Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Njerëzimi kërkon një gjuhë të përbashkët për komunikim në sfondin e larmisë gjuhësore

БНР Новини
Foto: arkiv

A u nevojitet shpesh të përgjigjeni pyetjeve për gjuhët, të cilat përdorni ose përdorni për momentin? Rastis t’ju pyesin se ku keni mësuar, çfarë ju ka motivuar dhe nëse e keni mësuar gjuhën lehtësisht ose me shumë. Pyetjet janë të shumta, kurse për këtë se, “të dish dhe të zotërosh një gjuhë të huaj është një pasuri e vërtetë” na rikujton Dita Evropiane e Gjuhëve, e cila shënohet dhe në Bullgari. Gjuha bullgare është një nga të gjitha 225 gjuhëve vendase, në të cilat flitet në Evropë. Kureshtare është se ato përbëjnë vetëm 3% nga gjuhët, të cilat përdoren në botë.

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e gjuhës, çdo një deklaron se, gjuha angleze në kohën e sotme është e detyrueshme, gjuha e dytë jep prioritet gjatë gjetjes së punës, kurse zotërimi i gjuhës së tretë jep një prioritet mjaft të madh. Gjuhet e mësuar në masë nga bullgarët janë anglishtja, gjermanishtja dhe frëngjishtja dhe kohët e fundit gjithnjë e më shpesh spanjishtja. Ka njerëz, të cilët i konsiderojnë si banale dhe i zgjerojnë horizontet e veta kulturore me mësimin e gjuhëve më të rralla: rumanisht, polonisht, shqip.

Tanimë jetojmë në një botë të re, të ndryshuar për shkak të zhvillimit të shpejtë të teknologjive. Bota ka nevojë të komunikojë, kurse mundësitë për këtë asnjëherë nuk kanë qenë kaq të pranishme, të lehta dhe pa pengesa. Komunikimet tanimë kanë rolin e vet prijës në jetën e njerëzve të rinj, kurse kjo e forcon vëmendjen drejt zotërimit të gjuhës dhe aftësitë për komunikim.

“Komunikimi duhet të jetë në themelin e arsimit gjuhësor” – ky është parimi mbi të cilin mbështeten në Cambridge English – qendra e njohur botërisht për një vlerësim gjuhësor dhe arsim. Ata analizojnë me vëmendje sfidat e reja përpara njerëzimit dhe shënojnë se, forca e vërtetë e teknologjive mobile do të realizohet vetëm përmes forcës së njerëzve të përgatitur mirë për komunikim.

Në Bullgari ashtu dhe nëpër botë, njerëzit duan të fitojnë një certifikatë nga Cambridge English për zotërimin e gjuhës angleze në bazë të shkaqeve të ndryshme. Për disa kjo është se duan të rrisin notat e veta, sepse kanë nevojë nga kjo certifikatë në universitet ose në punë. “Të tjerëve prindërit duan t’u krijojnë motivacion në mënyrë që të mund t’i detyrojnë të merren në mënyrë më të thelluar me gjuhën, por ka njerëz të tillë, të cilët i zgjidhin testet gjuhësore thjesht për kënaqësi” – thotë Stiv Makkena, drejtues i komunikimeve në Cambridge English:

“Njerëzit të cilët duan me sukses të kryejnë provimin, duhet të përqendrohen mbi komunikimin, të përdorin dijet e veta, të flasin sa është e mundur më shumë, të lexojnë tekstet, që të njohin maksimalisht mirë gjuhën. Duhet të përdoren internet sajtet, shembuj nga testet, por më e rëndësishme është bindja se do ta përballosh. Shumë njerëz në Bullgari flasin anglisht në një nivel të shkëlqyer, prandaj rekomandoj një komunikim me njerëz të tillë. Tashmë gjuha angleze është një gjuhë botërore. Mund të kuptohesh përmes gjuhës angleze kudo, si në Bullgari ashtu dhe në Kinë, prandaj nuk është e detyrueshme të kërkosh anglezë, që të flasësh gjuhën me ta, mund ta flasësh me çdo një dhe në bisedë të përdorësh mjeshtëritë e veta gjuhësore.

U nevojit të përdorim një program të posaçëm të softuerit, i cili të llogaris gabimet më tipike, të bëra nga njerëzit nga çdo një kombësi gjatë përvetësimit të gjuhës angleze. Njerëzit, të cilët mësojnë gjuhë të huaj shqetësohen shumë të mos të bëjnë gabim. Pjesa tjetër e të dhënave, të cilat i grumbulluam është në lidhje me gabimet, të cilat bëhen prej bullgarëve sa i përket gramatikës, ato nuk dallohen nga gabimet e bëra nga të tjerët. Duam të ngulmojmë mbi një gjë, kjo rrjedh dhe nga studimet të cilat i kemi bërë bashkërisht me Komisionin Evropian. Kur mësohet një gjuhë e huaj është me rëndësi që mos të shqetësohemi për një periudhë të gjatë kohe për faktin se bëjmë gabime. Takojmë shumë njerëz, për të cilët biseda në gjuhën angleze është shumë e vështirë. Nga studimi i kujtdo qoftë gjuhe është me rëndësi të mos kesh turp dhe të mos ngurosh, se do të bësh gabim. Gjuha është e lidhur me komunikimin, ajo nuk është thjesht një ushtrim gramatikor, fjalor ose fjalim, por një grumbullim prej mjeshtërive të njeriut të zhvilloi bisedë. Dhe jo në vend të fundit është motivacioni, dëshira e njerëzve ta përdorin gjuhën dhe t’i gëzohen kësaj mjeshtërie. Nënvizojmë rëndësinë të shikohen filma dhe të dëgjohen këngë në gjuhën përkatëse. Ne mendojmë se, është me një rëndësi të madhe njeriu të dojë të flasë gjuhën, të dojë ta përdorë. Kur i formojmë testet tona për provime, ne drejtohemi nga një qëllim – jo vetëm t’i inkurajojmë nxënësit të fitojnë dije, por më tepër të krijojnë mjeshtëri që të mund ta përdorin gjuhën në praktikë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Toka e trëndafilave" - një film për shpresën se ne mund të jemi më të mirë dhe më të hapur ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara

Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara . Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të..

botuar më 24-09-30 7.30.PD

SOS për Kënetën Bojana - a do t'i mbijetojë ekosistemi unik pranë Sofjes bastisjeve të biznesit?

Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë ujore, amfibëve dhe zvarranikëve. Ky fenomen natyror ndodhet në 670 m mbi nivelin e detit midis disa..

botuar më 24-09-29 8.25.PD

Përkthyesja Svilena Georgieva: Mësimi i gjuhëve të huaja na mëson të duam dhe të vlerësojmë bullgarishten tonë

Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..

botuar më 24-09-28 6.25.PD