Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është e pesta në Ranglistën e Vendeve më të Avancuara në garat e informatikës

Foto: olympicbg.org

Megjithëqë është në vendin e fundit për nga shumë tregues, të cilët paraqesin nivelin e diturive dhe arsimimin e banorëve të BE-së, ka një sferë, në të cilën Bullgaria radhitet ndër të parët, për më tepër në përmasë botërore. Pothuajse çdo vit sedrën tonë kombëtare na përkëdhelin nxënësit e talentuar, të cilët kthehen me medalje nga olimpiadat ndërkombëtare të informatikës.

Sivjet talente të reja nga 82 shtete matën forcë në qytetin rus Kazan. Ekipi ynë i informatikës fitoi një medalje të artë dhe dy të argjendta. Kështu nxënësit prapë e radhitën Bullgarinë në dhjetëshen e parë të shteteve më të forta në këtë disiplinë avangarde. Sivjet suksesi ishte i dyfishtë, sepse për herë të parë kemi një kampion absolut në klasifikim, njoftoi udhëheqësi i ekipit kombëtar Emill Kelevexhiev. Prezantimi jashtëzakonisht i fortë i mbajtësit të medaljes së artë Hristo Venev, nxënës në Gjimnazin Matematikor në Sofje, i solli jo vetëm vendin e parë në Olimpiadë, por edhe pozitën e dytë në të ashtuquajturën Ranglistë të të Gjitha Mbajtësve të Medaljeve. Në të janë të shënuara arritjet e nxënësve të dalluar që nga olimpiada e parë e deri tashti. Bullgaria kishte një kampion absolut që në konkurrimin e parë të informatikës, i cili u zhvillua në Bullgari, në qytetin Pravec në vitin 1989, vetëm disa muaj para fillimit të ndryshimeve demokratike. Sipas zotit Kelevexhiev, gjatë të gjitha këtyre 28 viteve, pothuajse nuk ka raste, që nxënësit bullgarë të mos kthehen pa medalje të artë nga garat ndërkombëtare. Arritjet janë të pasqyruara në të ashtuquajturën Ranglistën e Përjetshme të Shteteve Pararojë për nga Medalje. “Ndër ta Bullgaria klasifikohet në vendin e pestë, gjë që është një arritje e madhe, sepse vendi ynë është i vogël. Para saj radhiten vetëm shtete të mëdha si Kina, Rusia, Polonia, Koreja. Menjëherë pas tyre është Bullgaria e vogël” – rrëfen Emill Kelevexhiev dhe shpjegon dinamikën, me të cilën avancon shkenca:

“Ndryshimet në vështirësimin e problemave vitet e fundit janë jashtëzakonisht të madh. Në se krahasojmë problemat e olimpiadave të para me ato të olimpiadave të fundit, do të zbulojmë dallimin e madh. Tani problemat përfshijnë një material të vështirë algoritmik, pjesë prej të cilit mësohet kurset e fundit të specialiteteve universitare të shkencave kompjuterike. Një pjesë tjetër prej materialit edhe nuk mësohet dhe mund të zbulohet vetëm në revistat e specializuara shkencore. Nuk do të jetë e tepruar në se do të them, se olimpiadat janë një gërshetim interesat midis shkencës dhe sportit. Përsa i përket elementit shkencor, pjesëmarrësit duhet të aplikojnë algoritme, disa prej të cilëve u zbuluan vitet e fundit dhe të kombinojnë ato me të tjerë, të njohura më se 2 mijë vitesh. Përsa i përket anës sportive, secili iu shpreson diturive dhe forcave të veta dhe në mënyrë të përqendruar plotëson detyrimet. Çdo pjesëmarrës në olimpiadat e informatikës në radhë të parë duhet të jetë matematikan i mirë, krahas kësaj duhet të posedojë aftësinë të programojë, domethënë, ai duhet të përkthejë, si të thuash, algoritmin matematikor në gjuhën e programimit. Kjo duhet të bëhet shumë shpejtë, kështu që ai duhet të posedojë edhe aftësinë të shkruajë mbi tastierën kompjuterike me shpejtësi.”

Nxënësit, përveçse janë të talentuar, tërë vitin po përgatiten për olimpiadat ndërkombëtare të informatikës. U krijua një Komision Kombëtar nga shkencëtarë, të cilët me precizitet zgjedhin nxënësit pas çdo olimpiade në nivel kombëtar. Emill Kelevexhiev sjell më shumë hollësi:

“Në thelbin e suksesit është talenti, të cilin e kanë ata fëmijë. Disa prej tyre, si mbajtësi i medaljes së artë Hristo Venev, marrin pjesë në olimpiada që nga mosha 12 vjeçare. Në Bullgari ka një sistem shumë të mirë të olimpiadave. Në Olimpiadën Kombëtare të Informatikës caktohet përbërja e zgjeruar e Ekipit Kombëtar nga 12 nxënës. Më në fund prej tyre zgjidhen vetëm 4, të cilët e prezantojnë vendin në olimpiadat ndërkombëtare.”

Për punën shumëvjeçare me Ekipin Kombëtar të Informatikës Emill Kelevexhiev thotë, se ata nxënës janë shumë interesant si bashkëbisedues dhe gjithnjë me vëmendje dhe kujdes të madh bisedon me ta:

“Ata janë nxënës të shkëlqyeshëm. Megjithëqë kanë nota të mira të të gjitha lëndëve mësimore, pasioni i tyre më i madh është informatika dhe programimi. Ata janë nga vendbanime të ndryshme të vendit. Tani, kur ktheheshim nga Kazani, mbajtësi i medaljes së artë Hristo Venev, na pyeti, a dimë çfarë është një mikroshekull. Pasi shekulli përbën një periudhë kohe prej 100 vitesh, ndërsa në njësitë matëse kemi milimetra, centimetra, mikrometra, ai bëri konkluzionin, se mikroshekulli është koha për mbajtjen e një leksioni. Pasi bëhen disa zgjidhje të lehta matematikore del, që një mikroshekull zgjatet përafërsisht 50 minuta. Pikërisht në këtë mënyrë bisedojmë me këta fëmijë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shumica e të rinjve tashmë e shohin zhvillimin e tyre JO jashtë vendit, por në Bullgari

Një shumicë e konsiderueshme e të rinjve në vendin tonë - 89%, e shohin zhvillimin e tyre në pesë vitet e ardhshme jo jashtë vendit, por në Bullgari, sipas një studimi të ri nga Agjencia e Analizës së Opinionit të Konsumatorëve JTN dhe Platforma..

botuar më 24-08-05 7.15.PD

Bullgarët u bënë zëvendës-kampionët botëror në debatet shkollore

Bullgaria u bë e dyta në debatet shkollore në Kampionatin Botëror në fund të korrikut në Beograd, Serbi. Në turne morën pjesë 68 shtete, përfshirë SHBA-në, Katarin, Kinën. Nxënësit bullgarë tanë mposhtën në debate shtete tradicionalisht të forta,..

botuar më 24-08-04 11.05.PD
Foto: Facebook / „Чудесата на природата: от семе до гора“

Mrekullitë e pyjeve bullgare janë paraqitur në Muzeun Historik Natyror të Çerni Osëm

Ekspozita "Mrekullitë e natyrës: nga fara deri në pyll" do të mund të shihet deri në fund të gushtit në Muzeun Historik Natyror të fshatit të Trojanit Çerni Osëm. Ekspozita paraqet procesin e lindjes së një pylli, bukurinë e pyjeve bullgare dhe..

botuar më 24-08-04 9.55.PD