Sivjet festivali “Katja Popova” shënon përvjetorin e vet gjysmë shekullor. Ai është krijuar me ide të këngëtares së madhe operistike Katja Popova (me prejardhje nga Pleveni i Bullgarisë Veriore). Ai organizohet në çdo dy vjet. Prezanton interpretues të rinj që kanë marrë çmime nga konkurse prestigjioze ndërkombëtare. Edicioni i tij i tridhjetë filloi me operën “Toska”, në interpretim të solistëve mysafirë, të Filarmonisë së Plevenit, të Korit bashkiak “Gena Dimitrova” dhe të grupit vokal të fëmijëve “Arlekino”. Spektakli iu kushtua përvjetorit të 75-të të lindjes së Gena Dimitrovës – një këngëtare tjetër botërore, emri i së cilës gjithashtu lidhet me këtë qytet. Interesi ndaj spektaklit qe shumë i madh. Le të kujtojmë se para disa vjetësh teatri operistik atje ishte mbyllur dhe tani komuniteti kulturor i qytetit përpiqet të restaurojë punën e tij.
Dirigjenti i operës “Toska”, me të cilën filluan Ditët e laureatëve “Katja Popova”, qe Najden Todorov. Ja se çfarë tha ai disa minutë pas shfaqjes:
„Për mua kjo është pjesëmarrja e dytë në këtë festival. Spektakli ishte i mrekullueshëm. Ai është special për mua sepse i është kushtuar Gena Dimitrovës. Ajo qe një këngëtare unike dhe unë e pata fatin ta njohë atë .Vitet e fundit bashkë me të bëmë shumë spektakle me pjesëmarrjen e teatrit operistik të qytetit Ruse. Dua t’u uroj këtyre formacioneve të mira të këngëtarëve dhe të muzikantëve të qytetit Pleven që sa më shpejtë të restaurohet puna e teatrit të tyre operistik. Ndër solistët e spektaklit ishte tenori i njohur botërisht Piero Xhuliaçi nga Italia. Jordanka Derilova është një këngëtare, e cila shton lavdinë e Bullgarisë jashtë shtetit – është jo vetëm këngëtare e shkëlqyeshme, por edhe një artiste me talent të jashtëzakonshëm. Për Aleksandër Krunev s’ka nevojë të flas – është shumë i madh.”
Ndër laureatët e rinj ishin përfaqësuesit e Ukrainës, Kroacisë, Rusisë, Japonisë. Një nga netët e programit iu kushtua laureatëve të qytetit Pleven nga konkurse të ndryshme ndërkombëtare. Së bashku interpretuan Jana Zelenogorska – violinë, Marin Pavllov – flaute etj.
Ljubomir Djakovski – drejtori i Filarmonisë së qytetit Pleven dhe një nga organizatorët e festivalit, është i bindur se duhet të ndjekim traditat e mira të së kaluarës.
“Dëshirojmë ta mbrojmë traditën e vjetër – tha ai. – Në të kaluarën u organizuan shumë spektakle operistike me laureatë nga konkurse të mëdha. Duhet të restaurojmë skenën e hapur operistike. Kam ide që të bëjmë një spektakël baleti gjithashtu me laureatë të rinj”. Kënaqem shumë se në programin e sivjetshëm morën pjesë interpretues aq të mirë. Violinistja Lija Petrova fitoi çmimin e parë “Karl Nilsen” gjatë prillit, Viktorija Vasilenku para disa ditësh u bë fituesja e konkursit “George Enesku”.
Dy damat interpretuan në koncertin përfundimtar të festivalit bashkë me ansamblin e dhomës “Solistët e Sofjes”.
Një nga entuziastët më të mëdhenj, i cili përkrah organizimin e Ditëve të Laureatëve është kryebashkiaku i Plevenit Georg Spartanski.
“Ky është një theks i veçantë dhe i emocionues i jetës kulturore të qytetit Pleven me histori 50 vjeçare. Detyra jonë e lartë është që të mbrojmë nivelin e lartë të festivalit. Qyteti ynë ka dhënë shumë muzikantë të jashtëzakonshëm si Katja Popova, Gena Dimirrova, Emill Dimitrov. Pleveni është një qytet, i cili meriton të lëvdohet me traditat e tij në fushën e kulturës.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..