Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Violinisti Petër Dellçev: “Desha që interpretimet e mia të dëgjohen edhe në Bullgari”

БНР Новини
Foto: arkiv

Petër Dellçev është një violinist bullgar me karrierë relativisht të shkurtër në podiumet e koncertit. Pas sukseseve të tij të mëdha si fëmijë dhe adoleshent ai ka pasur dhjetëra shfaqje në skenat bullgare dhe në ato të huaja. Ai është bullgari i vetëm, i cili ka arritur të radhitet dy herë ndër fituesit e konkursit “Paganini” në Genua.


Për fat të keq artisti i ri nuk ka arritur të plotësojë shumë prej ëndrrave të tij. Shumë probleme më të ndryshme e kanë detyruar të largohet nga vendi. Sot ai banon bashkë me familjen e tij në Itali, por ka mall të madh për dy gjëra: për violinën dhe për Bullgarinë. Për shkak të problemeve të tij shëndetësore ai nuk mund të udhëtojë shumë shpesh. Për këto shkaqe ai nuk mund t’i bie violinës që nga viti 2004. Incizimet e tij në fondin e Radios Kombëtare Bullgare dhe të Radios Kölnnukjanë pak.

Petër Dellçev ka qenë solist i të gjitha orkestrave të njohura te ne, ka pasur pjesëmarrje në orkestra nën dirigjimin e Dobrin Petkovit, Konstantin Ilievit, Vasil Kazanxhievit. Që si adoleshent ai ka dhënë 20 koncerte në Itali, bashkë me Orkestrën Akademike, me dirigjent Alipi Najdenov. Konkursin e parë të madh ai e ka fituar në moshën 14 vjeç – “Jarosllav Kocijan”, Çeki.

Isha pothuaj fëmijë – kujtohet ai. Kufiri i moshës ishte deri në 18  vjeç, kështu qe morën pjesë më të mëdhenj nga unë. Fitova çmimin e parë. Mora një kupë shumë të madhe prej kristali, shumë të rëndë. Violina që më dhuruan ishte vepër e një violinisti të madh. Ishte një instrument i shkëlqyeshëm. Me këtë violinë fitova çmimet e konkursit “Paganini”, ku u paraqita më vonë dy vite me radhë. Herën e parë isha 17 vjeç, kurse sipas rregullores kandidatët duhej të kishin mbushur 18 vjet. Në saje të mësuesit tim Konstantin Zidarov mora lejë për të marrë pjesë në garën prestigjioze. Kjo ndodhi gjatë vitit 1967. Konkurrenca ishte shumë e fuqishme, kishte shumë përfaqësues të shkollës ruse, e cila në fakt i fitoi e çmimet. Unë tashmë isha klasifikuar në vendin e katërt. Vitin tjetër përsëri mora pjesë. Tashmë isha student në klasën e profesorit Vlladimir Avramov dhe ai nguli këmbë për të provuar përsëri, i bindur në suksesin tim. Mirëpo, unë isha në pozitën e njëjtë – në vendin e katërt. Këtë herë konkurroja me muzikantë nga shkollat prestigjioze muzikore në SHBA.

Petër Dellçev u paraqit edhe në konkurse të tjera, gjë që i solli ftesa të rreja për pjesëmarrje në Bullgari dhe jashtë. Pas kësaj karriera e tij mori një drejtim tjetër. Ai duhej të punonte si muzikant në restorante të kryeqytetit, që të nxjerrë bukën e gojës për familjen e tij. Atëherë mori vendim të niset për në Gjermani.

Një vit punoja në Orkestrën Simfonike të Shtutgardit – na tregon ai. Disa ngjarje të rastit më ndihmuan. Një mbrëmje kisha shfaqje në një restorant të kryeqytetit. Tek unë erdhi një burrë i moshuar dhe më ftoi në shtëpinë e tij. Ai banonte afër Shtutgardit. Më ndihmoi të lidhem me orkestrën, dëgjuan interpretimet e mia dhe pas kësaj më thanë se mund të filloj punë që në mëngjesin tjetër. Mirëpo, unë desha të kthehem, që të përgatis udhëtimin e familjes sime. Ata ranë dakord të më presin. Më vonë fitova një konkurs për Orkestrën Simfonike të Radio Kölnit. Atje, në pultin e tretë kam punuar në vazhdim të më shumë se 15 viteve. Pranë meje ishte Klaus Girsh, ai e nxirrte bukën e gojës si violinist, por luante shkëlqyeshëm edhe në piano. Në vitin 1983 bashkë me të incizuam një kompakt disk për Radion e Kjolnit.








Siç tashmë u bë fjalë, Petër Dellçev u nda herët nga violina. E shoqja e tij është e bindur se presioni rreth konkurseve dhe koncerteve në rininë e tij ka pasur efekt shumë negativ mbi psikikën e tij dhe i ka shkaktuar muzikantit shumë probleme. E themi këtë moment të historisë së tij, që të mos harrojnë edhe prindërit, edhe mësuesit se sa e madhe është përgjegjësia e tyre në ruajtjen e psikikës së fëmijëve – thotë zonja Dellçeva.

Në qoftë se shfaqni interes për këtë interpretues dhe keni dëshirë të dëgjoni më shumë incizime, mund t’i kërkoni në rrjetet sociale, ku do të gjeni gjithçka nga Petër Dellçev të regjistruar dikur në shiritin e magnetofonit, ose në kompaktdisk. 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD