Koncertin nostalgjik”, i cili në vitin 2009 mori çmimin e konkursit organizuar nga Ansambli i Muzikës së Dhomës “Sofijski Solisti”. Vepra tjetër është “Netët e Sofjes” – e dalluar në vitin 2013 në Konkursin Ndërkombëtar për Kompozim në kohën 7/8. Soliste do të jetë Marija Martinova – një muzikante interesante me karrierë të suksesshme në Evropën Perëndimore. Ajo ka një prirje për muzikën moderne dhe stilistikën e xhazit. Shpresoj, se publiku do të pëlqejë interpretimin dhe veprën.
Në koncertin prej autori kompozitori Ljubomir Denev përfshiu edhe një vepër, e cila për herë të parë do të ekzekutohet para publikut të kryeqytetit. Vet muzikanti shpjegon:
“Kjo është Simfonia Rok Queen’s Hits. Para kohe dirigjenti Najden Todorov më porositi një vepër për repertorin e Orkestrës së Operës së qytetit Ruse. Kështu kjo simfoni u ekzekutua në qytetet Ruse dhe Pllovdiv. Vepra përbën një cikël prej tri pjesëve, në të cilat shfrytëzova 11 tema nga muzika e grupit Queen. Ato vepra rok i përpunova për orkestrën simfonike. Që t’i mbeta besnik stilistikës, dhe që të jetë vepra interesante për auditorin më të ri, përfshiva edhe kitarë, bas dhe bateri, solist i kitarës do të jetë Vasill Belezhkov. Ai jo vetëm është kitarist i grupit “Epizod”, por është edh kompozitor, krijimtaria e të cilit është tepër interesante. Në sajë të tij, do të dëgjohen solo origjinale të grupit. Personalisht unë kompozoj në disa gjini. Kështu që mendoj, se për secilin do të ketë diçka në këtë koncert.”
Ljubomir Denev është i njohur edhe si xhaz pianist. Përveç me programe solo, në skenë ai del edhe me kuartetin e tij në duo me interpretues dhe ekzekutues të ndryshëm. Ai është autor i mjuzikëlit të parë bullgar për fëmijë “Nesër në 10”. Në biografinë krijuese ka dhe disa vepra të tjera në po këtë gjini. Një nga veprat orkestrale më të njohura, e cila është në repertorin e një sërë grupeve, është “Bijtëllsita për piano, korin e fëmijëve dhe orkestër”. Krahas kësaj është autor i dhjetëra veprave të muzikës së dhomës, pjesëve vokale, këngëve për fëmijë, kompozimeve xhaz...
Për veten artisti rrëfen: “Bëj atë, të cilën më preokupon, punoj në gjini, të cilat më tërheqin, nuk frikësohem të gërshetojë stile të ndryshme. I tillë jam unë...”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..