Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fushata parazgjedhore në Bullgari fillon në një situatë të tensionuar të politikës së brendshme

Kaluan tri ditët e para të fushatës parazgjedhore në Bullgari. Pritej se kundërshtimet e lidhura me temat e politikës së brendshme do të ishin më pak se ato të politikës së jashtme. Mirëpo në mënyrë të papritur një problem i jashtëm, siç ishte zgjedhja e sekretarit të ri të përgjithshëm të OKB-së, u bë qendra e grindjeve politike në Bullgari për shkak të prezantimit të pasuksesshëm të kandidates së qeverisë bullgare për këtë post – Kristalina Georgieva. Pritet se në pak ditët që mbeten deri në zgjedhjet e 6 nëntorit kërkesat për mocion mosbesimi ndaj qeverisë dhe tensioni për tërheqjen e Kristalina Georgievës nga posti i zëvendës kryetares së Komisionit Evropian do të shtohen. Me siguri çështja për zgjedhjen e kryetarit të ri të OKB-së do të lërë gjurmën e vet mbi zgjedhjen e presidentit të ri bullgar. Para tri ditësh përkrahja për kandidatin e partisë qeverisëse GERB ishte 19,8%, kurse për kandidatin e Partisë Socialiste Bullare – 14,9%. Për më pak se 1 muaj kjo diferencë prej 5,1% mund të shkrihet me vështirësi, mirëpo afrim i rezultateve ndoshta do të ketë. Dhe kjo mund të jetë vendimtare për rigrupimin e forcave për raundin e dytë. Pavarësisht se marrin pjesë ndarazi Partia Socialiste Bullgare dhe formacioni i majtë ABV po zhvillojnë konsultime për mocion mosbesimi ndaj qeverisë dhe kjo kauzë e përbashkët mund t’i bashkojë ata në raundin e dytë të zgjedhjeve kundër kandidatit të partisë qeverisëse. Pavarësisht nga copëtimi i saj i brendshëm, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë akoma ka ambicie për të luajtur një rol vendimtar për rezultatin përfundimtar në zgjedhjet presidenciale, duke anuar peshoren në favor të njërit apo tjetrit kandidati. Partitë pranojnë zgjedhjet presidenciale gjithashtu si një mundësi për analizë të situatës dhe për zhvillimin e zgjedhjeve eventuale të parakohshme parlamentare. Nuk është e rastit se kryeministri Borisov shpalli në këtë lidhje se në rast të prezantimit të pasuksesshëm të partisë së tij në raundin e parë, ai vetë do të japë dorëheqje dhe do të provokojë zgjedhje parlamentare.  Sipas analizave sociologjike, nëse zgjedhjet parlamentare zhvilloheshin tani, në Kuvend do të hynin vetëm katër formacione – GERB me 26,70%, Partia Socilaiste Bullgare me 13,80%, Fronti Patriotik me 7,40% dhe Blloku i Reformatorëve me 5,70%. Kjo situatë ndoshta do të ndryshohet pas zgjedhjeve presidenciale, mirëpo a ky ndryshim do të justifikojë zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, do të kuptojmë pasi bëhet i qartë rezultati më 6 nëntor.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bosilegrad të Serbisë diskutuan për temën e të ashtuquajturit "komb i shopëve"

Një forum u mbajt në klubin e shtypit të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Bosilegrad të Serbisë, i provokuar nga përpjekjet për ta imponuar të ashtuquajturin "komb i shopëve" ( shopët janë një grup etnografik që banon në pjesët perëndimore..

botuar më 25-02-19 9.42.PD

Andrej Novakov nga Parlamenti Evropian: Bullgaria është një faktor i pashmangshëm në rajon

Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov nga Komisioneri i ri i Komisionit Evropian (KE) për Mbrojtjen. Diskutimi strategjik i burimeve të..

botuar më 25-02-18 1.07.MD

Më pak se 1/3 e bullgarëve presin ndryshime pozitive nga qeveria e re në SHBA

Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime pozitive në Evropë dhe Bullgari nga politikat e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump. 30.4% e..

botuar më 25-02-18 11.19.PD