Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gratë – fytyra njerëzore e migracionit

БНР Новини
Foto: BGNES

Me çdo një ditë të kaluar rritet numri i grave dhe i fëmijëve refugjatë në Evropë. Rreziku nga eksploatimi dhe tortura në atdheun e tyre po kështu shtohet dhe kjo i detyron të ndërmarrin rrugën jo të lehtë dhe të rrezikshme drejt shteteve të panjohura. Pikërisht mbi problemet me integrimin dhe pasojat nga migracioni mbi grupet më të prekshme, ishte përkushtuar kongresi me temë “Migracioni dhe integrimi: ndikimi mbi gratë”, organizuar gjatë këtyre ditëve në Sofje nga Partia Popullore Evropiane-Gra.

“Sa më shpejt e kuptojmë se, ajo që ka rastisur gjatë dy vjetëve të fundit nëpër brigjet e Evropës nuk është një krizë e zakonshme, e cila në mënyrë të qëndrueshme dhe thellë do t’i ndryshojë shtetet tona, kaq më mirë do të mund të përballojmë rrymën e migracionit. Mbrojtje e të drejtave të grave dhe parimi i barazisë midis gjinive janë instrument për një menaxhim më të mirë të migracionit.” Këtë e deklaroi Maria Grabriel, deputete në Parlamentin Evropian, gjatë hapjes së Kongresit.

“Bullgaria është vend, i cili mund të flasë për migracionin, sepse është një kufi i jashtëm i Bashkimit Evropian dhe mund të flasë për integrim, sepse disponojmë me praktika, të cilat meritojnë të popullarizohen. Për ne, aksentit kryesor qe gjendja dhe roli i grave në të tria etapat e veçanta. Nga njëra anë është gjendja e tyre në vendet nga vijnë – për faktin se cilat janë aty të drejtat e tyre dhe çfarë mund të bëhet për sigurinë e tyre. Folëm për gjendjen e grave gjatë kohës së udhëtimit në të ashtuquajturat vende transit. Gratë janë jashtëzakonisht të prekshme gjatë kësaj kohe dhe shpesh janë viktimë të trafikut të njerëzve, të kontrabandës të emigrantëve, të eksploatimit seksual ose të punës. Dhe nga ana tjetër, të shikojmë integrimin, cili është roli i shoqërisë, e cila i pranon? Është e rëndësishme detyra e refugjateve, të cilat tanimë janë integruar nga këto shoqëri, të cilat jetojnë mirë dhe mund të jenë shumë të dobishme me përvojën e tyre. Nga gratë në politikë erdhi një mesazh në përkrahje të refugjateve dhe të rolit të tyre si mbartëse të ndryshimit dhe të afrimit ndaj vlerave të vlefshme në përgjithësi. Siç ishte thënë: “gratë janë fytyra njerëzore e migracionit”. Unë mendoj se u formuan debate shumë të dobishme, të cilat ndajnë qartazi të dyja kategoritë – refugjatë dhe emigrantë ekonomikë. Kur bëhet fjalë për refugjatët, ndjenja e vetme është për solidaritet me këta njerëz, sepse ikin nga lufta dhe kërkojnë shpëtim për jetën e vet. Por, nga ana tjetër, kur flasim për emigrantë ekonomikë, duhet të ketë një qartësi për këtë, nëse ka kontroll të kufijve të jashtëm, të dimë shumë mirë se kush vjen në vend. Qe ngritur dhe çështja për praninë deri tek arsimi. Bile sociologët flasin për një “brez të ri të humbur”.

Grupi më i prekshëm mes refugjatëve, të cilët vijnë në vendin tonë janë fëmijët, të cilët udhëtojnë pa prindër. Për ta nuk ka vende të siguruara të veçanta, si dhe një ndihmë të specializuar prej psikologëve dhe pedagogëve. Për këto mangësi të sistemit alarmojnë nga organizata joqeveritare e grave refugjate në Bullgari. “Aktualisht shteti nuk ka një sistem funksionues për të ndihmuar integrimin e refugjatëve – thotë Aleksandra Popova, përfaqësuese e një organizate joqeveritare. – Aktualisht vetëm organizatat joqeveritare merren me integrimin aktiv të refugjatëve. Si çdo një organizatë joqeveritare, kështu dhe ne mbështetemi tek projektet. Duke ardhur në Bullgari, refugjatët duhet të ndërtojnë jetën e vet nga fillimi. Për këtë qëllim ata kanë nevojë nga shërbimet e përkthyesve, mësuesve në gjuhën bullgare, të marrin informacion për procedurat rreth marrjes së statusit të refugjatëve tek ne. Mjerisht, në krahasim me vitin e kaluar, shoqëria jonë ndryshoi mendimin e vet lidhur me refugjatët, por në një drejtim negativ. Një kontribut për këtë kanë disa media të cilat nuk pasqyrojnë në mënyrë objektive këtë tematikë. Shpesh për refugjatët flitet si për emigrant ilegalë, që nuk është e drejtë, sepse kështu imponohet një frikë prej tyre mes njerëzve. Reagimi normal është kur nuk e kupton gjuhën dhe kulturën e të panjohurit, t’ia hedhësh poshtë. Kur njihemi me të kaluarën dhe të tanishmen e këtyre njerëzve, ne do t’i pranojmë me një mirëkuptim dhe keqardhje.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD
Fshati Pustec në rrethin e Prespës së Vogël

Rezultatet e regjistrimit zyrtar janë një sukses i madh për komunitetin bullgar në Shqipëri

Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..

botuar më 24-07-04 2.20.MD

Veshje dhe armë bullgare të Mesjetës së Vonë ekspozohen në Kalanë Baba Vida

"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vidin. Në të vizitorët mund të shohin veshjet, armët dhe armatimet e Mesjetës..

botuar më 24-07-04 6.10.PD